A po ngrenë krye turmat?
Grafitët, sharjet në stadiume, sloganet ‘pakuptim’, komentet dhe reagimet në blogje janë simptomat e para të sëmundjes së një turme, që ka filluar t’i përshfaqë hapur. Por, ndërsa sociologët po përpiqen të merren me shkakun, politikanët vazhdojnë të merren me pasojat dhe sidomos anën sipërfaqësore të gjërave.
Qeveria është e lodhur, opozita në koma vegjetative
Aq rutinë sjell muaji gusht në Shqipëri, sa nganjëherë ngjan sikur dikush e ka rregulluar me dorë rrjedhën e punëve në këtë vend. Gushti është muaji ku zakonisht nuk ndodh asgjë, me përjashtim të ndonjë provokimi me natyrë patriotike folklorike në Himarë apo në ndonjë areal tjetër. Gushti e bën gjithçka më të squllur, më pa jetë. Por korriku dhe gushti i sivjetmë, me të nxehtin më të madh në dhjetë vjetët e fundit, vërtet na kanë bërë të gjithëve gati si të përhumbur.
Liria ka emër, por qytetërimi ka ÇMIM
Sot në Hagë shpallet vendimi për katër të akuzuarit nga Prokuroria Speciale e Kosovës. Por siç e dimë, pjesa më e madhe e shqiptarqve e ka ndarë mendjen: Hashim Thaçi dhe të tjerët janë çlirimtarë ndaj serbëve. Këta të fundit nuk mbeten pas; varrimi i Ratko Mlladiç është shndërruar në ceremoni kombëtare aq sa ka sjellë reagime ndërkombëtare.
Të gjithë kanë shpallur të drejtën e tyre dhe duket se krimet janë të tilla vetëm jashtë Ballkanit. Në Ballkan krim nuk quhet marrja e jetës ndaj një të pafajshmi, por vetëm agresioni i fqinjit ndaj të cilit ke çdo të drejtë veprimi.
Palloshi i gjatë - Veliki paloš
Në një avion Tiranë–Napoli, një i ri shqiptar paska gabuar shumë. Paska kritikuar kryeministrin. Dhe, sipas dëshmive të raportuara nga Gazeta Dita, përgjigjja nuk paska qenë një kundërargument apo një buzëqeshje prej lideri.
Ia kishte futur thonjët në qafë dhe dorëzuar karabinierëve. Ai i kishte thënë: “Të q***a robt, o Edi Rama” Pastaj kryeministri, ishte bërë rrugaç si rrugaçi dhe i kishte thënë: „“Të zhduk!“
A është jeta një gjendje e lëndës?
Shkencat e natyrës e ndajnë natyrën në disiplinat e fizikës, kimisë dhe biologjisë. Kjo është një ndarje pragmatike që mundëson studimin më efektiv shkencor të karakterit hierarkik dhe të larmishëm të natyrës. Por, me përparimin e njohurive, këta ishuj të veçantë studimi duhet përfundimisht të bashkohen, dhe në të vërtetë, në fizikë dhe kimi, ky bashkim tashmë ka ndodhur. Në fund të fundit, natyra ishte, dhe mbetet, një e tërë e unifikuar.
A mund të quhemi ende një Komb?
Sot ka patur një protestë të disa qytetarëve në Vlorë që janë ngritur kundër ngritjes së një muzeu hebraik në qytet në një zonë që e konsiderojnë me rëndësi për historinë e qytetit. Është e qartë për këdo se Edi Rama ka një politikë personale filohebreje për arsye që nuk kuptohen dhe po e ndjek atë megjithë provokimin e saj.
Historia alternative e botës që desh u shkrua në Peenemunde
Izraeli po shkon drejt fundit të projektit zionist
Në një intervistë të dhënë së fundmi në “Rumble”, ish-kreu i Shin Bet, Ami Ayalon, ka deklaruar se Izraeli po e humbet luftën, pavarësisht fitoreve të betejave të ndryshme. Sipas tij, është mungesa e një objektivi politik ajo që e bën luftën të humbur. Dhe ky objektiv politik duhet të konsiderojë një zgjidhje edhe për aspiratat palestineze. Përndryshe siç tha ai:
Netanyahu: Për 7 tetorin fajin e kanë shërbimet tona sekrete
Pak orë pasi gazeta “Haaretz” publikoi lajmin se Beniamin Netanahy ishte informuar paraprakisht për 7 tetorin, ky I fundit ka dalë në një intervistë për të dhënë versionin e tij të ngjarjeve.
Sipas tij, “shenja kishte shumë”, por asnjë prej drejtuesve të shërbimeve sekrete izraelite nuk raportuan saktë mbi atë që po vinte në mënyrë që ajo ngjarje të shmangej.

