Llogaritë e Ramës, shkrimi i saktë i Panoramës, dhe autori që mungon!!!

Postuar në 20 Dhjetor, 2013 06:02

Dje, kryeministri Rama ka marrë takime me biznemenë të vegjël të kryeqytetit. Është fjala për ata biznesmenë që qarkullojnë jo më shumë se 2 milionë lekë në vit, dhe Rama u bëri atyre ca llogarira me “laps në dorë”. Në Panoramën e sotme ishte publikuar një shkrim, në të cilin nxirreshin në evidencë ca pasaktësira të kryeministrit. Ky i fundit fliste me këtë kategori biznesmenësh, por llogaritë tek-tuk i bënte si të kish përpara dy biznemenë të një kategorie tjetër, me xhiro vjetore mbi 2 milionë lekë.

Shkrimi ishte shumë i korrekt dhe i argumentuar. Kisha kohë pa lexuar një shkrim të tillë, ku bëhen arsyetime mbi shifra e fakte. Por më bën përshtypje një gjë. Shkrimi (ju ftoj që ta lexoni në linkun: http://www.panorama.com.al/2013/12/20/rama-gafe-me-llogaritjen-e-taksave-per-biznesin-e-vogel/) nuk kish emrin e autorit as në versionin print, as në versionin online. E çuditshme, apo jo? Pse të mos ketë emër autori një shkrim, që i bën nder gazetës?

Por pavarësisht nga fakti Rama që mbytet me një pikë ujë kur është puna te shifrat, qëndron nënvizimi i tij se taksat janë ulur për biznesin e vogël. Një nënvizim të tillë s’do ish keq ta bënte dhe autori invisible i Panoramës.

Comments

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

<p>Muc, emri i autorit eshte Redi Gjuzi dhe e ke ne versionin on-line. Nuk e di po mbase e vune me vone, mbas kritikes tende, apo ishte aty dhe ti nuk e pe.....</p>

Submitted by Ilir (not verified) on

<p>Emri i shkruesit eshte ne fund te artikullit Quhet Redi Gjuzi. Po te ndjekesh lidhjen qe Nano na ka dhene emri gjendet kollaj. Pse thote ly qe nuk ka autor???</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.