kosova

Lavrov: Nuk ka ngjashmëri mes Kosovës dhe Krimesë

Postuar në 28 Qershor, 2021 14:34

Shefi i politikës së jashtme ruse, Sergei Lavrov, akuzon Perëndimin për imponim te të tjerët. Në një shkrim për “Kommersant”, Lavrov shprehet se megjithatë, një rend i bazuar në rregulla, shpesh bëhet mishërim i standardeve të dyfishta.

Ka dhënë 1 dekoratë në ditë

Postuar në 26 Qershor, 2021 20:22

Gazeta “Koha Ditore” ka bërë një përllogaritje të numrit të dekoratave të akorduara nga ish-presidenti kosovar, Hashim Thaçi gjatë qëndrimit të tij në detyrë. Llogaria flet për ethe të vërteta dekorimi: 

Serbia ndryshon Kushtetutën, Kosova nuk lëviz nga Preambula

Postuar në 11 Qershor, 2021 17:52

Kosova do të mbetet në premumbëln e Kushtetutës së Serbisë që pritet të ndryshojë në kuadër të atij që quhet si Plani i Veprimit për Kapitullin 23. Lajmi është bërë i ditur nga ministrja serbe e Drejtësisë, Maja Popoviç gjatë një interviste në Tv Prva ku ajo ka folur për krijimin e një sistemi të sigurisë juridike.

Raporti i Borrell: Normalizimi Prishtinë-Beograd, brenda 2021-t. Nuk flitet për ndarje kufijsh

Postuar në 30 Maj, 2021 04:08

Darka joformale e liderëve të Ballkanit Perëndimor, organizuar nga shefi i diplomacisë europiane, Josep Borrell, ka mundësi të ketë prodhuar një dokument të miratuar nga BE për rajonin.

Ministria e Jashtme Çeke: Deklaratat e Zeman në Serbi nuk përfaqësojnë qëndrimin zyrtar

Postuar në 27 Maj, 2021 19:43

Disa ditë më parë, presidenti i Republikës Çeke, Milos Zeman, gjatë një vizite në Beograd u kërkoi falje serbëve për bombardimet e kryera nga NATO në vitin 1999, gjatë luftës së Kosovës.

"Serbia na ka mbështetur dhe ne e bombarduam. Më lejoni të them menjëherë se unë kërkoj falje për bombardimin e RFJ-së. Ishte një gabim. Si burrë, do t'i kërkoja popullit serb të na falte. Më ka shqetësuar për një kohë të gjatë kjo gjë”, citohet Zeman nga B92.

Vuçiç paralajmëron hapjen e "problemeve me Kosovën"

Postuar në 21 Maj, 2021 22:03

Presidenti i Serbisë, Alexander Vuçiç ka paralajmëruar se së shpejti vendi i tij do të përballet me presione që kanë të bëjnë me Kosovën.

Kam frikë se kjo do të përshpejtohet, nën presion. Mendoj se çdo gjë rreth Kosovës po shkon mirë, por kam frikë se këto ditë ata do të nisin me një sërë zgjidhjesh të mrekullueshme, por ne do të luftojmë

ka thënë Vuçicic në Priboj.

Srebrenica si referencë për padinë ndaj Serbisë për gjenocid

Postuar në 20 Maj, 2021 14:46

“Mbin” një non-paper tjetër: Kosova i mbetet Serbisë për 99 vjet

Postuar në 16 Maj, 2021 23:35

Një tjetër “non-paper” që synon ndryshime në Ballkan ka dalë në dritë. Dokumenti jozyrtar, autorët e të cilit nuk dihen, përmban 16 pika dhe është një manovër e vogël diplomatike, sepse nuk shkel rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të KB në asnjë pikë të tij. Detajet janë publikuar nga revista gjermane "Zuerst".

Dokumenti propozon që të gjithë shtetasit e Kosovës, duhet të marrin shtetësinë e Republikës së Serbisë.

Milos Zeman: Konstitucionalistët çekë janë kundër tërheqjes së njohjes së Kosovës

Postuar në 10 Maj, 2021 01:53

Presidenti i Republikës Çeke, Milos Zeman ka qenë së fundmi në një vizitë në Beograd ku edhe ka dhënë një intervistë për revistën “Cord”. Nga i gjithë prononcimi i Zeman, revista ka nxjerrë në somario qëndrimin për Kosovën, që në thelb thotë se përpjekja e Zeman për të revokuar në rrugë ligjore njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Çekia, ka dështuar. 

Mediat serbe: Kroacia vendos ngritjen e një kampi ushtarak në Kosovë

Postuar në 06 Maj, 2021 19:18

Kroacia ka njoftuar krijimin e një kampi ushtarak në Kosovë. Ministri i Jashtëm kroat, Gordan Grlic Radman është shprehur gjatë një konference të përbashkët për shtyp me homologen kosovare, Donika Gërvalla se kampi në fjalë po krijohet për të rritur stabilitetin.

Pages

Subscribe to RSS - kosova