be

Gjuha që kupton Rusia

Postuar në 10 Qershor, 2021 14:21

 

Marrëveshja Kubë-BE dhe lojërat politike në prapaskenë

Postuar në 09 Qershor, 2021 13:41

Bashkimi Europian është pranë një marrëveshjeje dialogu politik me Kubën. Kryediplomati i BE-së, Josep Borrell, e mbrojti para Parlamentit Evropian të martën ratifikimin dhe zbatimin e kësaj marrëveshjeje, pasi një email të cilit i referohen disa media sugjeroi afërsi midis disa ligjvënësve socialistë të BE-së dhe regjimit kuban.

Maas: Marrëveshja Prishtinë-Beograd u hap të dy vendeve derën e BE-së

Postuar në 08 Qershor, 2021 16:02

Arritja e një marrëveshjeje mes Prishtinës dhe Beogradit hap për të dy vendet perspektivën e integrimit në BE. Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas, përcolli mesazhin e Berlinit zyrtar në vigjilje të Procesit të Berlinit.

Maas tha se Berlini mbështet pa kushte përpjekjet e përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borrell, dhe të Dërguarit Special të BE për Dialog, Miroslav Lajcak, në arritjen e një marrëveshjeje.

Gjykata Europiane e Audituesve: FRONTEX është një dështim

Postuar në 07 Qershor, 2021 23:22

FRONTEX, Agjencia e BE-së për kufirin dhe rojen bregdetare është një dështim i plotë. Gjykata Europiane e Audituesve ka konstatuar paafatësinë e kësaj njësie në përmbushjen edhe të detyrave që i janë caktuar pesë vjet më parë, teksa aktualisht asaj po i ngarkohen misione të reja si deportimi i imigrantëve. Gjykata ka çmuar se vendimi i KE-së në vitin 2016 për ta shndërruar FRONTEX në agjenci europiane për Kufirin dhe Rojen Bregdetare nuk është i përshtatshëm për të luftuar imigracionin e paligjshëm dhe krimin ndërkufitar. 

Pasaportat Covid, shtatë vende të BE-së vënë në punë sistemin e ri

Postuar në 02 Qershor, 2021 14:01

Disa vende të BE kanë vënë në funksion sistemin e kalimit dixhital për Covid-19 për udhëtime në të gjithë rajonin. Pritet që ky sistem të aplikohet gjerësisht pas datës 1 korrik.

Komisioni Evropian thotë se shtatë shtete anëtare - Bullgaria, Çekia, Danimarka, Gjermania, Greqia, Kroacia dhe Polonia - janë lidhur me sistemin qendror dhe kanë filluar lëshimin e certifikatave të para, raporton Euronews. Vende të tjera pritet t’u bashkohen.

Matteo Salvini mbledh të djathtët e Europës në një grup të ri në PE

Postuar në 31 Maj, 2021 15:57

Lideri i Legës në Itali po përpiqet të krijojë një forcë të re politike në PE. Forca e re do të bëjë bashkë grupin e tij Identitet dhe Demokraci (ID), grupin e Polonisë Ligj dhe Drejtësi (PiS) dhe politikanë konservatorë nga radhët e PPE-së si kryeministri hungarez, Viktor Orban.  

"Ka ardhur koha për të bashkuar më të mirët nga këto tre grupe dhe për luajtur një rol vendimtar në Parlamentin e BE," deklaroi Salvini të dielën në Cascais, Portugali, ku mori pjesë në një konferencë të grupit të tij të ID nën moton "Projekti për një Evropë tjetër”.

Nuk ka marrëveshje me BE, Zvicra “dorëzohet” pas 7 vitesh bisedime

Postuar në 26 Maj, 2021 18:19

Zvicra braktis në mënyrë përfundimtare shtatë vite negociata me Bashkimin Evropian, që supozohej se do të modernizonin marrëdhëniet e tyre bilaterale. Zvicra dhe BE-ja kanë punuar për një Marrëveshje Kornizë Institucionale, e cila të kishte në fokus hyrjen e Zvicrës në tregun e përbashkët europian, një ekuilibër që Brukseli zakonisht e quan "fushë e barabartë". Negociatat nisën në 2014 dhe një draft i plotë u arrit në nëntor 2018, kohë kur Berna dhe Brukseli nisën fazën e dytë: atë të rishikimit për sqarime dhe amendime.

Noterët e alibisë

Postuar në 25 Maj, 2021 18:49

Partia Demokratike duket se ka marrë sot një goditje të re sa i përket pretendimeve të saj për manipulim masiv elektoral më 25 prill 2021. Gjatë një aktiviteti në Përmet, ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca ka deklaruar se zgjedhjet përmbushën standardet dhe se Shqipërisë tashme duhet t’i hapet drita jeshile për konferencën ndërqeveritare.

Kush do të paguajë për të ardhmen pa karbon, debat në BE

Postuar në 24 Maj, 2021 16:00

Liderët e Bashkimit Evropian takohen të martën (25 maj) për të diskutuar mbi hapat drejt strategjisë për një të ardhme me karbon të ulët. Samiti do ta vërë theksin te riorganizimi i ardhshëm i politikave të BE për ndryshimin e klimës.

Komisioni ekzekutiv i BE do të publikojë propozimet mbi politikat klimatike në korrik, duke përfshirë reformat në tregun e karbonit dhe standarde më të ashpra të dioksidit të karbonit për makinat. Për miratimin e tyre duhet unanimiteti i 27 vendeve anëtare.

BE lehtëson kufizimet e udhëtimit për qytetarët jashtë Unionit

Postuar në 19 Maj, 2021 14:13

Vendet e Bashkimit Evropian kanë rënë sot dakord për të lehtësuar kufizimet e udhëtimit për vizitorët që vijnë nga vende që nuk janë pjesë e Unionit. Lehtësimi do të hyjë në fuqi para nisjes së sezonit turistik veror, bën të ditur Reuters, që u referohet dy burimeve të ndryshme në BE.

Pages

Subscribe to RSS - be