irani
Irani: Do t’i presim dorën çdo agresori
Komandanti i përgjithshëm i Ushtrisë Iraniane ka paralajmëruar se retorika në rritje dhe kërcënimet nga armiqtë e Iranit do të konsiderohen si një kërcënim i drejtpërdrejtë dhe nuk do të mbeten pa përgjigje, duke theksuar se çdo gabim nga kundërshtarët do të shkaktojë një reagim vendimtar.
“Do t’i presim dorën çdo agresori,” u tha të mërkurën studentëve në Universitetin e Komandës dhe Shtabit të Ushtrisë gjeneralmajor Amir Hatami, disa ditë pasi presidenti amerikan Donald Trump kërcënoi hapur Iranin me agresion ushtarak.
Efektet politike të thatësirës - rasti i Iranit
Dy projekte që ndajnë të ardhmen e tregtisë globale
Dy zhvillime të këtij viti ngjajnë se shpjegojnë deri diku njëri-tjetrin dhe një lloj të ardhmeje të gjeopolitikës.
Banka shtetërore turke, "Halbank" nën hetim për pastrim parash në favor të Iranit
Revista gjerman “Spiegel” shkruan se banka shtetërore turke, “Halbank” dyshohet dhe është hetuar nga pala amerikane për pastrim të 1.5 miliardë eurove në favor të Iranit.
Mes muajve maj 2024 – mars 2025, raportohet se banka ka transferuar sasinë e parave në këste poshtë 200 milionë eurosh përmes kompanive guackë.
SHBA paralajmëron Iranin: Nëse sulmoni, nuk mund ta mbajmë Izraelin
SHBA-ja e ka paralajmëruar Iranin që të mos nisë një tjetër sulm ndaj Izraelit, duke theksuar se Uashingtoni nuk do të mund t’i frenojë izraelitët nëse ata sulmojnë përsëri.
Lajmin e bën të ditur Axios, duke cituar një zyrtar amerikan dhe një ish-zyrtar izraelit.
Izraeli sulmon Iranin, një hap më pranë luftës rajonale
Izraeli ka nisur një seri sulmesh ajrore ndaj objektivave ushtarake brenda Iranit.
Sulmet ajrore, të njoftuara nga Forcat Mbrojtëse të Izraelit, erdhën si përgjigje ndaj një sulmi iranian të 1 tetorit mbi Izraelin me rreth 200 raketa balistike që goditën bazat ushtarake dhe infrastrukturën civile.
IDF tha në një deklaratë se sulmet e saj janë "në përgjigje të sulmeve të vazhdueshme prej muajsh të regjimit në Iran kundër shtetit të Izraelit".
“Izraeli nuk e ka të gjatë”
Sulmi i befasishëm ndaj Izraelit i nisur nga Hamasi vitin e kaluar ishte një hap “logjik dhe ligjor” drejt mposhtjes së regjimit “djallëzor dhe frikacak” sionist, ka thënë lideri suprem iranian, Ajatollah Ali Khamenei.
Të premten, në predikimin e tij të parë publik në gati pesë vjet, Khamenei mbrojti veprimet kundër Izraelit nga "boshti i rezistencës", i cili përfshin Hezbollahun me bazë në Liban dhe grupin palestinez Hamas.
"Nuk po kërkojmë luftë, Izraeli po na detyron të reagojmë"
Irani ka gati një përgjigje akoma më të fortë nëse Izraeli hakmerret për sulmin e tij raketor.
“Nëse ai (Izraeli) dëshiron të reagojë, ne do të kemi një përgjigje më të fortë, kjo është ajo për të cilën është angazhuar Republika Islamike”, tha sot presidenti iranian, Masoud Pezeshkian.
“Ne nuk po kërkojmë luftë, është Izraeli ai që na detyron të reagojmë”, tha ai.
Kreu i OKB dënon zgjerimin e konfliktit, jo sulmin e Iranit
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, denoncoi përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme, veçanërisht midis Iranit dhe Izraelit.
"Unë dënoj zgjerimin e konfliktit në Lindjen e Mesme me përshkallëzim pas përshkallëzimi," shkroi Guterres në X.
Duke kërkuar që përshkallëzimi "duhet të ndalet", Guterres tha: "Ne kemi absolutisht nevojë për një armëpushim".
NYT: Irani do të sulmojë me raketa mbi Izraelin në 12 orët e ardhshme
Zyrtarët amerikanë thonë se Irani do të nisë një sulm me raketa balistike ndaj Izraelit "në 12 orët e ardhshme". Lajmin e bën të ditur “New York Times”.
Sipas burimeve, sulmi ka të ngjarë të ndodhë gjatë orëve të natës.
Po ashtu, burimi shtoi se Irani mund të lëshojë raketa dhe dronë, siç bëri në sulmin e prillit, të cilin Izraeli e pengoi plotësisht së bashku me aleatët e tij.
