Fshirja e serverit të deklaratave fiskale - Drejtoria e Tatimeve nuk i disponon më pamjet filmike

Postuar në 26 Dhjetor, 2013 05:07

 Pamjet e kamerave të sigurisë në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve për kohën kur ndodhi ndërhyrja në server që fshiu 4.3 milionë deklarata fiskale janë zhdukur. Kjo është përgjigja që Drejtoria e Tatimeve i ka kthyer Prokurorisë e cila kishte kërkuar materialet filmike. Gazeta “Panorama” që ka shkruar për këtë çështje e ka vënë fjalën – Zhduken – në thonjëza, duke lënë të kuptohet se në këtë tretje ka ndoshta një orkestrim.  Në fakt, përgjigja e zbardhur e Drejtorisë së Tatimeve, cituar nga “Panorama” sipas burimeve anonime jep si arsye një argument teknik.  “...sistemi i kamerave të sigurisë në këtë institucion është i programuar në mënyrë të tillë që të fshijë automatikisht çdo dy ditë materialet e regjistruara”,  jep versionin e vet “Panorama”.  Thënë ndryshe,  hetimi i nisur për këtë çështje thjesht rrezikohet dhe kjo nëse i besojmë gazetës “Panorama”, sepse sistemi i sigurisë fshin pamjet çdo dy ditë.

Më shumë në: http://www.panorama.com.al/2013/12/26/fshirja-e-serverit-zhduken-pamjet-filmike/

s.z 

Comments

Submitted by Gjon (not verified) on

Keta jane ata qe duan te luftojne korrupsionin? Te zhduken arkivat ne mes te dites e para syve te njerezve dhe te gjendet nje justifikim kaq banal per te mos i dorezuar filmimet e kameras prokurorise, eshte per te vene duart ne koke per menyren se si po drejtohet ky ent shteteror. Nuk i degjova te cirren Tahirin, Bracen, Ballen per kete skandal. Me siguri jane te zene duke luftuar hajdutet e opozites ndersa shtepine po ia boshatisin ata qe duhet ta ruajne.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.