bota
Në hapësirë mbeten aleatë
Moska dhe Uashingoni kanë rënë dakord të zgjasin marrëveshjen e bashkëpunimit në hapësirë, gjë që lejon kozmonautët rusë dhe astronautët amerikanë të eksplorojnë së bashku hapësirën.
Të shtunën, kryeministri rus Mikhail Mishustin miratoi propozimet, duke zgjatur marrëveshjen deri në fund të vitit 2030. Sipas një zyrtari, marrëveshja parashikon "kërkimin dhe përdorimin e hapësirës së jashtme për qëllime paqësore" për pjesën më të mirë të dekadës së ardhshme.
Bullgarët çojnë në Parlament tri parti të reja
Zgjedhjet e së dielës në Bullgari çuan në Parlament tre parti të reja, kryesisht përfaqësuese të protestave anti-korrupsion të verës së kaluar. Kryeministri Boyko Borissov, konservatori qeverisës GERB, mbeti partia më e fortë e vetme, por me shanse të pakta për të formuar një qeveri dhe për të mbajtur pushtetin.
Skandali në Itali, prokuroria përgjon gazetarët
Përgjimi i disa gazetarëve në Itali, pa qenë subjekt hetimi, ka hapur një debat të madh. I njohur ndryshe si pushteti i katërt, media kontrollon edhe pushtetin gjyqësor si të tjerët. Por në rastin konkret, rezulton si ai është bërë vetë subjekt monitorimi.
Rasti ka të bëjë me hetimet e nisura nga Prokuroria e Trapanit ndaj disa OJQ-ve lidhur me trafikun e emigrantëve libianë drejt Italisë.
Mes gazetarëve të përgjuar spikat emri i Nancy Porsias.
Sinjale pozitive për riaktivizimin e marrëveshjes bërthamore
SHBA dhe Irani do të punojnë për riaktivizimin e marrëveshjes bërthamore. Një takim i planifikuar për të martën e javës tjetër në Vjenë mund të bëhet pika fillestare nga ku nis një kthesë e tillë. Përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara do të jenë të pranishëm por nuk do të takohen drejtpërdrejt me iranianët kur palët që janë pjesë e marrëveshjes bërthamore të takohen javën e ardhshme.
Ekzistenca e Ukrainës në pikëpyetje
NATO është shprehur e shqetësuar në lidhje me dislokimin e disa tankeve dhe mjeteve të blinduara ruse në rajone që kufizohen me Ukrainën si dhe në Krime, të cilën Moska e aneksoi nga Ukraina në 2014.
Ambasadorët e NATO-s u takuan për të diskutuar mbi përshkallëzimin e dhunës në rajonin lindor Donbass, ku trupat ukrainase kanë luftuar forcat separatiste të mbështetura nga Rusia në një konflikt, sipas Kievit u ka marrë jetën 14 000 njerëzve që nga viti 2014.
Vaksinat kineze, pranë standardeve të OBSH-së
Të dhënat e dy kompanive kineze për efikasitetin e vaksinave Sinopharm dhe Sinovac përputhen me kriteret e Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
Grupi Strategjik Këshillimor i Ekspertëve i OBSH-së (SAGE) pritet të publikojë rekomandime për dy vaksinat kineze deri në fund të prillit, tha kryetari i tij Alejandro Cravioto.
Vaksina përcakton aleancat gjeopolitike, Irani gjen mbështetje te Kina dhe Rusia
Vala e katërt e pandemisë Covid-19 në Iran po u jep formë aleancave gjeopolitike të vendit aziatik, duke e afruar atë me aleatët e saj dhe duke rritur distancat me kundërshtarët. Deri më sot, Irani ka zyrtarizuar 1.9 milion raste që nga fillimi i epidemisë dhe mbi 62 mijë viktima.
Prej katër javësh, numri i madh i rasteve të reja ka sjellë frikën nga më e keqja: varianti anglez i virusit tani është i pranishëm në të gjitha zonat, pas një relaksimi të përgjithshëm të popullsisë gjatë pushimeve tradicionale në fillim të vitit të ri.
Vështirësitë e furnizimit
Akuzë Bolsonaros: Pandemia, genocidi më i madh. Na ndihmoni!
Brazili është ndër vendet me numrin më të madh të viktimave të shkaktuara nga Covid-19. Ish-presidenti Luiz Inácio Lula da Silva e cilëson këtë situatë gjenocidi më i madh në historinë e vendit.
OBSH, kritika Europës për ritmin e ngadaltë të vaksinimit
OBSH kritikon Europën për ritmin e ngadaltë të vaksinimit. "Vaksinat janë mënyra jonë më e mirë për të dalë nga kjo pandemi ... Sidoqoftë, fillimi i këtij procesi është në mënyrë të papranueshme i ngadaltë" dhe "po zgjat pandeminë", tha drejtori i OBSH-së për Evropën në një deklaratë, Hans Kluge.
OBSH vlerëson se rritja e aktuale e numrit të rasteve të koronavirusit në Evropë është më shqetësuesja.
Sipas agjencisë së Kombeve të Bashkuara, më shumë se 1.6 milion njerëz janë prekur nga COVID-19 në 51 vendet e Evropës javën e kaluar – java e gjashtë radhazi që shënon rritje.
"Është koha të ndëshkojmë krimet e regjimit në Siri"
