Shënim: Z. Kryeministër, e besoni veten, kur e dëgjoni çfarë keni thënë?

Postuar në 23 Gusht, 2015 11:30

Mungojnë 160 milionë dollarë në buxhet. Të ardhurat nuk u realizuan. Analiza e vetme qe bëhet është: e ka fajin informaliteti dhe evazioni. Të shpallim luftë ndaj atyre që i përvidhen shtetit. Dhe kështu u lajmërua operacioni i qershorit. Ajo që duhet të jetë puna e përhershme “vitalizohet” si aksion politik me goditje të përqendruar. Kryeministri në vetë të parë po investohet për suksesin e këtij aksioni. Dje dhe sot ai ka postuar në profilin e vet në Facebook, tabela ilustruese se çfarë sjell legalizimi i biznesit dhe pagesa e detyrimeve. Me fjalët e tij po e përcjellim: “LUFTA E PËRBASHKËT ME INFORMALITETIN DO TË NA JAPË MUNDËSINË TË RRISIM RROGAT DHE ULIM TAKSAT. Shembujt dhe shifrat ndihmojnë për të kuptuar se sa shumë kemi bërë në 20 muaj në luftën kundër informalitetit, por edhe se sa e madhe është mundësia që na jep më tutje një luftë frontale, e përbashkët, e çdo qytetari që do rritje rrogash dhe e çdo biznesi që do ulje taksash, kundër atyre që vjedhin konsumatorin duke mos dhënë kuponin fiskal për atë që shesin si edhe atyre që u bëjnë konkurencë të pandershme biznesve të rregullta duke shmangur taksat”. Pra fitorja mbi këtë plagë të madhe do të sjellël rritje rrogash dhe ulje taksash. Parimisht është patjetër kështu. Dhe parimisht qeveria ka të drejtë të kërkojë mbledhjen e detyrimeve.

Paradokset e deklaratave për ulje taksash
Ka gjithsesi dy momente që meritojnë vëmendje: së pari kemi 2 vjet që dëgjojmë një njeri të vetëm që këmbëngul të thotë se “ne kemi ulur taksat për 97% të shqiptarëve”. Ky është Edi Rama, kryeministri, i cili e ka mbrojtur në vijimësi këtë version. Nëse është kështu atëherë ulja e taksave do të jepte minimumi si efekt të vetin, rritjen e kontributeve dhe pagesën e detyrimeve, fiskalizimin e një mase biznesi. Në fakt siç pohon qeveria kjo nuk ka ndodhur. Së dyti, qeveria do të duhet të thotë se sa do të jetë kjo ulje, sa do të jetë rritja e rrogave, pasi pranohet se qeveritë ecin përgjithësisht me plane dhe parashikime. Është e nevojshme vendosja e këtij dialogu me njerëzit pasi indeksimi i pensioneve me 1.4% që ndodhi së fundmi, është në çdo pikëpamje ironi me të hedhur duart në qafë.

Model i ri ekonomik?!!!
Ajo që deklaron kryeministri se situata e tanishme është pasojë e një ndryshimi në modelin ekonomik, është shumë e pabesueshme. Ose për të qenë korrekt: e paargumentuar. Por edhe nëse është kështu, pse vallë duhet që përgjigja ndaj efekteve anësore që jep ndryshimi i modelit ekonomik – i paparashikuar ky, habitërisht – mendohet të jetë “represioni” në mbledhjen e detyrimeve dhe fiskalizimi? Mos vallë kërkohet diçka më e thellë, strukturore për të adoptuar modelin motak që doli rrugës me politikat fiskale?

Shembulli i “harruar”: Kur mungonin 150 milionë dollarë nga energjia...
Le të besojmë për një moment se këto që na thuhen janë të gjitha të vërteta. Dhe le të themi se në çdo rast besojmë se qeveria ka dëshirën për të bërë diçka mirë, për të rregulluar punën, pavarësisht sesa gjërat ecin ashtu siç ajo parashikon. Por është historia e shkurtër e kësaj qeverije që ka votëbesim masiv nga qytetarët, që të vë në dyshime. Rasti më i freskët është ai i aksionit për energjinë. Lexoni se çfarë ka thënë kryeministri Edi Rama për bilancin e atij aksioni. Dhe i ka thënë në janar të këtij viti në një intervistë për emisionin “Shqip” të Rudina Xhungës: “Nese te gjithe paguajme energjine i japim mundesine ketij vendi qe te investoje shume me teper per te gjitha gjerat qe kemi nevoje, se me te drejte njerezit mund te thone spitale me te mira, shkolla me te mira, sherbime me te mira, por te gjitha keto duan para dhe keto para nga vine? Mjafton qe te kuptojme boll mos ta vjedhim energjine dhe i kemi dhene vetes menjehere mundesine qe te kemi 150 milione euro ne vit per te investuar, per te marre vesh se çfare i kemi bere ne vetes gjithe keto vite…Njerezit duhet te kuptojne qe çka ata po paguajne sot per energjine do te kthehet ne nje sherbim me te mire, edhe te vete energjise. Duhet operacion per te shpetuar nga e keqja qe ke brenda. Pastaj mbi kete baze qe ne po vendosim, paralelisht do te fillojme te bejme rikuperimin. Per here te pare po bejme investime ne sektor, masive. Do te kalojme, besoj, ne muajin shkurt ne nje lajm te mire, por qe kemi disa muaj qe po punojme”.
Pra mungonin 150 milionë, rikuperimi i të cilave do të sillte shërbime dhe shkolla e spitale më të mira. Sot mungojnë 160 milionë(jo për faj të Saliut tashmë) dhe premtohet se do të rriten rrogat dhe ulen taksat. Duke marrë këto qëndrime si një vijë sjelljeje që përcakton raportin mes qeverisë dhe qytetarëve, lind e drejta për të pyetur: “Z. Kryeministër, a e besoni veten, kur e dëgjoni çfarë keni thënë?”
s.z

Comments

Submitted by Gentian R. (not verified) on

Blusherizmi eshte duke e kthyer ne mode keto kohe....bjeri ti biem dhe as e rruajme fare te bejme qoft nje llogari te thjeshte matematike.
Ato parate qe mungojne jane ne raport me objektivat dhe as qe diskutohet te kete me pak te ardhura se qeveria (dreqeria) e meparshme.
Por ajo qe eshte me e rendesishme, a nuk mund te levizim pak, dreqi e mori, nga ky pozicioni alla "Une jam i pavarur dhe i bij t'gjithe kraheve" e ndonjehere le te themi me plot goje "Bjeri o vlla atyre qe spaguajne taxat, apo energjine, apo ujin, qe dhjesin ne mes te bulevardit, etj...".
Me fal po kjo qeveri apo cdo qeveri qe kerkon te beje reforma te thella, si mund ti beje keto reforma pa shkaktuar dhimbje, pakenaqesi, prishje terezie, fytyre-rrudhje e ku di une. Cfare duhet te beje qe ti evitoje keto, ti beje reformat me prezervativ????
Jo mor zoteri, eshte koha qe ketyre "Qelbesirave qe u bashkuan per te rrezuar Qelbesin prehistorik" ti lihet ta konsumojne deri ne fund shansin qe jua dhame me vote, jo nje, por dy here brenda dy viteve. Ta cojne deri ne fund ate qe na kane premtuar. Perndryshe, vecse do ju japim te gatshme alibine e mosarritjeve te tyre ne fund te mandatit...(Teksti i hequr pasi i referohet Mustafa Nanos, qe Ka qene dikur, POR JO TANI pjese e ResPublica- shenim nga moderatori)...Ki kujdes se keshtu padashje, rreshqet edhe ti ne ate halene e Shkullakerve te tjere, dhe une kete do ta quaja me te rende se sa deshtimi i nje qeverie....

Submitted by nje lexues i rr... (not verified) on

Blusherizmi? Se ku e pe ti blusherizmin vetem ti e di.
I lame dy vite kesaj qeverie dhe nuk nderroi asgje. Duhen 4 vite thua ti? Apo duhen 8? Na jep nje shifer te lutem.

Qeveria zbuloi kesaj jave qe ka evazion fiskal. Qeveria zbuloi kesaj jave qe ka tatimore te korruptuar. Cfare mut qeverie eshte kjo? Kur Ed Rama te filloje te ndeshkoje te tijet, brenda rradheve te qeverise pa dallim partie, atehere ndoshta do te fillojme te besojme se mund ta kete seriozisht. Ama, kur shikojme kembenguljen e tij tek njerezit qe ai emeroi plotesisht gabim, per te cilat nuk ka kurajo te thote qofte dhe me stil "e dhjeva", atehere si mund t'i lejojme akoma kohe?

Ti i dashur komentues, a e di qe nje pjese e mire e aksionit aktual te evazionit fiskal eshte financuar e projektuar nga biznesmene shqiptare, miq te Rames, te cilet jane perfituesit e vertete te situates?

Filloje nga ketu ankesen tende. Mos i shkruaj ResPublicas, shko shkruaji Rames. E shiko a ka per te te pjerdhur...

Submitted by Gentian R. (not verified) on

Oh, kerkoj ndjese atehere per mungesen e informacionit....E kam fjalen per faktin qe Muçi nuk eshte pjese e Respublica.
Sa per pjesen tjeter, gjykoj qe ska vlere diskutimi i metejshem, sepse thelbi i postimit tim ishte i bazuar mbi autoresine e supozuar te Muçit ne kete artikull.
Te gjitha termat, si blusherizmi etj, ishin nje lloj gjuhe qe isha i sigurt qe Muçi do ma kuptonte. Dhe mesazhi im ishte shume i thjeshte:
"Muç, te pergjerohem, MOS NDRYSHO!!!"

I uroj suksese, kushdo qofshin ata qe administrojne kete portal! :)
Genti

Submitted by Albi_I (not verified) on

Komente te tilla tregojne injorancen e madhe qe ekziston per gjendjen ne kete vend. Po na del qe problemi ne Shqiperi jane gjynafqaret, ata qe kane biznese (i thencin) sa per te nxjerre buken e gojes, por cuditerisht ne kete vend pabarazia po rritet gjithmone e me shume. Si valle? Si valle qenka problem qe keto bizneset e vogla nxirrkan fitime kaq te medha po nderkohe ne fund keto fitime u perfundojne ne llogari 50-100 njerezve ne Shqiperi?

E verteta eshte komplet ndryshe. Ne Shqiperi si kudo, ekonomia kapet nga personat me pushtet qe bllokojne zhvillimin e saj. Ne kete klime, te vegjlit perpiqen te bejne dicka per te mbijetuar. Ti shtrydhesh dhe me shume gjynafqaret per dy leke me shume eshte shenja e nje qeverie qe nuk ka ndermend te merret me bosat e vertete ne kete vend.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.