Një “dashuri” nga një artiste për kreun e Hezbollahut provokon tensione

Postuar në 02 Janar, 2014 10:40

Një “dashuri” duket se ka provokuar një stuhi të vërtetë mediatike në Liban. Kjo ka ardhur kur djali i artistes Fairouz,  një  ikonë e të gjithë vendit, ka zbuluar në një intervistë simpatitë dhe ndjenjat e së ëmës. Ziad Rahbani ka bërë të ditur se e ëma e tij është shumë e afeksionuar me Hasan Nasrallah, sekretarin e Përgjithshëm të grupit militant islamik shiit, Hezbollah. Kaq ka mjaftuar që i gjithë vendi të përfshihet nga një debat i madh, që i mbivendoset klimës shuëm të tensionuar mes kristianëve dhe myslimanëve. Vetë Nasrallah ka folur për këtë çështje në një fjalim që mbajti në datën 20 dhjetor. Më tej çështjen e ka rimarrë edhe kreu i Parlamentit Nabih Berri, duke mbuluar kështu me vëmendje politike simpatinë e një artisteje. Arsyet shumëkush i kërkon sa te fakti që Fairouz është simbol nacional, aq edhe te fakti se Nasrallah është një figurë që nuk përcjell paqen në vend.

Më shumë në: http://www.al-monitor.com/pulse/originals/2013/12/lebanon-fairouz-statement-hezbollah-nasrallah-controversy.html

s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.