tema

Lufta online/Kush po kullot kë?

Postuar në 06 Nëntor, 2019 13:38

Lind “FAUDA” shqiptare: Do merret me të “fortët” dhe “peshqit e mëdhenj”

Ky është titulli i një lajmi të publikuar në faqen online në gazetën “Tema”. Në të flitet për krjimin nga qeveria të një force policore elitë e cila merr modelin izraelit dhe e përshtat në Shqipëri kundër krimit. Për parantezë po shtojmë se kjo masë – e zbuluar me burime të dorës së parë nga faqja realstory.al – duket se provon dështimin e politikës së mallkimit që ndiqte kryeministri kur mallkonte “hëngshin kokat” në televizon.

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese nuk gjen antikushtetueshmëri te sjellja e Presidentit

Postuar në 14 Janar, 2019 13:38

Fehmi Abdiu, ish-kryetar i Gjykatës Kushteuese ka dhënë dy ditë më parë një intervistë për gazetën “Tema” në cilësinë e konstitucionalistit. Abdiu është metaforikisht si makina e urgjencës për socialistët e gjeneratës tjetër që bëjnë politikë orale dhe nuk njohin nen e germë të ligjit. Kësaj radhe juristi ka folur edhe situatën e krijuar mes Presidentit dhe Kryeministrit për dekretet për ministrat e rinj.

Një president joserioz, ndaj edhe i rrezikshëm

Postuar në 07 Gusht, 2018 21:54

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka dhënë sot një intervistë për gazetën “Tema”. Në vend se të sqaronte dilemat e krijuara pas propozimit të tij për korrigjim kufijsh me Serbinë, z. Thaçi i ka shtuar ato më tej.

Gallatë ka, por edhe palaçot nuk mungojnë

Postuar në 31 Korrik, 2018 15:35

Sot Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka rrëzuar Prokurorin Dritan Reshka. Arsyeja e shkarkimit nga Prokuroria e Tiranës është mosjustifikimi i pasurisë. Situata me Reshkën është ironike, pasi ai njihet si specialist në çështjet e krimit financiar dhe pastrimin e parave.

Me këtë rast, po përcjellim dy pasazhe për prokurorin në fjalë; i pari nga faqja online, reformanedrejtesi.al, në të cilën Reshka lavdërohet si njeri shumë i kualifikuar dhe ka qenë një ndër ekspertët e fazës së parë të reformës.

Netanjahu në Berlin për bisedime me kancelaren Merkel, nuk jepen detaje për temën e diskutimit

Postuar në 02 Tetor, 2015 21:30

Në raportin e saj agjensia e lajmeve AFP  thotë se kancelarja gjermane, Angela Merkel do të presë më 8 tetor në Berlin kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu. Sipas AFP lajmin e theksoi sot kancelaria Merkel në një konferencë shtypi. Dy krerët do të takohen kokë më kokë para bisedimeve të zgjeruara me ministra të ndryshëm në kuadër të edicionit të gjashtë të bisedimeve qeveritare gjermano-izraelite. Qeveria gjermane nuk dha detaje se për cilat tema do të diskutojnë.

Subscribe to RSS - tema