be
Big Tech i parë europian penalizohet nga BE-ja
Rregullat e reja të Bashkimit Europian për internetin, të hyra në fuqi në fillim të këtij viti, u hartuan me synimin që të ndërtohej një sistem që do të mbante nën kontroll kompanitë amerikane në teknologjisë në tregun europian. Por një vendim i fundit antitrust i bllokut dërgoi mesazhin se nuk janë vetëm gjigantët e teknologjisë amerikane që do t'i nënshtrohen një kontrolli në rritje, por edhe kompanitë evropiane të teknologjisë.
2015, Greqia zgjodhi SHBA-të ndaj Gjermanisë. Kjo na mbajti në BE
Ish-ministri grek i Mbrojtjes, Panos Kamenos, ka dekkaruar gjatë një interviste për ANT1 në Greqi se në krizën e madhe të vitit 2015, Greqia ndërroi pozicionin e vet gjeopolitik, duke u zgjedhur ShBA përkundrejt Gjermanisë.
Sipas pretendimeve të ish-ministrit për këtë vendim, të kundërshtuar vetëm nga ish-ministri i Financave, Varoufakis, u njoftua edhe Mitsotakis, asokohe në opozitë. Kamenos thotë se Merkel dhe Schauble kishin propozuar nxjerrjen e Greqisë nga BE, çka u prit mirë vetëm nga Varoufakis.
Migracioni mund të jetë forcë shpërbërëse e BE-së
Kreu i diplomacisë europiane, Josep Borrell, ka deklaruar në një intervistë për britaniken “The Guardian” se migracioni mund të rezultojë një forcë shpërbërëse për Bashkimin Europian.
Anglisht në BE, pavarësisht Brexit-it
Rivalitet BE-Turqi në Azinë Qendrore. Brukseli: Pasoja kush njeh Qipron Veriore
Bashkimi Europian ka zbuluar politikën e vet kundër zgjerimit të ndikimit turk në Azinë Qendrore. Mediat citojnë Dietmar Krissler, kreun e Divizionit për këtë rajon në Shërbimin e Jashtëm të Veprimit Diplomatik të BE-së të jetë shprehur kundër përfshirjes së Qipros Turke si vëzhguese në Organizatën e Vendeve Turke, duke paralajmëruar madje "pasoja negative".
Udhëtimet brenda BE, kontrollet mbeten edhe pas hyrjes në fuqi të ETIAS
Nga mesi i vitit 2024 hyn në fuqi Sistemi Evropian i Informacionit dhe Autorizimit të Udhëtimit (ETIAS). Udhëtarët nga më shumë se 60 vende që mund të lëvizin në zonën Shengen pa vizë do të duhet të aplikojnë për dokumentin, i cili në çdo rast nuk do të garantojë hyrjen në vendet e BE-së që kërkojnë ETIAS, raporton SchengenVisaInfo.com.
Franca ndërron mendje për zgjerimin e BE-së
Ngurrimit të Francës për të mbështetur zgjerimit e BE-së mesa duket i ka ardhur fundi. Presidenti Emanuel Macron ka qenë skeptik që në mandatin e tij të parë në lidhje me pranimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE dhe ishte i pari që hodhi idenë e një “paradhome” të Unionit. Por kjo qasje ka ndryshuar gradualisht muajt e fundit.
Ky ndryshim është përcjellë përmes ministres franceze për Europën.
Schallenberg: BE-së i duhet një qasje e re për zgjerimin
Ministri i Jashtëm austriak, Alexander Schallenberg, thotë se BE-së i duhet një qasje e re për zgjerimin. Në një intervistë për Politico.eu, ai thotë se se ka një nevojë gjeopolitike për zgjerimin e BE-së në Ballkanin Perëndimor, Ukrainë dhe Moldavi.
Europa nuk ka urgjencë për zgjerimin
Për Komisionin Evropian (KE), zgjerimi si proces nuk ka ndonjë urgjencë. Zëdhënësja e KE, Dana Spinat, thotë se KE është më shumë i angazhuar në asistencën ndaj vendeve aspirantë, sesa në afatet konkrete të pranimit.
Deklarata e Spinat vjen pas propozimit të presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel, që viti 2030 të caktohet si afati kur vendet që janë aktualisht kandidate dhe BE-ja të jenë të gatshme për zgjerim.
Sanchez i kërkon BE-së të njohë gjuhët e tjera të Spanjës
Spanja kërkon që gjuhët baske, katalane dhe galike të njihen si gjuhë zyrtare të BE-së. Kërkesa e Spanjës u përcoll te presidenca e radhës e BE nga ministri i Jashtëm spanjoll, José Manuel Albares, në një letër ku thuhet se "gjuhët spanjolle, përveç kastilianes, që gëzojnë statusin e gjuhëve zyrtare në Spanjë” duhet t'i shtohen listës së 24 gjuhëve zyrtare të BE-së.
