be
Hapja e Varoshës, BE drejt sanksioneve ndaj Turqisë
Parlamenti Europian ka adoptuar dje një amendament që hap rrugën për vendosjen e sanksioneve ndaj Turqisë për shkak të hapjes prej kësaj të fundit të Varoshës, qytetit bregdetar të Qipros. Amendamenti i depozituar nga Partia Popullore Europiane përcakton se:
Këshilli i Europës duhet të ruajë pozicionin e tij të unifikuar vis-à-vis me veprimet ilegale dhe të njënashme të Turqisë, të ndërmarrë veprime dhe të vendosë sanksione ndaj Turqisë
Katër vendet e vijës së parë, memorandum të përbashkët mbi rregulloren e re të migrimit të BE-së
Kryeministrat e katër vendeve të Bashkimit Evropian në vijën e frontit të krizës së migracionit, përkatësisht Greqia, Italia, Spanja dhe Malta, kanë nënshkruar një memorandum të përbashkët, i cili qartëson pozicionet e tyre në raport me Paktin e ri të BE për Migracionin dhe Azilin te kryesia gjermane e Këshillit Evropian, e përfaqësuar nga kancelarja Merkel, Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, dhe Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
Zëdhënësi i Erdogan: Anëtarësimi i Turqisë në BE mbetet prioritet strategjik
Ndonëse është në kurs përplasjeje me një pjesë të vendeve anëtare të Bashkimit Europian, Turqia vazhdon të ruajë qetësinë dhe të deklarojë se e ka anëtarësimin në bllok, interest ë vetin strategji. Zëdhënësi i presidentit turk, Ibrahim Kalin deklaroi se ky është synim strategjik për vendin e tij duke bërë thirrje që liderët e BE-së të heqin dorë nga paragjykimet ndaj Turqisë dhe t’i shohin marrëdhëniet me të përmes një optike strategjike.
8 vjet, mision i dështuar Ribashkimi me Europën
Shqipëria e Edi Ramës po ecën në mënyrë të pakthyeshme drejt përplasjes me një dështim në procesin e negociatave. Është diçka që nuk duhet uruar në asnjë rrethanë por duket tanimë qartë nga këmbëngulja e Hollandës për një Jo dhe nga kushtet e Gjermanisë. Shpresa e fundit e kryeministrit Rama është artikuluar në formën e tezës së “Europës Strategjike”, duke kërkuar te procesi i zgjerimit një rishikim procedure dhe relativizim të kërkesave ndaj kritereve strikt teknike për të parë te Ballkani Perëndimor një rajon që duhet të jetë detyrimisht brenda Europës.
Hapja e negociatave me BE rrezikohet nga vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut
Bullgaria ka kërcënuar me veto hapjen e negociatave të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE nëse Shkupi zyrtar nuk merr parasysh shqetësimet saj për gjuhën dhe historinë. Problemi në fjalë është serioz sepse përfaqëson një aspekt ballkanik për një proces që presupozohet se do të mënjanojë apo zgjidhë ato. Për procesin e negociatave, së fundmi, Gjermania në cilësinë e drejtueses së KE-së, do të prezantojë të ashtuquajturin “Pozicion të Përgjithshëm të Dakordësuar të BE-së”, që do të shenjojë hapjen formale të negoiatave.
Integrimi e ka kthyer BE-në në palë të interesuar për kapjen e shtetit në Ballkanin Perëndimor
Mungesa e besimit dhe solidaritetit në marrëdhëniet ndërkombëtare, pandemia COVID-19 dhe gjendja e demokracisë dhe kapja e shtetit ishin temat kryesore të Forumit të 10-të të Sigurisë të Beogradit, me titull "Pa besim nuk ka paqe", i cili u mbajt online më 20 tetor. Ndër të ftuarit në panel ishte edhe Donika Emini, kandidate për PhD në Politikë dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare në Universitetin Westminster.
Europa po përgatitet për skenarin: Trump nuk njeh rezultatin e zgjedhjeve dhe nuk largohet nga Shtëpia e Bardhë
Revista gjermane “Spiegel” raporton së fundmi për ato që i cilëson si “përgatitje për skenarin më të keq” të zgjedhjeve presidenciale në SHBA. Dhe ky skenar më i keq është mosnjohja e rezultatit nga presidenti aktual Donald Trump, çka ka vënë në lëvizje autoritetet europiane që do të duhet të kenë një qëndrim mbi atë që mund të ndodhë.
Ekskluzive/Biseda Merkel-Rama: BE mbështet bashkëqeverisjen PS-PD
Dje u raportua se kryeministri Edi Rama zhvilloi një bisedë me kancelaren gjermane Angela Merkel që u tha se kishte të bëntë me Planin e Investimit. Redaksia e “Të Kripura” ka arritur të zbardhë një pjesë të bisedës që në të vërtetë lidhet me variantin e bashkëqeverisjes PS-PD pas zgjedhjeve të 25 prillit, një zgjidhje që shihet si më e mira edhe në sytë e BE-së, apo një pjese të saj. Më poshtë një pjesë nga biseda që ka interes për të kuptuar se çfarë po ndodh:
...
Merkel: Përshëndetje z. Rama! Pa maskë?
Ndarja mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, Lajçak: Qartësoni prioritetet e politikës së jashtme
Bashkimi Europian do të ndihmojë dhe do të sigurojë autoritetin e vet në Ballkanin Perëndimor, por ky i fundit duhet të qartësojë prioritetet e politikës së jashtme. Kështu është shprehur Përfaqësuesi Special i BE-së për dialogun Prishtine-Beograd, MIroslav Lajçak gjatë forumit të Bratisalvës duke lënë të kuptohet se mes BE-së dhe rajonit tonë ka tanimë një thyerje që duhet riparuar.
Bashkimi Europian i ka ndihmuar këto vende shumë, por ne duhet të shohim një angazhim të qartë. Duhet të qartësoni mirë prioritetet
BE përgatitet për “betejën” e dytë me Covid-19, blen Remdesivir nga amerikania Gilead
Komisioni Evropian ka arritur një marrëveshje me kompaninë farmaceutike amerikane Gilead për 500 mijë cikle trajtimi me Remdesivir, ilaç për kurimin e Covid-19, ndërkohë që mbetet e hapur mundësia për dyfishimin e furnizimit. Kontrata ka vlerën 70 milionë euro dhe shuma do të gjenerohet nga fondi për mbështetjen në rast emergjencash. Vendimi u mor pasi disa vende të BE-së ngritën alarmin se stoqet e medikamentit ishn drejt fundit.
