Vdes në moshën 94 vjeçare Mikhail Kalashnikov

Shpikësi ikonik i armës automatike AK-47 që mori mbiemrin e tij, Mikhail Kalashnikov, ka ndërruar jetë në moshën 94 vjeçare. I lindur në vitin 1919 në një fshat të vogël mes 16 vëllezërve e motrave, ai asnjëherë nuk e mbaroi shkollën e mesme por profesioni i tij i parë ishte mekanik tankesh. Në të 20-tat, Kalashnikov krijoni një nga armët më të përdorura në botë, e cila vazhdon të përdoret edhe në ditët e sotme, e lehtë në përdorim dhe shumë rezistente, aq sa u shndërrua në simbol të së keqes për shkak të shitjeve dhe përdorimit në gjithë vatrat e konflikteve botërore. Kalashnikov është përgjigjur vazhdimisht pyetjeve provokuese për krijimin e kësaj arme vdekjeprurëse, se qëllimi i saj ishte mbrojtja e kombit dhe se nuk mbante përgjegjësi se si i përdornin politikanët armët e tij.
a.k
Add new comment