Ulet 62.5% numri i vrasjeve, krahasuar me një vit më parë

Ministria e Punëve të Brendshme prej dy muajsh ka nisur hartimin dhe shpërndarjen e një buletini informativ lidhur me aktivitetin dhe rezultatet e Policisë së Shtetit. Në buletinin e fundit për periudhën 17 nëntor – 17 dhjetor raportohet se është ulur 62.5% numri i vrasjeve, krahasuar me një vit më parë. Ky është i vetmi krahasim që bëhet në buletin me një vit më parë. Krahasimet e tjera janë me një muaj më parë.
“Gjatë periudhës 17 nëntor deri më 17 dhjetor, janë evidentuar 391 vepra penale më pak, krahasuar me 1 muaj më parë”, thuhet në buletin. Ulja më e madhe është vërejtur në krimet ekonomiko-financiare, për shkak të numrit të lartë të veprave të evidentuara në kuadër të operacionit “Fund Marrëzisë” gjatë periudhës 17 tetor-17 nëntor. Rënie kanë pësuar edhe veprat në fushën e sigurisë rrugore. Krimet e rënda kundër pronës dhe personit kanë pësuar rënie gjithashtu.
Re.Pu.
Add new comment