Slideri Kryesor
“IA mund të kthehet në rrezik ekzistencial për njerëzimin”
Komisioneri i Lartë për të Drejtat e Njeriut në OKB, Volker Turk, paralajmëron se inteligjenca artificiale mund të bëhet mjaftueshëm e fuqishme për të kërcënuar njerëzimin.
Ekstremi i djathtë fiton zgjedhjet rajonale në Gjermani
E djathta ekstreme e Gjermanisë arriti suksesin më të madh zgjedhor që nga Lufta e Dytë Botërore në votimin rajonal të së dielës në Saksoni-Anhalt. Alternativa për Gjermaninë (AfD) arriti të siguronte 48% të votave, ose 39 nga 97 vendet në parlamentin rajonal.
Zgjedhjet e mbajtura të dielën regjistruan pjesëmarrjen më të madhe që bashkimi i Gjermanive në vitin 1990. Të drejtën e votës e ushtruan 78% e qytetarëve.
Partia e kancelarit Friedrich Merz, CDU, u rendit e dyta me 17.2%, ose 15 vende.
Shkatërrimi i mjedisit bëhet mëkati i tetë
Aktivistët mjedisorë mund të kenë gjetur një aleat të papritur: Kishën Katolike Romane.
Në një dokument të ri të publikuar këtë javë me autorizimin e Papës, kisha propozon idenë e një "mëkati kundër krijimit dhe Krijuesit". Argumenti pas "mëkatit ekologjik" është mjaft i thjeshtë. Shkatërrimi i mjedisit, në terma të krishterë, do të thotë të shkosh kundër krijimit të Zotit dhe të dëmtosh brezat që vijnë pas nesh.
Pesticidet helmojnë gati gjysmën e fermerëve të botës çdo vit
Pothuajse gjysma e fermerëve të botës helmohen nga pesticidet, pa e ditur. Sipas një studimi të publikuar në revistën shkencore “Frontiers in Public Health”, çdo vit ka 433 milionë raste helmimi akut nga pesticidet, 11 000 nga të cilat janë fatale. Pjesa më e madhe e këtyre rasteve regjistrohen në jugun e globit, në mënyrë të veçantë të Azinë Jugore e Juglindore dhe Afrikën Lindore.
Mali i Zi drejt BE-së, Serbia ngre barrikada
Beogradi ka nisur përpjekjet për të penguar Malin e Zi në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Ndërsa Mali i Zi po i afrohet vijës së finishit, Serbia ka ende rrugë për të bërë: Beogradi ende nuk i ka hapur të gjitha grupet e negociatave me BE-në, dhe tetë shtete anëtare e bllokuan përpjekjen e saj të fundit muajin e kaluar.
Një Nju Jork i ri çdo muaj!
Philip Oldfield
William Craft
Secili prej nesh ka nevojë për një çati mbi kokë, klasa ku të studiojë dhe zyra ose hapësirë ku të punojë. Për të përmbushur këtë kërkesë të jashtëzakonshme për ndërtesa të reja, në të gjithë botën ndërtohet çdo muaj ekuivalenti i një qyteti si Nju Jorku.
Kjo na siguron infrastrukturë jetësore, por njëkohësisht gjeneron një sasi të madhe emetimesh që rrisin ngrohjen globale. Pra, si mund të ndërtojmë atë që na nevojitet, pa dëmtuar planetin? Hulumtimi ynë i ri ofron disa përgjigje.
Islandezët refuzojnë BE-në
Islanda votoi kundër rifillimit të bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian 13 vjet pasi ato u ndërprenë. Në referendumin e mbajtur sot, islandezët zgjodhën opsionin “Jo” në masën 52.8% e votuesve, ndërsa 47.2% thanë “Po”.
Diferenca prej 12 600 votash përcaktoi drejtimin që duhet të ndjekë tashmë qeveria e qendrës së majtë të kryeministrit Kristrún Frostadóttir.
Pjesëmarrja në referendum ishte 82.5%, ndërkohë që i gjithë ishulli ka 270 000 njerëz me të drejtë pjesëmarrjeje në referendum.
Bloomberg: Putin po konsideron përdorimin e armëve bërthamore taktike në Ukrainë
Sulmet e Rusisë në Ukrainë mund të shkojnë drejt përshkallëzimit, çka nuk përjashton edhe armët bërthamore taktike. Sipas Bloomberg, presidenti Putin po e vlerëson një opsion të tillë krahas mundësisë së nisjes së sulmeve më të fuqishme me raketa balistike kundër Kievit.
Arrestohet Ergys Agasi. Me të në makinë Ulian Shpataraku
Media të ndryshme raportojnë se është arrestuar sot Ergys Agasi, personi kyç i dosjes “AKSHI” i vënë nën akuzë për krijim të grupit të strukturuar kriminal. Nuk ka të dhëna zyrtare mbi operacionin, por sipas të informacioneve të deritanishme ai është ndjekur nga Elbasani në Durrës ku është ndaluar. Bashkë me të mësohet se ka qenë edhe shtetasi Ulian Shpataraku, oficer policie.
Investimi i Kushner në Sazan, thellohet hetimi në Dhomën e Përfaqësuesve
Çështja e investimit të dhëndrit të Trump në Sazan është bërë subjekt hetimi i një prej anëtarëve të lartë të Komitetit Gjyqësor të Dhomës së Përfaqësuesve.
Jamie Raskin do ta thellojë hetimin e nisur, pasi ka hasur në indiferencën e dhëndrit të Trump për t’iu përgjigjur pyetjeve të para lidhur me investimin përmes firmës së tij të investimit, Affinity Partners.
Hetimi vë në qendër konfliktin e interesit mes rolit të Kushner në qeverinë amerikane dhe pozicionit si investitor.
