Firma braziliane na “vjedh” simbolin e flamurit. Ç’duhet të bëjmë, të fyehemi apo të ndihemi krenar për këtë!?...

Shqiponja me dy krerë është simboli ynë kombëtar. Nëse deri para pak ditësh mendonim se e kishim vetëm ne eskluzivitetin e këtij simboli, tani jo më. Kohët e fundit simboli ynë kombëtar ka filluar të përdoret edhe si “brand”. Një kompani veshjesh në Brazilin e largët e përdor si logo identifikuese shqiponjën dykrenore. Fotografitë dhe videot me veshjet, të cilat mbajnë shqiponjën si stemë janë publikuar në rrjete sociale, Instagram dhe Youtube. Mes shumë personave që e kanë pëlqyer koleksionin e ri ka qenë edhe ish-sulmuesi i Milanit, Aleksandër Pato. Futbollisti, madje shfaqet në një fotografi me bluzën e kësaj firme, e cila mban në gjoks shqiponjën e flamurit tonë.
Sapo janë parë fotot e e postuara të Pato-s, shumë komente kanë ardhur si reagime duke bërë të ditur se ky është simboli që i përket Shqipërisë. Mes komenteve të shumta ekzistonte dhe një i tillë: “Aleksandër Pato është shqiptar”. Nuk e dimë nëse ky fakt duhet të na bëjë të ndihemi krenarë për vetë arsyen se stema jonë kombëtare është aq e bukur sa bizneset e huaja na e “vjedhin” për ta bërë të tyren. E rëndësishme është që shqiponja nuk valëvitet vetëm në flamurin tonë kombëtar, por qëndron krenare në veshjet e një firme të njohur veshjesh në Brazil.
Zh.
Comments
Cfare paradoksi.. Aktualisht

Cfare paradoksi..

Aktualisht i shkruajta kesaj firme para nje jave ti jepja opinionin tim se flamuri ose logo qe kane ..i perket shqiponjes shqiptare ...argumenti i tyre eshte sepse shqiponje me dy krere ka pasur perandoria bizantine..kisha ortodokse..serbia ..mali i zii.. etj...por ku qendron ndryshimi i shqiponjes sone dhe shqiponjave byzantine malazeze e serbe etj etj...shqiponja jone nisemi nga nje fakt i vecante qe ka 9 te pende ose krah po ti numerosh ..dhe ato ngrihen nga lart poshte ..kurse shqiponjat e malzeze serbe ortodokse e ku di une ..te gjitha kane ndryshime(pervec dy kokave) krahet e pendet i kane te varura ose kane nga 6 ose 7 ose 8 pende...ky eshte ndrysimi..firma ne fjale quhet cavalero/a dhe besoj se e ka kopjuar shqiponjen dykrenare tonen 99.9 % perqind...por besoj si firme kjo do kape nje treg shqiptar qe shtrihet ne ballkan si vendalinj po ashtu dhe neper bote duke pasur parasysh atdhe dashurine qe kemi per vendlindjen.

shqiponja me dy krere eshte
shqiponja me dy krere eshte simbol bizantin dhe jo shqiptar.
Kam deshire te blej nje pale breke te kesaj firme. I vetmi merak qe kam eshte pozicioni i shqiponjes.
keta kane nja pese vjet.

keta kane nja pese vjet. kushedi sa here eshte trajtuar kjoteme nerper shtyp e blogosfere. tani u ra ne sy juve?

Shoke, po perse
Shoke, po perse sekelldiseni?! Tani tere bota na ka zili. Poshte rrreaksioni i brendshem!
@ hajduti. Te mbeshtes deri

@ hajduti. Te mbeshtes deri ne rrenje mendimin pasi i paske numeruar mire pendet, krahet dhe puplat e shqiponjave, perfshi ketu edhe sa qoshe kane kokat e tyre. Por, nje gje ke harruar; kjo e jona ndryshon nga ato sepse eshte e zeze dhe ka simoter sorren.

Per dijeni te shkruesve qe

Per dijeni te shkruesve qe pretendojne se shqiponja dykrenare eshte bizantine. Me i vjetri simbol i shqiponjes dykrenore i njohur dhe i dokumentuar (deri me sot) eshte: Po perkthej pake nga artikulli "Masonic Dictionary"::::

".....Ne tokat e mbreterise babilonase te Lagashit ( themeluar rreth 3000 vite para krishtit), arkeologu M. Thureau Dangin gjeti ne rrenojat e nje tempulli mes te tjerash dy vula cilindrike. Njera nga keto permbante recitalin e nje Mbreti, i cili thote: "Ujrat e Tigrit rane shume dhe hambaret e bereqetit te ketij qytetit tim u mbaruan shpejt". Me tej ai tregon se kjo ishte nje vizite e zotave. Ai pastaj, ja neneshtron rastin e vet hyjnive te tokes. Ai enderronte.... si rezultat, ne nje enderr te shenjte atij i vjen nje njeri hyjnor, shtati i te cilit ngrihej nga toka deri ne qiell (ashtu sic benin te gjithe zotat e fuqishem ne Babiloni) dhe koka e tij ishte e stolisur me nje kurore e mbuluar nga zogu i stuhise "qe tendoste krahet e tij mbi Lagash dhe tokat perreth"

Me tej ne artikull pyetet: What, then, is this "strom bird," this misterious symbol taht bedecks (zbukuron) vetullat e nje zoti, and, what des it betoken (kushtohet)????

Shqiponja dykrenore (deri sot) ka lindur ne Lagash por per te larguar sadopak ate ndjenjen e xhelozise dhe te konsideruarit e vehtes si shqiptar i vecante (per mire apo per keq, ska rendesi) eshte e hijshme qe te lexojme sa me shume. Per ata qe njohin anglishten dhe kane kuriozitet per shqiponjen kane nje histori shume interesante per rrugen 5000 vjecare qe ka pershkuar ky simbol. Natyrishte qe e gjeni ne internet, (google dhe shtyp fjalet "The double-headed eagle and whence it came"

Vorioepiriot! Ti gezosh

Vorioepiriot! Ti gezosh breket. Te garantaj une se ne cdo pozicion ti kethesh sqepin e Shqiponjes do te kesh direkt ne b... Si te duket? Trendi apo jo?

si e ka

si e ka ngjyrat.........grixho a te zeza.....gjeje..........

Te ndihemi krenar qe tjeret e

Te ndihemi krenar qe tjeret e kopjojne, them une. Kush nuk kopjon sot, dhe e rendesishmja eshte kush kopjohet, dhe jo a kopjohet.

Shqiponja eshte simbol

Shqiponja eshte simbol bizantin, e aspak shqiptar.

Mos e trashni muhabetin qe na kane vjedhur simbolin. E pastaj cfare??? Ikni e beni ndonje pune e mos u merrni me vogelsira.

Shqiponja me dy koka eshte

Shqiponja me dy koka eshte simbol i paster Romak Lindor (Bizantin) dhe nuk eshte fare ndonje prone shqiptare.

Antikiteti i hershem eshte mbushur me kafshe me dy apo tre koke dhe me pese kembe. Nuk behet fjale ketu se kur eshte hera e pare qe ndokush ka pikturuar kafshe fantastike. Simboli feudal i shqiponjes me dy krena qe e kemi ne ne Shqiperi e ka gjysma e kombeve te tjere qe jane prekur nga Bizanti dhe kultura e tij. Lidhja midis shqiponjes se sotme dhe asaj te antikitetit eshte ajo midis Albaneve te Shqipersie dhe Albanise se Kaukazit - krejt koincidentale.

Personalisht as ma ndien fare

Personalisht as ma ndien fare fare, po fare fare...

Add new comment