Shpipëri Hesapi

Dorëheqje e parevokueshme me shkresën Nr. 04 Prot

Postuar në 25 Shkurt, 2021 13:39

Bamir Topi ka dhënë dorëheqjen – të parevokueshme madje – nga pozicioni i kryetarit të Frymës së Re Demokratike. Pa motivacion, thjesht me sqarimin se e kryen këtë akt me vullnetin e tij, z. Topi, ish-president dhe dikur ish-numri dy i PD-së, ka lëshuar karrigen e cila duhet thënë se qëndronte në një sallë bosh. Dje FRD deklaroi kalimin me koalicionin e drejtuar nga PD-ja. 

Shqipëri hesapi/Bashkia Pogradec kërkon ustallarë për firmën që ka fituar tenderin e rrugës!!!

Postuar në 24 Shkurt, 2021 15:37

Më 22 shkurt të këtij viti, Bashkia e Pogradecit ka nxjerrë në Facebook këtë njoftim:

Dallëndyshet e turizmit për 2021 në Sarandë

Postuar në 23 Shkurt, 2021 17:26

Ndiqeni kronikën e Tele Jonit. Kryetari i Bashkisë së Sarandës Adrian Gurma ka pritur në zyrën e tij një grup gazetarësh që ndodhen në Sarandë me rastin e një aktiviteti me temë: “Dita e Miqësisë” e gazetarëve. Media – Turizmi – Pandemia në këndvështrimin e gazetarëve të UGSh, miq në Sarandë”.

(Nuk) Kujtohet rrëzimi(rënia?) e monumentit të Enver Hoxhës

Postuar në 20 Shkurt, 2021 21:26

Sot është harruar në masë nga shumëkush se është dita e rrëzimit të monumentit të Enver Hoxhës, patjetër një datë simbol për atë betejë modeste të shqiptarëve për lirinë. Kryeministri që mburret se ka qenë ndër të parët që përhapte idetë e demokracisë në Tiranë, ka heshtur. Pas tij edhe të vetët po ashtu.

Nga opozita është kujtuar ngjarja me disa statuse në Facebook dhe të vetmit që janë “tubuar” janë ish-të përndjekurit politikë. Ose më mirë ata që thonë se përfaqësojnë këtë kategori.

Rroftë Qameti i 2021-t! Balluku kalon nga Darka e Nusretit te roli i Dedës

Postuar në 14 Shkurt, 2021 19:56

I ftohti mbërriti me të gjithë forcën e vet dhe përveç temepraturave e bukurisë së dëborës, solli me vete telegramin e mirënjohur si testament të çdo qeverie: Bëni si të bëni, se kaq këllqe kemi. Rrugët u bllokuan, pati ankesa për mosndërhyrje, mungesë mjetesh etj. Por këtë situatë të rëndë që ilustron se për sfida të tilla nuk jemi gati dhe ndoshta as duam të mendojmë, e ka shfrytëzuar ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, e cila u pa dje në mbrëmje në një borëpastruese.

#Llogjejopunë/Projekti pilot në shëndetësi u premtua 4 vjet më parë

Postuar në 09 Shkurt, 2021 17:58

Sot kryeministri Edi Rama ka prezantuar para gazetarëve atë që e ka quajtur reform në sistemin shëndetësor. Sipas z. Rama tani nis një projekt pilot i administrimit që ndër të tjera u mundëson mjekëve të jenë pjesë e sistemit publik, por edhe të fitojnë më shumë të ardhura në këmbim të shërbimit ekstra.

Që nga QSUT ne do të fillojmë në formën tjetër të reformës, që është autonomi dhe dhënia mundësisë për mjekët, që mund të jenë jo vetëm shërbëtorë të publikut në spital, por të jenë aty si në pronën e tyre në kuptimin më të mirë të fjalës

E(d)zopizma/Kokoshi 200 milionë zgjedh të jetë gomar

Postuar në 04 Shkurt, 2021 13:21

Edi Rama ka publikuar një video në Instagram ku shfaqet krah një personi në moshë të thyer të cilin e përdor për efektet e kërkuara propagandistike të videos. Duke presupozuar se populli shqiptar është idiot, z. Rama ka vendosur ta thjeshtojë përrallën elektorale duke përdorur ilustrime të thjeshta kafshësh. Zoti Rama deklarohet se është gomari, i cili është një kafshë e dobishme për mbajtjen e peshave dhe që nuk ndihet sado që ta ngarkosh. Edhe Krishti hyri me gomar në Jeruzalem.

U ngrit kënga edhe për Erdoganin në Fier(video)

Postuar në 21 Janar, 2021 11:24

Tufëzimi i të "majtëve"

Postuar në 18 Janar, 2021 15:34

Lajmet e sotme thonë se ish-deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Silva Caka mund të kalojë drejt Partisë Socialiste. Pak ditë më parë u fol se ish-deputeti Gledion Rehovica bëri të njëjtën gjë. Nasip Naço, ish-ministër i Drejtësisë po ashtu zgjodhi të bënte lëvizjen e vet drejt PS-së. Të gjithë këta ankohen se LSI i ka ikur misionit të vet dhe është shndërruar në një parti private.

Oborri i Edit

Postuar në 17 Janar, 2021 22:19

Para disa ditësh Edi Ramën e krahasuan me Enver Hoxhën. Kuptohet se krahasimi në kësi rastesh ka nga pas një marifet kalemxhiu sepse në një vend si ky yni krahasimi politik me Hoxhën dihet se ngre pikë. Marifeti qëndron te fakti se krahasimi formalisht prezantohet si kritikë nga ata që i thonë vetes se duhet të shfaqen me imazh demokrati.

Pages

Subscribe to RSS - Shpipëri Hesapi