lufta
Disa kuriozitete nga teknologjia e nazistëve në LIIB
Lufta e Dytë Botërore ishte shkatërruese, por ka bërë të mundur shumë përparime teknologjike falë “dëshirës së luftëtarëve për të fituar." Dhe, pavarësisht humbjes, makina e luftës gjermane ka patur në dispozicion artë vërtetë “mbresëlënëse”, duke përfshirë edhe disa krijime të sofistikuara që mund të ndihmonin për të fituar Gjermania. Megjithatë, ushtria e Hitlerit nuk ishte në gjendje për të prodhuar një numër armësh të avancuara në mënyrë që të kishte ndikim të rëndësishëm në rezultatin e luftës.
Sot zhvillohet në Tiranë Lutja për Paqen. Të ftuar 4000 persona të besimeve të ndryshme
Ka nisur sot në Tiranë takimi i 28-të ndërkombëtar për Paqen, i cili do të vijojë në datat 7-8 shtator e që mbahet në përkujtim të luftës së fundit në Ballkan. Takimi organizoheg nga Komuniteti Sant’Egidio, në bashkëpunim me Konferencën Ipeshkvnore të Shqipërisë, Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë dhe qeverinë shqiptare.
Kina demostron forcën me paradë ushtarake për 70-vjetorin e kapitullimit të Japonisë
Agjensia e lajmeve AFP njofton se presidenti kinez, Xi Jinping përshëndeti sot fitoren në vitin 1945 kundër Japonisë që sipas tij i ka mundësuar Kinës të ribëhet një komb i madh në botë duke shënuar kështu fillimin zyrtar të një parade madhështore ushtarake. Mbi 30 zyrtarë të huaj, përfshirë këtu ministra dhe krerë shtetesh, si presidenti rus Vladimir Putin dhe sekretari i përgjithshëm i OKB-së Ban Ki Moon morën pjesë në këtë ceremoni madhështore. Por shumë liderë të tjerë, përfshirë këtu kryeministrin japonez Shinzo Abe nuk morën pjesë në këtë paradë.
Lufta kundër trafikantëve, në shtator fillon sulmi i përbashkët i Zvicrës, Gjermanisë dhe Italisë
Agjensia e lajmeve AFP nraporton se Zvicra, Gjermania dhe Italia do të nisin në muajin shtator një njësi të përbashkët të ndërhyrjes ngarkuar për të zbuluar dhe kapur rrjetet e trafikantëve që dërgojnë refugjatët dhe imigrantët në Evropë. “Planifikimi i kësaj njësie ndërhyrjeje dhe mënyrat e bashkëpunimit zgjasin që prej disa muajsh”, theksoi një zëdhënëse e Zyrës federale zvicerane të policisë, (Fedpol), Cathy Maret. “Punimet në terren do të fillojnë gjatë muajit shtator.
Thomas van Linge, 19 vjeçari që realizon hartat e luftës siriane
Kemi parë shpesh harta të përdorura në media ku tregohet lëvizja e grupeve terroriste si ISIS.
Gorbaçov: “Nëse armët bërthamore nuk eliminohen, herët apo vonë ato do të përdoren”
Mikhail Gorbaçov, drejtuesi i fundit i Bashkimit Sovjetik, i ka dhënë një intervistë gjermanes “Spiegel” në të cilën përqendrohet kryesisht në nevojën e eliminimit të armëve bërthamore. Gorbaçov hyn në histori dhe flet për përpjekjet e dikurshme mes ShBA dhe BS-së për të nisur çarmatimin, i cili sot ka dala nga axhenda ndërkombëtare.
Ilustrime/Halepi në mes të një lufte absurde
Marwan Hisham, një banor i dikurshëm i Halepit të Sirisë, publikon një reportazh në “Vanity Fair”, një reportazh nga qyteti i tij. Një rend i përmbysur jete, shkatërrim i plotë dhe një qytet i kthyer në vijë fronti. Përmbajtja e konfliktit, pavarësisht rolit të ISIS është klasike në premisa: një elitë me “modernizim” dhe orientim perëndimor të shpejtë, përkundrejt një periferie përherë e më shumë reaksionare ndaj këtij procesi. “Po bind venten që kjo është e vërtetë”, shkruan Hisham, që e percepton shkatërrimin përmes kujtimeve të një kohe kur Halepi gëlonte nga jeta.
