Protestë masive në Çeki për mbrojtjen e pavarësisë së medias publike

Postuar në 25 Maj, 2026 15:55

Mijëra njerëz kanë dalë në shesh për të protestuar në mbështetje të televizionit publik, Czech Television dhe Czech Radio. Protesta vjen pas masave të kryeministrit Andrej Babish për të mbikëqyrur financimet për mediat në fjalë.

Duart larg nga Media! Kjo ishte deviza e një proteste të organizuar nga një platformë e quajtur Miliona Çaste për Demokracinë, e cila kundërshton ndryshimin e mënyrës së financimit të medias publike që sipas tyre kërcënon pavarësinë e saj.

Video/Sulmi më i madh rus mbi Kiev

Postuar në 25 Maj, 2026 00:08

Trump ndal në moment të fundit urdhrin ekzekutiv për Inteligjencën Artificiale

Postuar në 23 Maj, 2026 12:28

Presidenti amerikan ka pezulluar në momentin e fundit firmosjen e një urdhri ekzekutiv për inteligjencën artificiale, i cili ishte planifikuar të nënshkruhej të enjten, më 21 maj.

Sipas raportimit të  POLITICO, dokumenti synonte të adresonte shqetësimet në rritje se modelet e avancuara të inteligjencës artificiale, të zhvilluara nga kompani si  Anthropic, mund të përdoren për sulme kibernetike shkatërruese nëse bien në duar të gabuara.

Europa po largon kompanitë e Inteligjencës Artificiale

Postuar në 22 Maj, 2026 20:12

515 miliardë euro kapitalizim dhe 44 mijë të punësuar, AMSL, është kompania kryesore europiane teknologjike që vepron në sektorin e çipeve. Por për drejtuesin e saj, Christophe Fouquet, Bashkimi Europian po gabon sa I takon Inteligjencës Artificiale. Treguesit tregtarë janë më të qartët: 99% e shitjeve të kompanisë vjen nga jashtë BE-së, ndërkohë që ky i fundit po mendon për rregullore që shihen si pengesa në një zhvillim që është radikal. Sipas tij, Akti për IA-në i BE-së, është një qasje e gabuar që sugjeron rregulla përpara sesa kompanitë të kenë gjeneruar produktet e veta.

Video/Projekti në Pishë-Poro fal 15 km bregdet. Pronarët anonimë

Postuar në 22 Maj, 2026 18:20

1974-2026, rishpikja e të djathtës greke

Postuar në 21 Maj, 2026 20:34

Në një opinion të publikuar në gazetën greke “Kathimerini”, këshilltari I qeverisë spanjolle, Kostis Kornetis, një profesor në Madrid, merret me transformimin e të djathtës greke gjatë periudhës së Metapolitefsi-t, duke evidentuar disa linjëzime me interes të përgjithshëm. Periudha në fjalë përfaqëson restaurimin e demokracisë pas Diktaturës së Kolonelëve dhe si refleks i saj shpjegohet dominimi i skenës politike greke nga qendra e majtë, shprehur kyesisht te PASOK.

Një NATO pa Amerikën

Postuar në 19 Maj, 2026 18:58

 

800 000 shtëpi bosh në Greqi

Postuar në 19 Maj, 2026 14:45

Ministria greke e Kohezionit Social dhe Familjes raporton se në vend janë 800 mijë shtëpi bosh, një shifër që përfaqëson 12% të të gjithë stokut të banesave në Greqi.

Të dhënat i ka përcjellë në fakt drejtoresha Mando Zisopoulou sipas të cilës numri në fjalë mund të shërbejë për të amortizuar krizën e strehimit në vend. Sipas saj banesat që rrinë bosh nuk janë në zona presioni social por në Egjeun juglindor apo në ishujt Jonianë.

Drejt konfliktit direkt NATO-Rusi

Postuar në 19 Maj, 2026 14:32

Zv. Ministri i Jashtëm rus, Sergey Rybkov ka deklaruar gjatë një interviste dhënë për agjencinë TASS, se konflikti direct me NATO-n është real dhe se ai do të ketë pasoja katastrofike.

Narrativa përshkallëzuese e kryeqyteteve europiane rreth kërcënimit në rritje të një lufte me intensitet të lartë me Rusisë…si dhe veprimet provokative në sferën bërthamore rrezikojnë përplasjen direkte

ka thënë ai.

Vini ndonjë tabelë punimesh në Nartë se ju kontrolloni botën!

Postuar në 16 Maj, 2026 19:37

Shkruan në Facebook aktivisti Ervin Goci:

Në Nartë gjetëm 600 hektarë të rrethuara, po për be as edhe një roje..kishin ik si lepuj.

Kaq e ligjshme është e gjithë gjëja, sa nuk del njeri, a firmë, a logo, a ku di unë që të dalë e të nxjerrë një copë letër. Procedura është e thjeshtë, lëshojmë hordhitë si fazë e parë që të shqyejnë terrenin, të presin çfarë duhet prerë, gjoja me leje paraprake, e pastaj dalin kriminelat me kollare që të hedhin firmat.

Në këtë fazë është e qartë: asnjë nuk e do koston penale të shkatërrimit.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS