Kur sovjetikët u ulën për herë të parë në Mars

Postuar në 17 Shtator, 2015 07:52

Shkencëtarët sovjetikë ishin të dëshpëruar se nuk po kapërcenin dot amerikanët në garën për të pushtuar hapësirën, pasi këta të fundit zbritën në Hënë, ndërkohë që kufiri tjetër i afërt ishte planeti i kuq. Vite të furishme, punë e vazhdueshme, me dhe pa kohë për të testuar garën, kulmuan me tri raketa të prishura në maj të vitit 1971. Dhe përkundër të gjitha shanseve, “Mars 3” shkroi historinë muaj më vonë si shkelja e parë e njerëzimit në planetin e katërt nga dielli. “Kur konfirmuam se kapsula preku poshtë me sukses, ata që u përfshinë në këtë projekt, u ngazëllyen”, tha Arnold Selivanov, një nga anëtarët e fundit të mbijetuar të misionit. Sinjali nga “Marsi 3” zgjati vetëm 20 sekonda, për të mos u dëgjuar më kurrë dhe vetëm një imazh misterioz e ktheu atë përsëri në dhomën e kontrollit. Ekspertët debatojnë ende nëse imazhi i vetëm ishte zhurmë apo peizazhi marsian. Askush nuk e di me siguri se pse u errësua, por fati i keq ndoshta ka luajtur një rol: të gjithë planetin e kishte mbuluar një stuhi rëre. Por ndërsa shpërthimi me erë mund të ketë prishur pajisjet, ai nuk mund të prishte fitoren e Bashkimit Sovjetik si ulja e parë e njerëzimit në Mars. Shkencëtarët punuan nën presion nga autoritetet sovjetike. 44 vjet më vonë, kjo arritje ende bën jehonë. Ajo dha prova se planeti i kuq bashkë me informacionin thesar, të ndihmonin misionet e mëvonshme pasuese drejt Marsit dhe Venusit, për zgjerimin e tyre drejt këtyre planetëve por njëkohësisht dhe rëndësinë e të kuptuarit për njerëzimin rreth sistemit diellor. “Këto kontribute, shprehet Don McCoy, menaxher i ExoMars programit Agjencia Hapësinore Evropiane, “duhet të njihen si hapa të guximshëm për eksplorimin”. Në fakt, Rusia në bashkëpunim me Agjencinë Hapësinore Evropiane, do të përdorë një arkitekturë të ngjashme me “Mars 3” për ta rrëshqitur kapsulën në planet në janar të vitit 2016 me nisjen e Schiaparelli. Si thekson McCoy, “nëse dizenjatorët e ‘Mars 3’ mund të shohin projektet e sotme, ata do të kuptojnë shumë mirë se pse e kemi këtë arkitekturë”. Versioni modern, në mënyrë të konsiderueshme, mund t’i përballojë stuhitë e rërës.

Burimi: OZY.COM

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.