bota

Vaksinat, Austria dhe Danimarka “shkëputen” nga BE

Postuar në 02 Mars, 2021 11:03

Austria dhe Danimarka do të ndryshojnë kursin në lidhje me vaksinat anti-Covid. Kancelari austriak, Sebastian Kurz, para udhëtimit të tij në Izrael, njoftoi se vendi i tij do të prodhojë vaksina në bashkëpunim me Izraelin.

Nuk do të mbështetemi më te BE-ja në të ardhmen dhe, së bashku me Izraelin, do të prodhojmë doza të vaksinave të gjeneratës së dytë për mutacione të mëtejshme të koronavirusit dhe të punojmë së bashku për të kërkuar mundësi trajtimi në vitet e ardhshme", citohet Kurz nga agjencia APA.

Ish-presidenti francez dënohet me tre vjet burg për korrupsion

Postuar në 01 Mars, 2021 17:28

Ish-presidenti francez, Nicolas Sarkozy, u shpall sot fajtor për korrupsion dhe ndikim të paligjshëm dhe u dënua me tre vjet burg. Megjithatë, 66-vjeçari Sarkozy ka të drejtën të kërkojë që dënimi i tij me burg - prej të cilit dy vjet janë pezulluar - të konvertohet në arrest shtëpie me byzylyk elektronik.

Sarkozy bëhet kështu ish-lideri i dytë francez që i jepet dënim me burg. Paraardhësit të tij në Elysée, Jacques Chirac, iu dha një dënim me dy vjet burg, pasi u shpall fajtor për korrupsion ndërsa shërbente si kryetar i Bashkisë së Parisit.

Misteri i liqenit të skeleteve në një nga malet më të larta të Indisë

Postuar në 01 Mars, 2021 13:00

Prej vitit 1942, kur u zbuluan për herë të parë, mbetjet e 600-800 njerëzve në liqenin Roopkund  kanë tërhequr vëmendjen e antropologëve dhe shkencëtarëve. Liqeni ndodhet 5 029 metra mbi nivelin e detit, në një nga mallet më të larta të Indisë. Ai është i mbuluar nga bora në pjesën më të madhe të vitit, por kur ajo shkrin, në sipërfaqe dalin skeletët njerëzorë, një pjesë e të cilëve janë ende të veshur me mish. Një teori e vjetër i lidh këto mbetje me mbretin indidan, gruan e tij dhe shërbëtorët, të cilët u zhdukën gjatë një stuhie 870 vjet më parë.

Italia do të vaksinojë edhe të shëruarit nga Covid-19

Postuar në 27 Shkurt, 2021 11:29

Italia ka vendosur vaksinimin e personave që e kanë kaluar Covid-19. Duke qenë se antitrupat konsiderohet se janë ende aktivë, për ata që janë shëruar nga Covid-19, një dozë e vaksinës do të jetë e mjaftueshme.

Agjencia e Barnave ka dhënë miratimin, ndërsa Ministria e Shëndetësisë po harton projektin. Për momentin, të shëruar nga Covid-19 në Itali janë mbi dy milionë njerëz, sipas buletinit të fundit saktësisht  2 387 032 persona.

Itali, "raprezalje" administrative ndaj platformave të shpërndarjes së ushqimit

Postuar në 26 Shkurt, 2021 13:25

Prokurorët e Milanos dhe Inspektorati Italian i Punës kanë urdhëruar katër platforma kryesore të shpërndarjes së ushqimit të punësojnë plotësisht mbi 60 000 korrierë dhe të paguajnë një gjobë total prej 733 milionë €.

Shpërndarësit, të cilët kanë punuar për Uber Eats, Glovo, Just Eat dhe Deliveroo në Itali nga 2017 në 2020 tani duhet të trajtohen si "punëtorë të koordinuar dhe të vazhdueshëm", deklaruan prokurorët.

Pamjet satelitore zbulojnë planet e Izraelit për të rinovuar qendrën e kërkimit bërthamor

Postuar në 25 Shkurt, 2021 17:05

Qendra e Kërkimit Bërthamor Negev e Izraelit, e cila sipas raportimeve të huaja strehon programin e padeklaruar të armëve atomike të vendit, i është nënshtruar atij që konsiderohet projekti i tij më i madh i ndërtimit në dekada.

Rusia zgjeron “influencën” e vaksinës, San Marino furnizohet me Sputnik V  

Postuar në 25 Shkurt, 2021 14:28

Dështimi i BE-së në furnizimin me vaksinë i ka hapur terren Rusisë në zemër të Europës. Banorët e principatës së vogël të San Marinos do të vaksinohen me Sputnik V. Rusia do të dorëzojë sot dërgesën e saj, pasi qeveria italiane nuk ia doli ta bënte.

Moska këtë javë dërgoi 7 500 doza të vaksinës së saj Sputnik V në shtetin e vogël, raporton Politico.eu.

Cancel Culture në SHBA shkon edhe te Bibla. Ja personazhet që propozohen të përjashtohen

Postuar në 24 Shkurt, 2021 23:45

Kemi dëgjuar së fundmi të flitet shpesh për kulturën e fshirjes - cancel culture, një formë moderne e përjashtimit të një individi nga rrethet shoqërore ose profesionale - qofshin ato edhe në internet apo në media, pasi të kenë bërë ose thënë diçka që konsiderohet e kundërshtueshme ose fyese. Shprehja "kulturë e anulimit" ka kryesisht konotacion negativ dhe përdoret zakonisht në debate mbi fjalën e lirë dhe censurimin.

SHBA dhe Egjipti do të zhvillojnë stërvitje të përbashkëta ushtarake

Postuar në 24 Shkurt, 2021 08:55

SHBA do të shtojë bashkëpunimin ushtarak me Egjiptin. Kreu i Komandës Qendrore të ushtrisë amerikane, Kenneth McKenzie, zhvilloi një vizitë në Kajro, ku është pritur nga shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura të Egjiptit, Mohamed Farid.

Siç raportojnë mediat e Egjiptit, McKenzie, gjatë takimit me Farid, shprehu gatishmëri për të mbështetur partneritetin strategjik dhe koordinimin midis forcave të armatosura egjiptiane dhe amerikane si dhe për të rritur bashkëpunimin në interes të të dy palëve.

Një ankesë për Bitcoin i kushton Elon Musk 15 miliardë dollarë  

Postuar në 23 Shkurt, 2021 15:45

Elon Musk nuk është më njeriu më i pasur në botë, që prej javës së kaluar, kur aksionet e Tesla Inc. ranë me 8.6%, duke i marrë me vete 15.2 miliardë dollarë nga vlera e tij neto.

Rënia më e madhe e Tesla-s që nga shtatori u nxit pjesërisht nga komentet e Musk mbi çmimet e Bitcoin dhe rivalit më të vogël, Ether. Musk tha se ato janë të larta.

Ky mesazh në Tuiter erdhi në javë pasi Tesla njoftoi se shtoi 1.5 miliardë dollarë Bitcoin në bilancin e saj.

Pages

Subscribe to RSS - bota