lufta

Të rënët e luftës italo-greke, Greqia informon Komisionin Europian

Postuar në 10 Prill, 2017 19:18

Çështja e varrezave të ushtarëve grekë të luftës italo-greke ka mbërritur në Komisionin Europian. Kreu i grupit parlamentar të eurodeputetëve grekë të Demokracisë së Re, Manolis K. Kefalogiannis kërkoi shpjegime nëse Shqipëria e ka trajtuar sipas standardeve europiane çështjen  e ushtarëve grekë që janë prej 76 vitesh të pavarrosur në territorin shqiptar.

Arkivat ruse/Pamje të rralla të John McCain i kapur rob në Vietnam

Postuar në 31 Mars, 2017 10:02

Në Moskë është hapur një ekspozitë me foto të marra gjatë Luftës së Vietnamit ku siç raporton agjencia shtetërore “Sputnik” disa foto shfaqen për herë të parë. Ekspozita drejtohet nga kreu i Organizatës së Veteranëve Rusë të Vietnamit, Nikolai Kolesnik, i cili ishte pjesë e grupit të parë të oficerëve sovjetikë që u dërguan në ndihmë të ushtrisë vietnameze. Fotot vijnë nga arkivat e oficerëve rusë dhe paraqesin ndër të tjera edhe pilotë amerikanë të kapur rob.

Irani, i gatshëm të vërë në dispozicion bazat e veta ushtarake për Rusinë

Postuar në 28 Mars, 2017 11:57

Irani është i gatshëm të hapë bazat e veta për Rusinë në kuadër të luftës në Siri. Kjo është bërë e ditur nga ministri i Jashtëm Iranian,  Mohammad Javad Zarif, sipas të cilit kjo do të shihet rast pas rasti.

Rusia nuk ka baza ushtarake në Iran, ne kemi bashkëpunim të mirë dhe duke parë sipas rasteve, kur të jetë e nevojshme për rusët në luftën kundër terrorizmit që të përdorin objektet iraniane, ne do të marrim një vendim”, tha ai.

Juncker: Qëndrimet e Trump për shpërbërjen e BE-së çojnë në luftë të re në Ballkanin Perëndimor

Postuar në 24 Mars, 2017 13:12

Presidenti i Komisionit Europian, Jean Claude Juncker ka deklaruar në një intervistë për Financial Times, se qëndrimet e Donald Trump për inkurajimin e BREXIT edhe në vende të tjera, do të çonte në shpërbërjen e Bashkimit Europian. Sipas tij, ky proces do të hidhte farën e luftës në Ballkanin Perëndimor, duke dëshmuar në një vështrim të parë se presidenti i ri amerikan nuk e njeh historinë e komplikuar të Europës.

Koha për Partneritetin Ballkanik. BE-ja të ndërmjetësojë problemet kufitare në Ballkan

Postuar në 22 Mars, 2017 16:48

Ballkani duket se ka hyrë në modën e analizave kur vjen puna të flitet për Europën. Kjo e fundit po provon edhe njëherë dobësitë e veta duke mos arritur të shtrijë standardet e demokracisë dhe stabilitetit edhe në këtë rajon të saj. Por Europa duhet të merret me Ballkanin, sado e bezdisshme është kjo gjë.

Klithma nga Siria. Një tragjedi që njerëzimi duhet ta njohë nga afër

Postuar në 13 Mars, 2017 22:26

Para disa javësh pashë një shfaqje të një filmi të ri dokumentar të quajtur Klithma nga Siria. Ishte një eksperiencë ndëshkuese. Filmi është i gjallë, emocionues dhe papërkulshmërisht i ndershëm rreth kostos së luftës. Regjisori, Evgeni Afinivski, në qytetar amerikan i lindur në ish-Bashkimin Sovjetik, nuk ia kursen shikuesit asnjë siklet.

Zbulohen Sekretet e Propagandës Ruse të luftës

Postuar në 01 Mars, 2017 13:07

"Lufta psikologjike ka ekzistuar sa vetë njeriu." Kështu fillon një libër që pretendohet të jetë një ribotim i paautorizuar i tekstit të luftës psikologjike të GRU, shërbimit ushtarak të inteligjencës ruse. Libri u botua në Minsk në vitin 1999. Ai kishte qenë baza e kurseve për trajnimin e oficer rezervë (ROTC) dhe kadetëve në luftën psikologjike në fakultetin shtetëror të gazetarisë në Moskë

Rilindja e Drezdenit

Postuar në 07 Shkurt, 2017 09:28

Drezdeni, perla e Saksonisë, është një nga qytetet më të shkatërruar të Luftës së Dytë Botërore. Në shkurt të vitit 1945, në atë që mund të quhet një hakmarrje për Londrën ndër të tjera, forcat ajrore amerikane dhe britanike hodhën për dy ditë dhe dy net, 2 400 tonë eksploziv dhe 1 500 tonë bomba zjarrvënëse . Temperatura nga zjarret arriti në 3000 gradë Fahrenheit me pasojë shkatërrimin total të qendrës baroke dhe vdekjen e 25 mijë njerëzve. Me mbarimin e luftës, qyteti ra nën kontrollin sovjetik dhe në këtë kohë nisi puna për rindërtimin e tij.

“Shqipëria e gatshme të hyjë në luftë” – Bëjini një “like” politikës së jashtme ju lutem!

Postuar në 03 Shkurt, 2017 10:40

Nëse Serbia cenon 1 cm të territorit tonë, Shqipëria e Kosova do të jenë gati t’i përgjigjen”.  Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama e ka kapur edhe njëherë trenin e ngjarjeve mediatike duke e konvertuar politikën e jashtme në shoë personal.

I ftuar në “Zona e Debatit” që drejtohet nga Baton Haxhiu, një gazetar I afërt me pushtetin në Tiranë, Edi Rama, në prezencë të Hashim Thaçit, deklaroi gatishmëri numër 1 për përballjen me Serbinë:

“Duket se bota po përgatitet për luftë”

Postuar në 27 Janar, 2017 10:22

Bota e sotme është e përmbytur nga problemet. Politikëbërësit duken konfuzë dhe të pasigurtë. Por asnjë problem nuk është më urgjent sot sesa militarizimi i politikës dhe gara e re e armatimeve. Ndalimi dhe ndryshimi I kahut të kësaj gare shkatërruese duhet të jetë prioriteti ynë kryesore. Situata e tanishme është shumë e rrezikshme. 

Pages

Subscribe to RSS - lufta