Kërkesë edhe nga Iraku për ndërhyrje ruse kundër ISIS. Propozohet krijimi i një komande ruso-siriano-irano-irakiane

Postuar në 08 Tetor, 2015 01:08

Situata në Lindjen e Mesme shkon edhe më tej drejt ndërlikimit. Pas Sirisë, është Irakua që po mendon të kërkojë zyrtarisht ndihmën e Rusisë për goditjen e militantëve të Shtetit Islamik. Këta të fundit kontrollojnë një pjesë të territorit iraken në veri dhe në perëndim dhe para disa muajsh iu afruan edhe Bagdadit. “Ne mund të detyrohemi të kërkojmë nga Rusia të ndërhyjë nga ajri edhe në Irak. Mendoj se në ditët apo në javët në vijim Iraku do të jetë i detyruar të kërkojë nga Rusia që të realizojë goditje nga ajri  dhe kjo do të varet nga suksesi i tyre në Siri”, deklaroi kreu i Komisionit Parlamentar të Mbrojtjes në Irak, Hakim al-Zamili. Në fakt lajmi ka dy ditë që mbahet në qarkullim nga televizioni iranian “PressTV” sipas të cilit Zamili madje, ka shprehur vlerësime pozitive edhe për krijimin e një qendre informative dhe komande mes Rusisë-Iranit-Sirisë dhe Irakut, me stacionim në Irak. Kjo sipas parlamentarit iraken do ta bënte me efektive luftën ndaj ISIS, që në një aspekt është luftë ndaj sunitëve. Ngjan e pabesueshme dhe shumë e guximshme që një vend si Iraku të kërkojë ndëryrje nga Rusia, ndërkohë që në këtë vend që nga viti 2003, kanë rol përcaktues amerikanët. Po sot disa media kanë bërë të ditur se edhe kurdët mund të kthejnë krahët dhe të bashkohen me aleancën ruso-siriane, ndërkohë që media kryesore në Perëndim po flasin përherë e më shumë për një Turqi në prag të problemeve serioze të sigurisë dhe stabilitetit të brendshëm. 

http://presstv.com/Detail/2015/10/07/432381/Iraq-Russia-Daesh-Zamili-Syr...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.