Djali i Remzi Hoxhës ia kërkon eshtrat e babait... Edi Ramës!

Postuar në 21 Dhjetor, 2013 11:54

Ishte 39 vjeç kur e zhdukën. Me rastin e kësaj dite familja jonë kërkoi të takohet me Kryeministrin e Shqipërisë. E kemi bërë gjatë gjithë këtyre viteve dhe asnjëherë nuk kemi hasur në derë të hapur. Sot për herë të parë në gjithë këtë histori tragjike të familjes sonë lind një fije shprese se do realizohet ajo që ne kërkojmë, do gjenden eshtrat e babait tim.”

Kjo ka qenë deklarata e Ardian Hoxhës, të birit të të ndjerit, që prej vitesh kërkon  eshtrat e babait e që , siç thotë vetë, u është dhënë premtimi se do bëhet angazhimi maksimal, eshtrat e babait do të gjenden dhe fajtorët do dalin para drejtësisë nga Kryeministri i ri i Shqipërisë.

Ai nuk ka munguar të ringrejë gishtin (për të disatën herë kundër fajtorëve):

“Unë si djalë i Remzi Hoxhës bashkë me vëllanë dhe xhaxhanë tim duam t’u kërkojmë këtyre personave që kanë kryer këtë krim dhe janë nga Sali Berisha, Bashkim Gazidede, Ilir Kumbaro, Arben Sefgjini dhe Budjon Meçe, të na ndihmojnë të gjejmë eshtrat e tij”.

k.c.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.