bota
Frontex në kaos/Skandalet trazojnë Agjencinë Europiane të Kufirit
Agjencia Europiane e Kufijve është në kaos. Akuza për ngacmime në vendin e punës, keqmenaxhim dhe parregullsi financiare rëndojnë mbi kreun e FRONTEX, Fabrice Leggeri.
"Nuk ka fonde nga BE-ja pa reformuar ligjet e prokurimit publik"
Para se t’i kalojë miliarde euro nga fondi i rimëkëmbjes, Bashkimi Europian i kërkon Hungarisë të reformojë ligjet e prokurimit publik. Me frikën e abuzimeve me tenderat, BE kërkon ndryshime direkte në ligjet e prokurimit publik të Hungarisë, sipas një dokumenti që Komisioni ka publikuar më 26 janarit, në të cilin specifikohen ligjet që duhen rishikuar nga qeveria e kryeministrit Viktor Orban. Komisioni Evropian është mandatuar të menaxhojë skemën 750 miliardë euro dhe u ka kërkuar disa shteteve të B-së të rishikojnë propozimet e tyre për mënyrën sesi do të përdoren fondet.
Dështon me variantin vendas të Covid-19, AstraZeneca pezullohet në Afrikën e Jugut
Afrika e Jugut pezulloi përdorimin e vaksinës së AstraZeneca-së pasi të dhënat treguan se ajo jepte mbrojtje minimale kundër infeksionit të shkaktuar nga varianti i koronavirusit që u zbulua pak javë më parë në vend.
Pas testeve të kryera nga universiteti i Witsatersrand-it, të cilat sollën rezultate zhgënjyese, ministro o shëndetësisë tha se qeveria mbetet në pritje të fjalës së shkencëtarëve.
Për herë të parë, një grua në Sinodin e Ipeshkvinjve
Për herë të parë në historinë e Kishës Katolike, një grua caktohet në një detyrë të rëndësishme.
Papa ka caktuar si nënsekretare e Sinodit të Ipeshkvijve francezen Nathalie Becquart. Ajo do të ketë të ketë të drejte vote në këtë trupë vendimmarrëse, e cili këshillon Papën dhe diskuton disa nga çështjet më të diskutueshme në Kishën Katolike Romake. Zonja Becquart ka punuar me sinodin si konsulente që nga viti 2019.
Microsoft u heq donacionet republikanëve që refuzuan fitoren e Biden
Microsoft do t’u ndalojë donacionet ligjvënësve republikanë, të cilët refuzuan të certifikojnë fitoren e zgjedhjeve të Joe Biden. Gjiganti i teknologjisë do t’i kanalizojë këto fonde në drejtim të "promovimit të demokracisë".
Në këtë mënyrë, Microsoft ngrin të gjitha kontributet politike si dhe ato për organizatat e lidhura me republikanët që kanë pretenduar për manipulimin e votës, të paktën deri në 2022.
Diplomaci pa hequr dorë nga interesat/Burgosja e Navalnyt nuk kushtëzon Nord Stream 2
Gjermania nuk duhet të heqë mbështetjen për projektin e gazsjellësit Nord Stream 2 nga Rusia, pavarësisht qëndrimit në lidhje me burgosjen e liderit të opozitës ruse. Armin Laschet, njeriu që ka më shumë shanse të bëhet kancelari gjerman i radhës, thotë se në politikë duhet të jesh realist.
"Ne duhet ta marrim botën siç është, në mënyrë që ta bëjmë atë më të mirë".
Rusia dëbon ambasadorët e Gjermanisë, Polonisë dhe Suedisë
Rusia ka dëbuar diplomatët nga Gjermania, Polonia dhe Suedia, me pretendimin se kanë qenë pjesë e protestave pro-Aleksei Navalny-t.
Vendimi vjen në të njëjtën ditë që shefi i punëve të jashtme të BE-së, Josep Borrell, ndodhet në Moskë për një vizitë diplomatike treditore.
Smartmatic padit Fox News për dezinformim, kërkon 2.7 miliardë dollarë dëmshpërblim
Smartmatic ka paditur Fox News për përhapje lajmesh të rreme, duke kërkuar dëmshpërblim 2.7 miliardë dollarë. Kompania e sistemeve elektronike është akuzuar shpesh për manipulim në zgjedhjet presidenciale dhe disa prej zërave që i kanë përsëritur këto akuza janë shfaqur në Fox News. Smartmatic, e cila është është shpallur fituese për të realizuar procesin e identifikimit biometrik të votuesve në zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri, pretendon se është dëmtuar nga këto akuza.
SHBA tërheq mbështetjen për luftën e Arabisë Saudite në Jemen
Amerika nuk do të mbështesë më fushatën ushtarake të Arabisë Saudite në Jemen. Presidenti Joe Biden kërkoi të enjten që lufta më shumë se gjashtëvjeçare, e parë gjerësisht si një konflikt ndërmjet ndërmjet Arabisë Saudite dhe Iranit, të marrë fund. Timothy Lenderking, diplomat veteran, është emëruar në postin e të dërguarit special të SHBA për Jemenin në përpjekje për të rritur kapacitetet diplomatike dhe "për t'i dhënë fund luftës në Jemen, një luftë e cila ka krijuar katastrofë humanitare dhe strategjike".
Danimarka aplikon pasaportën e vaksinës
Danimarka bëhet vendi i parë që vë në jetë planin për një pasaportë digjitale të vaksinimit. Brenda shkurtit, danezët mund të kontrollojnë statusin e tyre online dhe të printojnë certifikatat e vaksinimit.
Ministri danez i Financave, Morten Bodskov, tha se pasaporta digjiitale e vaksinës është një mënyrë përmes të cilës mund të rimëkëmbet ekonomia.
