Pas dekoderave falas, 8.8 milionë euro për mirëmbajtjen e rrjetit dixhital të TVSH-së. Ende i papërfunduar!

Postuar në 15 Nëntor, 2015 15:57

Qeveria shqiptare e quan fakt të kryer dixhitalizimin e rrjetit të transmetit të Televizionit Publik Shqiptar. Me këtë rast është zhvilluar edhe tenderi për mirëmbajtje rrjeti, ndërkohë që rrjeti nuk është përfunduar akoma. Kështu raporton “shqiptarja.com” sipas së cilës mirëmbatja kushton 8.8 milionë euro. “Ndërsa shpenzon çdo vit rreth 7 milionë dollarë për pagat e një ushtrie të tërë me gazetarë, inxhenierë e teknikë, Radio Televizioni Shqiptar ka përgatitur nënshkrimin e një kontrate prej 8.8 milionë eurosh për mirëmbajtjen e sistemit të transmetimit dixhital qe ende nuk është i ndertuar. Për më tepër, RTSH ka vendosur pa zhvilluar asnjë tender, që 8.8 milionë eurot (pa TVSH) do të shkojnë në favor të shoqëria “Idea-Tel”: që nga viti 2011 kompania nuk ka shtuar asnjë informacion, dhe as nuk ka depozituar asnjë bilanc te QKR. Rezulton vetëm që pronari dhe administratori është Idlir Karkini, një biznesmen nga Kavaja i cili prej vitesh (që nga koha e Berishës e deri më sot) del si fitues në disa tendera publike”, shkruan gazeta. Paralelisht me këtë qeveria ka parashikuar edhe financimin e 84 mijë dekoderave që do t’u shpërndahen familjeve në nevojë, kryer kjo me një VKM. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.