Assadi është i qartë: “Vladimir Putin, i vetmi mbrojtës i qytetërimit kristian”

Postuar në 18 Nëntor, 2015 19:48

Presidenti sirian Bashar Al Assad nuk zhgënjen asnjëgerë kur është puna për t’i thënë gjërat direkt, siç i mendon, në media. Kësaj radhe, gjatë një interviste për francezen “Valeurs Actuelles”, Assad e cilëson aleatin dhe mbështetësin e vet, presidentin rus, Vladimir Putin, si të vetmin që me të vërtetë po mbron sot kristianizmin. “Kur shoh sesi janë punë aktualisht në botë, kuptoj se Vladimir Putin është i vetmi mbrojtës i qytetërimit krisitan që dikush mund të mbështetet”, tha Assad. Ai ka shtuar se do të largohet vetëm nëse këtë e kërkon populli dhe se dorëheqja e tij më fakt, ende nuk është shtruar  për diskutim në nivel ndërkombëtar. Sa i përket bashkëpunimit me shërbimet franceze pas sulmeve të Parisit, Assad, thotë  se “ne nuk do të humbasim kohën tonë, nëse qeveri franceze nuk është serioze në luftën kundër terrorizmit”. Deri më tani 11 milionë sirianë janë zhvendosur dhe janë detyruar të lënë shtëpitë e tyre.  

http://sputniknews.com/middleeast/20151118/1030307330/assad-putin-christ...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.