bota
Statistikat/ Brenda 45 vitesh, suedezët bëhen pakicë në vendin e vet
Në Suedi, për disa dekada, vendasit do të bëhen minorancë. Statistikat në vendin nordik tregojnë një rritje të pandërprerë të imigracionit, i cili karakterizohet nga një numër më i lartë lindjesh, gjë që vë në rrezik vetë kulturën suedeze.
Hulumtimi i fundit akademik që sugjeron se suedezët do të jenë një pakicë në vendin e tyre në më pak se 50 vjet. Dikur kombi më homogjen i Evropës, Suedia mund të bëhet kështu një vend simbol i multikulturalizmit.
“Sinopharm”, 93% efektive në Emiratet Arabe
Në Emiratet e Bashkuara Arabe janë publikuar rezulatet e një studimi mbi efikasitetin e vaksinës kineze. Vendi ka filluar t’i prodhojë vetë vaksinat “Sinopharm”, për të cilën studiuesit thonë se dy javë pas dozës së dytë, te pacientët është konstatuar më shumë se 93 për qind efektivitet në parandalimin e shtrimit në spital në rast infeksioni, 95 për qind në shmangien e kujdesit intensiv dhe 100 për qind në parandalimin e vdekjes.
BE: Moska ka përgjegjësi për gjendjen e Navalnit
BE bën përgjegjëse Moskën për gjendjen e liderit të opozitës, Aleksei Navalni. Shefi i diplomacisë europiane, Joseph Borrell, në një videokonferencë me ministrat e Jashtëm të BE-së ka kërkuar që Navalni të asistohet nga mjekët e tij.
Lotari për të reduktuar anijet në kanalet e Amsterdamit
Në kanalet e Amsterdamit, anijet e vogla në të cilat turistët shijojnë një vakt ndërsa sodisin peizazhin, do të reduktohen në numër. Licencat tani po kalojnë në një sistem lotarie, që lë në fuqi vetëm disa prej tyre. Ndërkohë, 20 000 njerëz kanë nënshkruar një peticion që kundërshton rregullat lokale të transportit, të cilat sipas tyre mund t’i vrasin bizneset familjare. Me vendim të këshillit të qytetit, lotaria për 155 licenca u hodh vitin e kaluar.
Të Blertët në Gjermani propozojnë pasuesen e Merkelit
Annalena Baerbock është kandidatja e parë për kancelare nga radhët e Partisë Blertë në Gjermani. Ajo është në krye të partisë së bashku me kolegun Robert Habeck dhe tre vjet më parë synonin një parti të re e të madhe për Gjermaninë.
Raporti amerikan: Franca përgjegjëse për genocidin në Ruandë
Një raport i hartuar në SHBA e ngarkon Francën me përgjegjësi në gjenocidin e Ruandës. Raporti me gati 600 faqe e etiketon Francën "bashkëpunëtore" të regjimit ekstremist Hutu që orkestroi masakrën e rreth 800 000 njerëzve dhe refuzon plotësisht pozicionin qasjen sipas të cilës Parisi nuk kishte dijeni për axhendën gjenocidiale, raporton France 24. Investigimi është kryer për disa v
Amerika bëhet gati për ujë me orar
Rënia në minimumin historik e nivelit të liqeneve artificiale që furnizojnë miliona amerikanë mund t’i bëjë këta të fundit të përballen me ujin me orar. Banorët që mund të preken të parët nga kjo janë ata të Arizonës dhe Nevadës.
Liqeni Powell dhe Liqeni Mead kanë pësuar rënie të nivelit të ujit për shkak të ndryshimit të klimës.
Si pasojë e kësaj, më pak sasi bore përfundon në lumenj dhe degët e tij dhe temperaturat më të larta nxisin tharjen e tokës dhe bëjnë që më shumë ujë të avullojë.
Një hap nga lufta Rusi-Ukrainë
Lufta nuk ka qenë kurrë më afër se ditët e fundit në kufirin mes Ukrainës dhe Rusisë. Situata mbetet e tensionuar dhe incidentet, përfshirë ato me shkëmbim zjarri, nuk kanë munguar. Qeveria ukrainase thotë se përgjatë javëve të fundit, Rusia ka dislokuar në Krime rreth 40 mijë trupa dhe 40 mijë të tjera në rajonet pranë kufirit lindor të Ukrainës.
Përqendrimi ushtarak përfshin këmbësorinë elitare, automjete, tanke, artileri raketa, njësi të luftës elektronike, sisteme të mbrojtjes ajrore, cisterna karburanti dhe spitale fushore.
Irani ka një emër për shpërthimin në centralin bërthamor
Disa ditë pas një incidenti në stacionin bërthamor në Natanz, që e cilësoi fillimisht sulm terrorist, Irani ka një emër për autorin. Sipas medieve iraniane, i dyshuari është 43-vjeçari Reza Karimi, i lindur në Kashan, një qytet në Iran. Televizioni shtetëror publikoi një foto të Karimit, për të cilin tha se ka njoftuar Interpolin, pasi është larguar nga vendi pas sabotimit të punës në centralin bërthamor.
Dokumentet e deklasifikuara: Përpjekja e SHBA për të vrarë Raul Kastron në 1960
CIA nuk ka pasur në shënjestër vetëm Fidel Kastron, por edhe të vëllain, Raul. Në vitin 1960, Raul Kastro është bërë udhëheqësi i parë i revolucionit kuban, për të cilin CIA hartoi një plan eliminimi. Kundrejt 10 000 dollarëve u pajtua një pilot, i cili do ta merrte vëllain e Fidelit nga Praga në Havana, rrugë gjatë të cilës do të ndodhte një "aksident". Plani që nuk arriti kurrë të finalizohej zbulohet nga dokumentet e deklasifikuara, të botuara së fundmi nga Arkivi i Sigurisë Kombëtare në Uashington.
