Shënim: Gara zgjedhore po e zhyt vendin edhe më shumë drejt krizës

Postuar në 04 Prill, 2013 17:25

Fondi Monetar Ndërkombëtar në dhjetor 2012 e parashikonte rritjen ekonomike të Shqipërisë vetëm 1 përqind. Tani, tre muaj brenda 2013-ës, e ka përgjysmuar këtë parashikim, vetëm 0.5 përqind. Praktikisht mosrritje, stanjacion. Me lidhjet e ngushta me Italinë dhe Greqinë që ekonomia jonë ka, pasojat dhe tronditjet tek ne do të vijojnë. Problemi tjetër është se gati gjysma e borxhit publik të Shqipërisë, më i larti në rajon, është afatshkurtër. Ai maturohet brenda 12 muajsh. Qeveria në çdo kohë është përpara presionit për të gjetur para për të shlyer interesat e borxhit. Një faktor tjetër që ndikon është se borxhi i brendshëm, 70 përqind e tij mbahet nga sistemi bankar, që në vetvete është në pronësi të lartë të bankave të huaja, krejtësisht te ekspozuara dhe nën presionin e krizës financiare evropiane. Ulja e borxhit duhet të vijë përmes buxhetit, por ajo s’po ndodh. Në të kundërt. Fondi Monetar Ndërkombëtar në janar 2013 rekomandonte që qeveria të mos ulte taksat. Por qeveria, po i ul sot ato për të blerë vota, duke sjellë edhe një mungesë 150 milionë euro në vit në buxhet. Në këtë vit elektoral nuk po ruhet disiplina fiskale dhe kjo është katastrofike. Gara zgjedhore po e zhyt vendin edhe më shumë drejt krizës. E.Shehu

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.