irani

NYT: Irani do të sulmojë me raketa mbi Izraelin në 12 orët e ardhshme

Postuar në 01 Tetor, 2024 17:43

Zyrtarët amerikanë thonë se Irani do të nisë një sulm me raketa balistike ndaj Izraelit "në 12 orët e ardhshme". Lajmin e bën të ditur “New York Times”.

Sipas burimeve, sulmi ka të ngjarë të ndodhë gjatë orëve të natës.

Po ashtu, burimi shtoi se Irani mund të lëshojë raketa dhe dronë, siç bëri në sulmin e prillit, të cilin Izraeli e pengoi plotësisht së bashku me aleatët e tij.

Trupat izraelite hyjnë në Liban, shënjestra e vërtetë mbetet Irani

Postuar në 01 Tetor, 2024 13:30

Izraeli ka nisur në Liban atë që e quajti ofensivë tokësore e kufizuar. Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) njoftuan nisjen e "sulmeve tokësore të lokalizuara dhe të shënjestruara bazuar në inteligjencën e saktë kundër objektivave dhe infrastrukturës terroriste të Hezbollahut" në fshatrat afër kufirit Izrael-Liban.

Netanyahu kërkon luftë globale ndaj Iranit

Postuar në 28 Shtator, 2024 16:10

Beniamin Netanyahu e ka bërë të qartë tashmë para të gjithë botës se lufta e tij në Gaza dhe në Liban do të synojë si qëllim final rrëzimin e regjimit iranian të ajatollahëve. Ai ka paraqitur dy harta para përfaqësuesve të shteteve anëtare të OKB-së: njëra që lidh Mesdheun me Oqeanin Indian përmes hekurudhave dhe fibrave optike, si pjesë e aleancave të Izraelit me vendet arabe, tjetra një kryeurë iraniane e tensioneve dhe e fragmentarizimit territorial. Netanyahu ka deklaruar se projekti i parë lidh dhe zhvillon 2 miliarsë njerëz. I dyti sjell mjerim dhe shkatërrim.

Irani lëshon në hapësirë satelitin Chamran-1

Postuar në 14 Shtator, 2024 16:31

Irani lëshoi sot në orbitë një satelit të ri kërkimor. Lajmin e bëri publik televizioni shtetëror.

"Sateliti kërkimor Chamran-1 u lëshua me sukses dhe u hodh në orbitë nga transportuesi Ghaem-100", u tha në njoftim.

Irani: Helikopteri i presidentit Raisi u rrëzua nga moti i keq

Postuar në 01 Shtator, 2024 20:52

Irani ka bërë publike rezultatet e hetimit të aksidentit ajror që i mori jetën presidentit të vendit dhe shtatë personave të tjerë disa javë më parë.

Televizioni shtetëror iranian njoftoi sot se shkak për rrëzimin e helikopterit me të cilin udhëtonte presidenti Ibrahim Raisi janë bërë kushtet sfiduese klimatike dhe atmosferike.

Raporti përfundimtar në përfundim të hetimit është hartuar nga Bordi i Lartë i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.

Izraeli do të sulmohet nga Irani, Jemeni e Libani

Postuar në 06 Gusht, 2024 20:53

Izraeli mund të sulmohet nga disa drejtime në javët në vijim. Sekretari i Përgjithshëm i partisë shiite Hezbollah, Hassan Nasrallah, thotë se ende nuk është marrë hak për vrasjen e komandantit të Hezbollahut dhe liderit politik të Hamasit.

Nasrallah tha se sulmet e fundit nga grupet e armatosura ndaj vendbanimeve në veri të Izraelit nuk janë ende përgjigjja e merituar për vrasjen e komandantit ushtarak Fouad Shokr dhe atë të liderit palestinez të Hamasit, Ismail Haniyeh.

Ismail Haniyeh u hodh në erë në një shtëpi që ruhej nga Garda Revolucionare

Postuar në 02 Gusht, 2024 16:56

Vrasja e liderit politik të Hamasit, Ismail Haniyeh, në Teheran, është kryer me një mjet shpërthyes të vendosur në një bujtinë ku ai po qëndronte.

Haniyeh u vra më 31 korrik në kryeqytetin e Iranit. Për vrasjen e tij, si Irani, edhe Hamasi, akuzuan Izraelin. Ndërkohë, ky i fundit pretendon se Haniyeh u vra përmes një sulmi raketor.

Izraeli kërkon shpalljen e Gardës Revolucionare organizatë terroriste

Postuar në 16 Prill, 2024 18:23

Ministri i Jashtëm izraelit, Israel Katz, kërkon që Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) të shpallet organizatë terroriste pas sulmit masiv ajror të së shtunës.

Megjithatë, shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell,e kundërshtoi këtë kërkesë, duke u shprehur se një veprim i tillë nga Blloku nuk është ligjërisht i mundur për momentin.

Irani sulmon Izraelin me dronë

Postuar në 13 Prill, 2024 23:09

Ashtu siç pritej, Irani ka nisur një sulm ndaj Izraelit. Dhjetëra dronë janë lëshuar nga Irani, gjë që e detyroi Izraelin të mbyllë hapësirën ajrore gjatë orëve të natës.

Mediat izraelite flasin për 50-100 dronë të lëshuar nga Sulemania dhe Basra, të cilët pritet të mbërrijnë në destinacion rreth orës 6:30 të mëngjesit të së dielës.

WSJ: Irani pritet të sulmojë Izraelin brenda dy ditësh

Postuar në 12 Prill, 2024 13:17

Autoritetet izraelite po përgatiten për "një sulm të drejtpërdrejtë nga Irani, në veri ose në jug të vendit, brenda 24 ose 48 orëve të ardhshme".

Pages

Subscribe to RSS - irani