Europa në kërkim të pavarësisë nga SHBA

Kanë mjaftuar pak muaj që Donald Trump të marrë detyrën dhe në Europë tashmë janë bindur se administrata e re amerikane ka një politikë antieuropiane. Bashkimi Europian si fuqi tregtare e madhe i rri ngushtë SHBA që po kërkon me gjasë të dezintegrojë bllokun.
Mirëpo të kuptosh këtë politikë është një gjë, të dish se çfarë duhet bërë, është tjetër. P.sh në një shkrim në “Politico”, Dalibor Rohac nga American Enterprise Institute, vë në dukje problemin, por pa qenë në gjendje të sugjerojë diçka si zgjidhje. Një ndër opsionet e dezintegrimit të BE-së do të ishte sipas tij, një Jugosllavi e re, më e madhe, por me problemet organike që vijnë nga Historia, që vijnë e thyejnë kohezionin e unionit.
Orban apo Vuçiç janë dy shembuj që mbajnë gjallë atë frymë, por ky kënd të pari të gjërave nënvizon faktin se Europës i mungon Europiani. Ai proces i vështirë i unifikimit psikologjik që e vuajnë shtete si Italia apo Jugosllavia, vjen në vështrim të ri për mbarë kontinentin.
Por kjo nuk është e re. diferencimet e mëdha ekonomike edhe më herë kanë diktuar vizione të ndryshme, duke lëkundur qëndrueshmërinë e projektit europian. P.sh propozimi për Europën e dy Shpejtësive, në të vërtetë cenon strukturën e Unionit, ndërkohë që vetëm së fundmi, në dritën e krizave të thella vendimmarrëse që lidhen me invazionin në Ukrainë ka marrë forcë të re ideja e unifikimit fiskal dhe heqja e Vetos.
A do të funksionojë pra Europa? A do të mbajë ajo vendin e vet në klubin e të Mëdhenjve, para cenua normat e veta jetike të të drejtave?
Në një sugjerim të tyrin, ditë më parë, ish-Ministri i Jashtëm i BE-së, Josep Borrell, ish-kryeministri Italian, Enrico Letta dhe Danuta Haubner, ish-Komisionere e BE-së për Çështjet Rajonale, propozohet një lloj Deklarate Europiane e Pavarësië që përmes masave institucionale dhe politike, të mund të vihet në vijë autonomia strategjike e Unionit dhe marrja e përgjegjësive për sigurinë e tij. Me shumë rëndësi është këtu aspekti i Mbrojtjes që vë në dukje seriozisht aksione të afërta ushatarake që kërcënojnë BE-në.
Duke njohur kërcënimin e sigurisë që BE-ja përball dhe armiqësinë e hapur të Trump, konfirmuar nga Strategjia Kombëtare e Sigurisë, ne u bëjmë thirrje vendeve anëtare në KE që të krijojnë një Mbrojtje të Përbashkët Europiane siç parashihet në nenin 42 të Traktatit të BE-së…Kjo kërkon një Komandë të BE-së dhe një Qendër Kontrolli
shkruhet në deklaratë.
Më shumë federalizëm, abrogim i vetos në politikën e jashtme, të financave dhe të mbrojtjes, do të ishin disa lëshime apo rregullime që do të bënin më elastike një strukturë hiperburokratike dhe që do të merrte pushtet real politik.
s.zaimi

Add new comment