PD ndryshon fokusin. “Harrohet “ CEZ dhe Ilir Meta, tani të korruptuar dhe inkriminuar janë Edi Rama dhe Sajmir Tahiri

Postuar në 03 Tetor, 2015 13:35

Objektivi LSI është lënë tanimë pas, për të aktivizuar objektiva të tjerë politikë. Afera CEZ që u përfol për javë të tëra si afera e madhe, si megavjedhja, po kalon gradualisht në plan të dytë. Sot Partia Demokratike ka dalë në dy qëndrime, të dyja me fokus Edi Ramën dhe Sajmir Tahirin. Ish-kryeministri Sali Berisha ka marrë sot një lajm të publikuar në media, që ka të bëjë me përfshirjen e Inter Forza italiane në transferimin jahstë të Dritan Zaganit. Pak më vonë, deputetja Albana Vokshi ka denoncuar aferay korruptive në Ministrinë e Shëndetësisë, ku sipas saj, “Edi Rama dhe Ilir Beqja” kanë vjedhur miliona euro. Gjithë një përpjekjeër të kaluar tensionin me aferën CEZ që vuri në vëmendje Ilir Metën.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.