lufta
Mendimi po anon nga Testimi masiv. Karantina e zgjatur, njësoj si të ofrosh vetëvrasjen si kurë
Trajtimi dhe reagimi ndaj pandemisë ka ndarë tashmë edhe njerëz të njohur të botës akademike. Askush nuk di me siguri se çfarë duhet bërë, për medikamentet bota mbarë është lëshuar në eksperimentin live mbi pacientët duke mbështetur këtë me sforco të mëdha përmes ventilimit dhe intubimit të pacientëve në gjendje kritike.
Skenari i paralajmëruar është realitet. Progresi i shkencës ngjan tërësisht i mbivlerësuar në sytë e njerëzve të thjeshtë. Përgjigjet që jepen, evazive dhe me një shije gënjeshtre brenda.
Transparenca është standard i panegociueshëm
Transparenca është për kohë paqeje
Këtë thoshte sot një gazetar që bënte thirrje për t’iu bindur regjimit të luftës që ka imponuar pandemia. Të kesh frikë është normale. Madje frika është ndoshta ndjenja më normale që mund të ekzistojë, e megjithatë ajo është stigmatizuar.
Metamfetamina dhe Blitzkrieg
Sondazhi i besimit
Qeveria dhe mediat pranë saj njoftojnë se së shpejti mbahet konferenca e donatorëve për lehtësimin e pasojave nga tërmeti i 26 nëntorit 2019. Pritmëritë janë të larta dhe në fakt qeveria është entuziaste – me të drejtë – edhe për faktin se një konferencë e tillë po organizohet.
Duke uruar që të mblidhen sa më shumë para për njerëzit që kanë pësuar dëme, nuk mund të mos vihet në dukje një tjetër fakt i nxjerrë në media po këto ditë. Sipas disa të dhënave zyrtare qeveria mblodhi përmes portalit e-albania 65,720,146 lekë ose rreth 600 mijë euro nga 6190 persona.
Video/Protesta kundër luftës në SHBA
Rrezik për Qytetërimin? Tani duan ta shkarkojnë se nuk firmos për luftë
Sulmi i organizuar mbi ambasadën amerikane në Baghdad ka rihapur mundësinë e ndërhyrjes ushtarake amerikane në rajon, duke e vënë presidentin Donald Trump në kushte të favorshme politike tani që në Kongres kërkohet të ngrihet akuza ndaj tij. Dje media pranë tij, Fox News raportonte se pas sulmeve të mbështetura nga milici proiraniane, në Washington po diskutohej vendimi për dislokimin e 4000 trupave amerikane në Kuvajt, pjesë e divizionit të 82-të ajror.
Histori/Kontributi i Koço Tashkos në përpilimin e një koncepti të politikës së aleancave gjatë LANÇL*
Histori/Batalioni "Antonio Gramsci" në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare shqiptare*
Ambasadori turk në Tiranë: Besojmë se kemi mbështetjen e Shqipërisë për luftën në Siri (Video)
Ambasadori i Turqisë në vendin tonë, Murat Ahmet Yoruk, doli sot në një konferencë për shtyp për të sqaruar qëllimet e sulmit të ushtrisë turke në Siri. Ai tha se operacioni i quajtur “Burimi i paqes” do të garantojë pikë së pari rikthimin e sirianëve në shtëpitë e tyre.
Yoruk theksoi se forcat e armatosura turke po veprojnë vetëm në hapësirat ku gjenden militantët e DAESH-it, PKK-së dhe YPG-së, duke shtuar se kjo është edhe arsyeja pse Ankarajmë po përpiqet të krijojë një zonë sigurie në veri të Sirisë.
Kryeministri pakistanez paralajmëron për rrezikun e një lufte bërthamore në Kashmir
Kryeministri pakistanez Imran Khan ka paralajmëruar mundësinë e një lufte bërthamore për rajonin e Kashmirit. Khan ka folur në sesionin e 74-t të OKB-së dhe ka akuzuar nacionalistët hindu që përfaqësohet nga kryeministri indian, Narendra Modi të cilin e quajti një fashist. Tensionet nisën në muajin shkurt kur India bombardoi territorin pakistanez për herë të parë në 50 vjet dhe qysh atëherë opsioni i luftës është në tryezë.
Kam frikë se do të ketë një masakër dhe gjërat do të dalin jashtë kontrollit
u shpreh ndër të tjera Khan.
