Blloku Kulturë
"Në pranverën e 1929-ës, Gabriel Meksi na mbledh ne nxënësit ortodoksë të Gjimnazit, që të organizojmë një kor të vogël për të psalur shqip"
Dy konsullatat e huaja në Shkodër ishin çerdhe përçarje e spiunazhi. Por ajo e Jugosllavisë kishte edhe një komunitet të tërë, atë ortodoks, që përpiqej t’a drejtonte për synimet e veta. Pjesa më e madhe e “shkjeve” të Shkodrës kishin ardhur nga Berati, Kavaja, Durrësi, Struga e Manastiri. Pra, thuajse të gjithë ishin shqiptarë. Shumë të pakët kishin ardhur prej Malit të Zi dhe, midis tyre, kishte mjaft nga Kuçi e Pipri, ose nga krahina të tjera me origjinë shqiptare.
Gratë e Odiseas
Përzgjedhja e Lupita Nyong’o në rolin e Helenës dhe Elliot Page-it në atë të ushtarit Sinon ishin zgjedhje të guximshme dhe emocionuese në filmin “Odiseja” të Christopher Nolan.
Të dyja sinjalizuan një largim nga trajtimi konvencional dhe hiper-mashkullor që Hollivudi i ka bërë mitit grek. Komentet e Elon Musk dhe shumë të tjerëve në “X” konfirmuan suksesin e Nolan në këtë drejtim.
Por si studiuese e letërsisë dhe kulturës së lashtë greke, u zhgënjeva me mënyrën se si janë portretizuar gratë.
Arti shpiku Njerëzimin
Epoka e artë e gjuhëve mund të ketë qenë para 2 mijë vjetësh
Banorët e planetit tonë flasin më shumë se 7 000 gjuhë dhe secila prej tyre vjen me një bagazh unik njohurish, kulture dhe historie. Megjithatë, diversiteti gjuhësor sot mund të jetë vetëm hija e një kohe kur njerëzit bisedonin në 10 herë më shumë gjuhë.
Në gjurmët e Odisesë
Odisjea e Homerit ndjek udhëtimin dhjetëvjeçar të Mbretit Odise për në shtëpi në Itakë pas Luftës së Trojës. Rrëfimi ka dimensione të dallueshme gjeografike, hapësinore dhe kohore. Nuk është çudi që për shekuj me radhë, njerëzit janë intriguar nga vendet e përmendura të “Odiseja”, duke ngritur pyetjen se sa prej tyre ishin të vërteta. Disa historianë dhe studiues klasikë argumentojnë se Odiseja është vetëm poezi. Si një vepër arti dhe mitologji e pastër, pohojnë ata, nuk ka kuptim t’i kërkosh këto vende në një hartë.
Sëmundja e Venerës
Simonetta Vespucci është ndoshta një nga gratë më të dashura të Rilindjes Italiane. Besohet gjerësisht se Sandro Botticelli e ka përdorur atë si model për Venerën (Venusin). Gjithashtu, ajo shfaqet, e transformuar dhe e idealizuar, në disa nga veprat e tij më të famshme.
Ajo vdiq në vitin 1476, vetëm 23 vjeç. Për shekuj me radhë, historianët kanë supozuar se vdekja i erdhi për shkak të tuberkulozit. Në atë kohë, kjo sëmundje ishte e zakonshme dhe shpesh fatale. Për më tepër, ajo sëmundje i përshtatej modelit të një gruaje të re që venitet shpejt.
Çfarë përfaqëson Konferenca e Tiranës e vitit 1956?
Është zhvilluar sot në mjediset e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë një konferencë dedikuar 70-vjetorit të Konferencës së Tiranës të vitit 1956. Siç mund të verifikohet lehtësisht, ngjarja për të cilën është diskutuar shënon një episod të fundit të kundërvënies së hapur ndaj lidershipit të Enver Hoxhës në krye të Partisë së Punës së Shqipërisë.
Arkitektura jugosllave
Jugosllavia- një epitaf në historinë e afërme të Ballkanit, që popullohet nga varre të shumta. Në dramën e madhe Jugosllavia përfaqëson epilogun tragjik. Por nuk mund të thuhet kjo për Jugosllavizmin që nga një projekt nacional erdhi e përftoi paradigma sociale dhe kulturore origjinale. Në këtë shënim të Aleksandar Ignjatoviç në gjejmë një parashtrim të ndikimit të Jugosllavizmit në Arkitekturë.
Pushtimi teknologjik i mendjes!
Kjo është një fjalë e mbajtur në vitin 1998 nga Neil Postman, intelektual dhe kritik i njohur në SHBA. Duke marrë temën e teknologjisë dhe ndikimit të saj në jetën tonë, Postman shtron gjashtë pyetje kryesore për atë që trajtohet përherë si përparim i pandalshëm i teknologjisë.
Çfarë problemi zgjidh teknologjia, çfarë problemi të ri krijon, kush përfiton nga teknologjia e re, këto janë disa prej pyetjeve që në thelb riafirmojnë dilemën e përjetshme të njeriut: ne nuk i shpëtojmë dot vetes me asnjë lloj inovacioni.
Gjurmët e përjetshme të Sophia Loren në Hidra
Ishte fundi i shtatorit të vitit 1956 kur një lajm i padëgjuar më parë prishi ritmin e qetë të jetës në Hidra. Fjala u përhap me shpejtësi nëpër rrugicat e ngushta prej guri të ishullit: një film amerikan do të xhirohej atje.
