be

Relaksohen marrëdhëniet tregtare SHBA-BE

Postuar në 05 Mars, 2021 22:40

Administrata Biden ndryshon qasjen në raport me Bashkimin Europian. Presidenti Joe Biden është i vendosur të rikthejë partneritetin SHBA-BE dhe ka rënë dakord të pezullojë tarifat që erdhën si pasojë e mosmarrëveshjes Boeing-Airbus dhe të punojë për ta zgjidhur çështjen me Organizatën Botërore të Tregtisë.

Lajmin e bëri të ditur Shtëpia e Bardhë, pas thirrjes telefonike midis presidentit amerikan dhe presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

BE, sanksione për katër zyrtarë rusë

Postuar në 22 Shkurt, 2021 15:12

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian ranë dakord sot për të vendosur sanksione ndaj katër zyrtarëve të lartë rusë, një përgjigje kjo kryesisht simbolike ndaj burgimit të kritikut të Kremlinit, Alexei Navalny.

Kryediplomatët arritën një marrëveshje politike gjatë takimit të tyre të hënën pasi Franca, Gjermania, Polonia dhe vendet baltike i kërkuan bllokut me 27 anëtarë t'i dërgojnë një mesazh presidentit Vladimir Putin se debati dhe protesta duhet të lejohen në Rusi.

"Përplasja" me Soros/ KE, ultimatum Orbanit

Postuar në 19 Shkurt, 2021 12:40

Komisioni Evropian ka paralajmëruar Hungarinë se ka dy muaj për të bërë ndryshime në ligjin e shumëdebatuar që prek organizatat joqeveritare të financuara nga jashtë (OJQ), përfshirë universitetin e themeluar nga miliarderi amerikan, George Soros.

Komisioni Europian i ka dërguar një letër të enjten kryeministrit hungarez Viktor Orban, të cilit I kërkon modifikimin e të ashtuquajturit 'rregull transparence', i miratuar në 2017.

Hungaria mbyll radion e vetme të pavarur

Postuar në 15 Shkurt, 2021 16:28

KlubRadio, radio e fundit e pavarur hungareze mbylli transmetimin në mesnatë. Në një përballje me qeverinë e Oban, radioja la frekuencën analoge të përdorur deri tani. Por Andras Arato, drejtori dhe pronari i transmetuesit, nuk u dorëzua dhe filloi transmetimin në platformën e internetit të radios duke transmetuar “Himnin e gëzimit”, himni zyrtar i Bashkimit Evropian, raporton gazeta e pavarur online “Indeksi”. Kjo ishte një sfidë e hapur për Orban, në një kohë që edhe BE-ja është shprehur "seriozisht e shqetësuar" në lidhje me këtë hap.

Si u bë Europa model për shekullin XXI

Postuar në 15 Shkurt, 2021 00:25

 

 

BE i mbyll “derën” vaksinës ruse

Postuar në 11 Shkurt, 2021 10:39

Bashkimi Europian nuk ka ndërmend të përfshijë Sputnik V në spektrin e vaksinave që po përdoren për të imunizuar popullatën europiane. Ajo që deri tani është lënë të kuptohet, përfundimisht është thënë me zë nga zëdhënësi i Komisionit Europian, Eric Mamer.

Përballë Big Tech me padi kolektive

Postuar në 08 Shkurt, 2021 15:26

Përballja me Big Tech kërkon bashkimin e fuqive. Aktivistë që mbrojnë të drejtat e konsumatorit e kanë kuptuar këtë dhe shohin aksionin kolektiv si zgjidhje. Një direktivë e re e BE-së që do t'u japë konsumatorëve të drejtën për të ngritur padi kolektive në rastet e dëmtimit masiv, mund të çojë shumë shpejt në aksione më të mëdha të klasës panevropiane. Ndërkohë, paditë kundër Apple dhe TikTok kanë nisur.

"Nuk ka fonde nga BE-ja pa reformuar ligjet e prokurimit publik"

Postuar në 08 Shkurt, 2021 13:55

Para se t’i kalojë miliarde euro nga fondi i rimëkëmbjes, Bashkimi Europian i kërkon Hungarisë të reformojë ligjet e prokurimit publik. Me frikën e abuzimeve me tenderat, BE kërkon ndryshime direkte në ligjet e prokurimit publik të Hungarisë, sipas një dokumenti që Komisioni ka publikuar më 26 janarit, në të cilin specifikohen ligjet që duhen rishikuar nga qeveria e kryeministrit Viktor Orban. Komisioni Evropian është mandatuar të menaxhojë skemën 750 miliardë euro dhe u ka kërkuar disa shteteve të B-së të rishikojnë propozimet e tyre për mënyrën sesi do të përdoren fondet.

Është koha të flasim më shumë me Rusinë sesa për Rusinë

Postuar në 04 Shkurt, 2021 12:53

 

Sot po udhëtoj drejt Moskës. Hera e fundit që një Përfaqësues i Lartë i BE-së vizitoi Rusinë ishte katër vjet më parë. Qëllimi kryesor i vizitës sime është të diskutoj çështjet që na shqetësojnë në lidhje me vendin dhe rolin e Rusisë brenda Evropës dhe angazhimin e saj në nivel ndërkombëtar.

Marrëdhëniet BE - Rusi janë përkeqësuar gjatë dekadës së fundit dhe, veçanërisht që nga aneksimi i paligjshëm i Krimesë dhe Sevastopolit në vitin 2014, ato janë shenjuar nga mungesa e besimit. Sot, ne e shohim njëri-tjetrin si rivalë dhe konkurrentë dhe jo si partnerë.

Në kërkim të partnerëve të rinj tregtarë

Postuar në 31 Janar, 2021 10:37

Një vit pasi doli nga BE-ja, Britania është në kërkim të partnerëve tregtarë. Partneriteti Trans-Paqësor është marrëveshja në të cilën Londra kërkon të anëtarësohet.

Pages

Subscribe to RSS - be