Fshirja e serverit të deklaratave fiskale - Drejtoria e Tatimeve nuk i disponon më pamjet filmike

Pamjet e kamerave të sigurisë në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve për kohën kur ndodhi ndërhyrja në server që fshiu 4.3 milionë deklarata fiskale janë zhdukur. Kjo është përgjigja që Drejtoria e Tatimeve i ka kthyer Prokurorisë e cila kishte kërkuar materialet filmike. Gazeta “Panorama” që ka shkruar për këtë çështje e ka vënë fjalën – Zhduken – në thonjëza, duke lënë të kuptohet se në këtë tretje ka ndoshta një orkestrim. Në fakt, përgjigja e zbardhur e Drejtorisë së Tatimeve, cituar nga “Panorama” sipas burimeve anonime jep si arsye një argument teknik. “...sistemi i kamerave të sigurisë në këtë institucion është i programuar në mënyrë të tillë që të fshijë automatikisht çdo dy ditë materialet e regjistruara”, jep versionin e vet “Panorama”. Thënë ndryshe, hetimi i nisur për këtë çështje thjesht rrezikohet dhe kjo nëse i besojmë gazetës “Panorama”, sepse sistemi i sigurisë fshin pamjet çdo dy ditë.
Më shumë në: http://www.panorama.com.al/2013/12/26/fshirja-e-serverit-zhduken-pamjet-filmike/
s.z
Comments
Keta jane ata qe duan te
Keta jane ata qe duan te luftojne korrupsionin? Te zhduken arkivat ne mes te dites e para syve te njerezve dhe te gjendet nje justifikim kaq banal per te mos i dorezuar filmimet e kameras prokurorise, eshte per te vene duart ne koke per menyren se si po drejtohet ky ent shteteror. Nuk i degjova te cirren Tahirin, Bracen, Ballen per kete skandal. Me siguri jane te zene duke luftuar hajdutet e opozites ndersa shtepine po ia boshatisin ata qe duhet ta ruajne.
Add new comment