be

Nëse nuk hyn në BE, Moldavia konsideron bashkimin me Rumaninë

Postuar në 02 Qershor, 2026 20:07

Moldavia do të shqyrtojë ribashkimin me Rumaninë fqinje nëse rruga e saj drejt anëtarësimit në BE pengohet ose bllokohet”, tha Eugen Osmochescu, zëvendëskryeministri i vendit në një intervistë për Euractiv.

Osmochescu, i cili mori detyrën në nëntor të vitit të kaluar, e përshkroi bashkimin me Rumaninë si të mundshëm nëse procesi i pranimit të Moldavisë në BE nuk do të ketë progres pas vitit 2028.

Grupimi E6 povokon unitetin e Bashkimit Europian

Postuar në 27 Maj, 2026 18:18

Ministri qipriot i Financave, Makis Keravnos, ka paralajmëruar se vendimi i gjashtë anëtarëve të Bashkimit Europian për të krijuar një politikë fiinanciare për të rivalizuar Wall Street, mund të provokojë unitetin e bllokut. Sipas tij, krijimi i E6, ose grupi i gjashtë ekonomive më të mëdha, përfaqëson “një strukturë të shkëputur” e cila shkon ndesh perceptimit aktual se fragmentarizimi duhet të ndalet.

IBAR, ende pa dritë jeshile. Vendet anëtare skeptike

Postuar në 13 Maj, 2026 19:29

Raporti për Piketat e Ndërmjetme IBAR, një mekanizëm kyç në procesin e avancimit të negociatave të Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Europian, vijon të mbetet i pamiratuar.

Gjatë mbledhjes së zhvilluar të martën në Bruksel nga Grupi i Punës për Zgjerimin dhe Vendet Kandidate (COELA), u diskutua draft-pozicioni i përbashkët për Shqipërinë, por nuk u arrit një dakordësi mes shteteve anëtare.

Raporti është ende i bllokuar për shkak të mungesës së konsensusit politik brenda vendeve anëtare.

Rusia: BE po përpiqet të krijojë kapacitetet e veta të prodhimit të armëve bërthamore

Postuar në 08 Prill, 2026 14:12

Bashkimi Evropian ka filluar të eksplorojë fshehurazi mënyra për të krijuar kapacitetet e veta të prodhimit të armëve bërthamore, tha Shërbimi i Inteligjencës së Jashtme të Rusisë (SVR) në një deklaratë.

Vendet anëtare i kërkojnë Komisionit Evropian të heqë dorë nga rekrutimi i 2 500 nëpunësve civilë

Postuar në 20 Shkurt, 2026 19:35

Nëntë vende të BE-së i kanë kërkuar Komisionit Evropian të braktisë planet për të rekrutuar rreth 2 500 nëpunës civilë shtesë, duke argumentuar se Brukseli duhet të tregojë të njëjtën disiplinë buxhetore që pret nga shtetet anëtare.

BE-ja shpall organizatë terroriste Gardën Revolucionare të Iranit

Postuar në 29 Janar, 2026 21:35

Ministrat e Jashtëm të BE-së ranë dakord të enjten të shpallin Gardën Revolucionare të Iranit një "organizatë terroriste", pas një shtypjes së protestave masive në Teheran.

"Represioni nuk mund të mbetet pa përgjigje", shkroi shefja e politikës së jashtme Kaja Kallas në X. "Çdo regjim që vret mijëra njerëz të vet po punon drejt shkatërrimit të vet".

Kimikatet toksike do t’i kushtojnë Europës gjysmë trilioni euro deri në vitin 2050

Postuar në 29 Janar, 2026 21:16

Evropa do të paguajë të paktën 440 miliardë euro për të zgjidhur problemin e ndotjes dhe ndikimet shëndetësore nga kimikatet toksike PFAS deri në mesin e shekullit, sipas një studimi të publikuar të enjten nga Komisioni Evropian.

Kostoja mund të rritet në gati 2 trilion euro sipas objektivave më ambicioze të pastrimit, paralajmëron analiza, duke përshkruar vlerësimin prej afërsisht gjysmë trilioni eurosh si një bazë për adresimin e ndotjes nga PFAS në të gjithë Zonën Ekonomike Evropiane.

BE-ja nuk njeh pasuesen e Maduros

Postuar në 06 Janar, 2026 19:15

BE-ja nuk do ta njohë Presidenten e përkohshme të sapobetuar të Venezuelës, Delcy Rodriguez. Megjithatë, angazhimi i Europës me autoritetet në Karakas do të vijojë.

Anitta Hipper, zëdhënëse e Komisionit të BE-së, në një konferencë për shtyp u shpreh se BE përsërit qëndrimin e hershëm, sipas të cilit autoritetet venezueliane "e kanë mandatin e tyre nga një proces zgjedhor që nuk arriti të respektojë vullnetin e popullit për ndryshime demokratike".

Europa në kërkim të pavarësisë nga SHBA

Postuar në 26 Dhjetor, 2025 13:37

Kanë mjaftuar pak muaj që Donald Trump të marrë detyrën dhe në Europë tashmë janë bindur se administrata e re amerikane ka një politikë antieuropiane. Bashkimi Europian si fuqi tregtare e madhe i rri ngushtë SHBA që po kërkon me gjasë të dezintegrojë bllokun.

Nuk mungon kapaciteti, mungon vullneti

Postuar në 24 Nëntor, 2025 11:56

 

Me gjuhën diplomatike, gjithmonë krijuese, plani Putin-Trump (firma e Trump, por dora e Putinit) mbi Ukrainën është fillimi i një "dialogu". Gjithçka ishte shkruar që më përpara. Paparashikueshmëria e Trump nuk ka vend në këtë rast. Ai dhe lëvizja politike që e solli në presidencë nuk duan t’ia dinë për Ukrainën apo për Evropën në tërësi. Le t'i marrë Putini nëse do. Trump i bëri të qarta prioritetet e tij gjatë fushatës zgjedhore dhe i ka demonstruar ato me veprime që nga fillimi i mandatit.

Pages

Subscribe to RSS - be