Netanjahu në Berlin për bisedime me kancelaren Merkel, nuk jepen detaje për temën e diskutimit

Postuar në 02 Tetor, 2015 21:30

Në raportin e saj agjensia e lajmeve AFP  thotë se kancelarja gjermane, Angela Merkel do të presë më 8 tetor në Berlin kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu. Sipas AFP lajmin e theksoi sot kancelaria Merkel në një konferencë shtypi. Dy krerët do të takohen kokë më kokë para bisedimeve të zgjeruara me ministra të ndryshëm në kuadër të edicionit të gjashtë të bisedimeve qeveritare gjermano-izraelite. Qeveria gjermane nuk dha detaje se për cilat tema do të diskutojnë. Gjermania është parë si një prej aleateve më të afërta të Izraelit në Evropë, por marrëdhëniet e tyre kanë njohur tensione këto muajt e fundit, veçanërisht rreth çështjes bërthamore iraniane. Berlini është në fakt një prej artizanëve të marrëveshjes së fuqive të mëdha me Teheranin që parashikon një heqje progresive të sanksioneve ndërkombëtare në këmbim të një kontrolli strikt të programit bërthamor iranian.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.