Një ligj i ri në Turqi mund të rrisë tensionet me Greqinë
Raportimet për një projektligj të qeverisë turke, i cili do të përfshinte pretendimet e Ankarasë në Egje dhe Mesdheun Lindor në legjislacionin e brendshëm, po shihen si sinjale paralajmëruese për një përkeqësim të mundshëm të marrëdhënieve greko-turke.
Putheni edhe në bythë po të doni po nuk na ndryshoni dot mendjen se ç'a është dhe jeni
Puthja e Bertit ka marrë avokatinë maksimale. Ajo është një puthje njerëzore, e një autoriteti. Ne e urrejmë Zdromsin, ne jemi pa din, ne nuk kemi asnjë skrrupull. E shkruan pak a shumë këtë Mero Baze. Obobo! Standardi i gazetarisë "ç'a pashë unë te shtëpia e Berishës 10 vjet më pas e pasi Berisha më bëri topin". Po pranohet, se edhe Mero Baze mund të bjerë në dashuri me të vërtetën. Sidomos pasi na zbuloi se është poet.
Funeralet "e majta" të viteve '80
Këto ditë në mediat sociale kanë qarkulluar shpesh pamje nga funerali i Josip Broz Titos. I cili u nda nga jeta më 4 maj 1980 dhe u varros me ceremoni shtetërore më 8 maj të atij viti.
Ceremonia e risjellë në pamje pas 46 vjetësh ka shumë interes për të kuptuar në dritën e pamjeve origjinale, sizmikën e një ndryshimi me të vërtetë epokal që provokoi ikja nga jeta e Titos. Që ishte një ngjarje me më shumë pasoja se vetë jeta e tij.
Sëmundja në seancë
Shiheni foton. Ku ta gjesh empatinë, mirëkuptimin, apo edhe të vërtetën aty?! Zorrët të vijnë grykë e të përzihet nga një hipokrizi që edhe burgun e bën të duket se nuk do mbahet më nga neveria. Aktori Ndrenika puth në ballë lëtyrën njerëzore të quajtur si Erjon Veliaj dhe e sheh me ngashërim si viktimë. E kap, e përkëdhel në formën skenike të një Pashakoje të kohës sonë që përcjell Tafilin drejt betejës me dushmanin. Jo Dumanin kuptohet.
Shqipëria është në krizë demografike
Arjan Gjonça, profesor i demografisë tha përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë me studion e lajmeve të MCN Tv se rënia e lindshmërisë në Shqipëri është diçka e pritshme dhe e ngjashme me atë të Greqisë, Italisë dhe Spanjës. Duke vijuar Gjonça tha se shkaqet kryesore janë zgjedhja e çifteve për të mos bërë fëmijëve dhe emigracioni. Sipas Gjonçajt kjo mund të cilësohet si një krizë demgrafike.
Rusia do të ndalojë me çdo mjet ri-militarizimin e Gjermanisë
Ish-presidenti rus, Dmitry Medvedev, aktualisht zv.kryetar i Këshillit të Sigurisë në Federatën Ruse, ka përcjellë përmes një artikulli të publikuar në RT, shqetësimet kryesore strategjike të vendit të tij sot. Medvedev shkruan se që nga shkurti 2022, në Europë po veprohet përmes asaj që ai e quan “operacioni kundër-special ushtarak” që do të thotë se në veprim është duke u konsumuar një plan veprimi ndaj asaj që Rusia nisi në Ukrainë. Medvedev shkon më tej kur e zgjeron analizën dhe vlerëson se rimilitarizimi i Gjermanisë synon përsëritjen e 22 qershorit 1941.
Ukraina krijoi mënyrë të re të luftuari
Ukraina po merr një meritë thuajse universale për shndërrimin e thellë të mënyrës së luftimit në kohën e sotme.
Njoftime për vizitë të presidentit amerikan, Donald Trump në Greqi
Ambasadori amerikanë në Greqi, Kimberly Guilfoyle, ka njoftuar për një vizitë të afërt të presidentit Donald Trump në vendin tonë fqinj. Sipas medias shtetërore greke, ERT, që citon ambasadoren në fjalë, vizita ka gjasë të zhvillohet brenda verës së këtij viti, kur Trump së bashku me Sekretarin e Shtetit, Marco Rubio dhe atë të Mbrojtjes, Pete Hegseth, do të marrin pjesë në samitin e NATO-s në Turqi.
Çeta Plakë e Saliut!
Zgjedhjet e PD-së në Korçë dështuan. Listat e zgjedhëve kishin probleme. Berisha është vetëm në garë dhe e quan garën më demokratike ndonjëherë.
Disa kandidatë u nxorën jashtë dhe tani marshi personal i z. Berisha nuk ndalet nga asgjë, veçse nga friksioni i ditëve kalendarike.
Nisi si një parti intelektualësh dhe demokratike, po e mbyll si Çeta Plakë e Saliut. Me belçikë të shtangët si Flamur Noka në qitje të parë.
E pabesueshme, Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë: Vendimi ynë i vitit 2011, bie ndesh me Kodin e Procedurës!!!
Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë kanë dalë sot me një vendim për unifikimin e praktikës gjyqësore për masat e sigurisë. Në njoftimin për shtyp vihet në dukje se propozimet e bëra më herët nga kreu i Gjykatës së Lartë Sokol Sadushi, sipas të cili vendimi unifikues i vitit 2011 çalon në disa formulime.
Thonë Kolegjet:
