alarmi

Sgarbi: Coronavirusi i këtij timit, nuk ekziston. Qeveria? Këshilli i koqeve. Shikoni Porno!

Postuar në 09 Mars, 2020 14:49

Vittorio Sgarbi, kritik arti dhe deputet vazhdon të jetë i bindur se coronavirusi nuk ekziston. Ky sipas tij është një rrezik i shpikur dhe që vendimet e qeverisë janë një marrëzi. Ai është tallur edhe me Presidentin e Republikës që ka thënë se duhet ruajtur qetësia, por nga ana tjetër duhen marrë masa të rrepta. Sa për virologët që kanë dhënë alarmi, Sgarbi nuk përmbahet: Po tallen me ne dhe kanë zbuluar virusin e bythës. Asgjë nuk ka sipas tij.

Shpjegimi është fare elementar: sa herë vjen dimri ne ftohemi.

A është alarmi më i madh se vetë koronavirusi?

Postuar në 31 Janar, 2020 12:06

Shkencëtarët dhe autoritetet shëndetësore në të gjithë botën janë në alarm për përhapjen e virusit vdekjeprurës që u shfaq në qytetin kinez Wuhan në dhjetor. Mijëra njerëz e kanë kontraktuar tashmë koronavirusin e ri, i cili shkakton sëmundje të frymëmarrjes. Numri i vdekjeve është në 213 dhe po rritet çdo ditë. Një ditë më parë, OBSH-ja e shpalli shpërthimin një emergjencë shëndetësore botërore - një alarm që organizata e ngre për ngjarjet që përbëjnë rrezik për shumë vende dhe që kërkon një përgjigje të koordinuar ndërkombëtare.

Babai i Web-it jep alarmin, kolosët e teknologjisë të pakontrollueshëm

Postuar në 12 Mars, 2018 10:02

World Wide Web feston më 12 mars ditëlindjen e tij të 29 dhe thmemeluesi britanik,  Tim Berners-Lee zgjodhi  pikërisht këtë ditë për të dhënë alarmin se disa kompani të mëdha të teknologjisë kanë shumë pushtet dhe se duhen imponuar rregullime dhe kufizime ndaj tyre.

Frymë alarmi për fitoren e Donald Trump. Mediat “zëvendësojnë” SHBA me Gjermaninë si lidere të botës së lirë

Postuar në 14 Nëntor, 2016 18:41

Donald Trump i ka shqetësuar të gjithë. Një individ i vetëm ka zhbërë besimin tek sistemi amerikan, i konsideruar si garanti i demokracisë e ca më tej i botës së lirë. Analistë dhe opinionistë të ndryshëm, media të tëra janë në radhën e gjatë të vajtimit dhe histerisë postelektorale amerikane duke i dorëzuar kodin e qytetërimit perëndimor një njeriu: Donald Trump. Po ecet më tej duke sugjeruar edhe një alternativë ndaj SHBA-së si shtëpia kryesore e lirisë. Gjermania po del në skenë si vendi që mund t’i besohet demokracia, zhvillimi dhe ruajtja e saj.

Edhe Corriere Della Sera flet për rrezikun e rekrutimeve xhihadiste nga Shqipëria

Postuar në 18 Janar, 2016 12:06

Corriere Della Sera e quan Shqipërinë si “zyrën e punësimit” të xhihadistëve që synojnë Europën. Një etiketim që vjen pas alarmit të lëshuar zinxhir nga disa media ndërkombëtare, italiane e britanike. Italia 1, Rai, Il Secolo XIX e Daily Mirror kanë publikuar këto ditë disa reportazhe që e lidhin vendin tonë me ISIS.

Kryeqytetet europiane në alarm për sulme terroriste gjatë festave

Postuar në 27 Dhjetor, 2015 22:06

Europa dhe veçanërisht Viena gjendet në situatë alarmi pas informacioneve për sulme të ngjashme me ato të Parisit në periudhën mes Krishtlindjeve dhe Natës së Vitit të Ri.Pas informacioneve për akte terroriste kryeqyteti austriak ëshhtë thuajse në shtetrrethim me forca të shumta policie që patrullojnë si në qendër ashtu dhe në periferi të Vienës.

Alarmi i shërbimit sekrete: ISIS po planifikon sulme në Britani

Postuar në 30 Tetor, 2015 08:09

Në Britani, shefi i Shërbimit Sekret, MI5, ka deklaruar se Shteti Islamik po planifikon të kryejë sulme terroriste me viktima në masë. Andrew Parker, në fjalimin e tij të tretë publik që kur u zgjodh në këtë post përpara dy vitesh, thotë se niveli i kërcënimit ndaj terrorizmit në ishull është më i larti në 32 vitet e fundit. Sipas tij, Shërbimi Sekret britanik ka mundur të eliminojë gjashtë komplote terroriste vetëm gjatë vitit të fundit.

Subscribe to RSS - alarmi