Uniteti i PD-së ishte gjëja e fundit që kish në mendje Olldashi, thotë Dita. Dhe tregon projektin e tij

Postuar në 23 Dhjetor, 2013 07:23

Gazeta Dita kishte nisur një javë përpara vdekjes së Sokol Olldashit, kontaktimin e shumë personave të rrethit të afërt të deputetit, për të mundësuar mbulimin e zgjedhjeve të strukturave të PD-së që pritej të nisnin në muajin dhjetor. Në biseda dhe komunikime të regjistruara, shkruan gazetari Habjon Hasani, panorama që ofrojnë njerëzit e afërt të Olldashit duket shumë larg unitetit dhe kohezionit që përshkroi në këtë rast zoti Basha.  Ata konfirmojnë me bindje se deputeti i ndjerë po përgatitej për të luftuar fort në garën për zgjedhjen e strukturave. Dhe jo vetëm. Një prej bashkëpunëtorëve të tij ka thënë se Olldashi kishte një pritshmëri se edhe këto zgjedhje të rëndësishme brenda PD-së do të manipuloheshin. Por projekti i Olldashit paskësh qenë më i gjerë se kaq: Sipas një burimi për gazetën, “Olldashi po reflekton e po i kërkon ndjesë kujtdo që nuk e kishte respektuar gjatë kohës që ishte ministër. Bashkëpunëtorëve më të afërt ai u ka thënë se brenda Pranverës së vitit 2014 ai mund të krijojë një grup influence në parlament me mbi 30 deputetë. 20 deputetë i pretendon se i ka nën kontroll brenda PD-së, ndërsa siguron se për këtë projekt do të fitojë dhe partneritetin e një grupi deputetësh të pakënaqur socialistë të udhëhequr nga Ben Blushi”.

Më gjatë, lexoni në linkun: http://gazetadita.al/23-dhjetor-2013/

a.k

Comments

Submitted by RP (not verified) on

<p>tani do ti udheheqe Mesila Doda qe ka zgjedhur look-un e Timoshenkos dhe mitin e Zhane D&#39;Ark.Sokoli duhet ta dinte qe PD e krijuan amerikanet dhe ata vendosin kryetarin.Me pasaporten e tyre biles....Nuk besoj,ishte thjesht aksident fatal,ra makina permbys dhe kaq.Me te tille Benz me 120 ne ore shpeton,me 40 vdes.Duket paradoks,po eshte e vertete.Benzi nuk mban pergjegjesi e s&#39;jep garanci per shpejtesi kaq te uleta.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.