Rexhep Qosja e quan aleancën PS-LSI një “e padëshiruar e nevojshme”

Rexhep Qosja, kosovari më i pasionuar pas punëve në Republikën e Shqipërisë, është shprehur sot lidhur me ngjarjen e rëndësishme politike të Tiranës, paktin PS-LSI. Dhe i ka dhënë ok-in këtij pakti, ndonëse me ndonjë rezervë. “E padëshiruar e nevojshme”, e ka quajtur ai këtë aleancë të re opozitare. “Me konstatimin e tillë se koalicioni parazgjedhor PS-LSI është një e padëshiruar e nevojshme, unë u jap të drejtë si atyre që janë përpjekur dhe e kanë sendërtuar këtë koalicion, domethënë kryetarit Edi Rama e Kryesisë së Partisë Socialiste dhe kryetarit Ilir Meta e Kryesisë së Lidhjes Socialiste për Integrim, ashtu edhe atyre që po e kundërshtojnë këtë koalicion, duke e mbuluar me fjalë mospajtimi dhe zhvlerësimi”, shprehet Qosja.
”Më 23 qershor, Shqipëria do shpëtuar prej fatkeqësisë, që po i qëndron në shpinë e në shpirt: do shpëtuar prej dy vetëve që s’kanë higjienë as në mendime, as në veprime politik, prej Sali Berishës dhe Jozefina Topallit”, ka thënë ai më tej, për Gazetën Shqiptare. Dhe u ka bërë një apel të gjithëve, Skënder Gjinushit, Bamir Topit, Paskal Milos, Petro Koçit, Spartak Ngjelës, Kreshnik Spahiut, Preç Zogajt, Pandeli Majkos, Ben Blushit, Erion Braçes, që të bashkohen për të realizuar fitoren më 23 qershor.
Re.Pu.
Add new comment