Shpipëri Hesapi
(Poli)Agjentët
Kemi akuzuar vetë se:
Ismail Qemali ka qenë agjent i grekëve. Helenofil. Kishte gruan greke.
Ahmed Zogolli, Zogu I, agjent i vjetër i shërbimeve jugosllave, më pas nën ndikimin Italian. "Mirupafshim o mik i sotshëm dhe armik i nesërm",- thuhet se i tha kryeministri Pashiç pasi e financoi të rimerrte pushtetin më 1924.
Esad Pashë Toptani. Nuk ka nevojë të prezantohet.
Mustafa Kruja, nacionalist, agjent i italianëve.
Këta tani kanë vjedhur më shumë se 700 mijë euroshi i aleatit strategjik?
Ilir Meta u kap në video, me zë e figurë siç i karakterizua, duke vjedhur 700 mijë euro. Pastaj u shpall aleat strategjik nga kryemimistri i Gentiana Sulës.
Sot Meta shpallet bashkëpunëtor i Sigurimit. Edhe? Ne duhet të zhgënjehemi? Jo, as nga Meta, as nga imagjinata e mjeruar e “çunave të Bllokut” që vjedhin...Sa?!
Miliarderët dhe të famshmit që vijnë tek unë, janë pjesë e halesë
Arjan Çani ka sqaruar me fjalët e veta teatrin e Shqipërisë sonë në fokusin e emisionit të tij. Vipat që hyjnë e dalin aty e të cilët moderatori i përcjell me tjetër njohje:
Karadyzeni i Negociatave, Kryeministri: Hajdeni në shesh për Xhensilën jo për mua
Edhe Xhensila do jetë në shesh!
E njofton kryeministri i Shqipërisë, i ashtuquajturi intelektual, sipas të cilit Xhensila do jetë në shesh për të festuar hapjen e negociatave me BE-në dhe 100 vjetorin e lidhjes së marrëdhënieve me SHBA.
Për të parën në çdo vend kërkohen referendume, për të dytën diskutojnë historianët.
Festë në shesh për negociatat, ose si të provojmë se majmuni vjen nga njeriu!
Nga kënga për tunelin e Kardhiqit te festa për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian.
Ebu Qerimi mbetet pa punë
Faleminderit mbarë popullit shqiptar, i cili kurrë nuk u dorëzua dhe kurrë nuk rreshti së ëndërruari ndjekjen e rrugës evropiane
Kështu është shprehur ndër të tjera kryeministri Edi Rama sot në konferencën që përuron hapjen e negociatave. Ky pasazh ka rëndësi për të vënë në dukje deri diku formalitetin e integrimit si proces që me hapjen e negociatave merr një aspekt institucional pasi 1.3 milionë shqiptarë pa të drejtë vote askund, kanë marrë udhët e janë në Europë.
Komsomolasit e biznesit: O Edi, aman bëje amnistinë fiskale!
Ndiqeni takimin e sotshëm të kryeministrit Edi Rama me ministrat nga pas, me komunitetin e biznesit. Tema: Aministia Fiskale.
Zoti Rama tha se vetëm nga rivlerësimi i pasurive dolën në sipërfaqe 1 miliardë euro. Pra që këtej edhe amnistia do jetë shumë e mirë.
E mori fjalën Luan Bregasi, biznesmen. Zoti Bregasi vetëm si biznesmen nuk foli. I shkonte goja lëng nga fjala amnisti. Sa më parë të bëhet, e domosdoshme, shumë e mirë. E kam parë draftin, është shumë i mirë. Ne mekanizmat i kemi.
NATO-n e siguruam. Të sigurojmë Divjakën
Një ditë më parë: Kryeministri Edi Rama u prit nga sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Stoltenberg, i cili e falenderoi z. Rama për kontributin e Shqipërisë në “sigurinë tonë të përbashkët”.