Shpipëri Hesapi

Në bastionin e budallallëqeve

Postuar në 23 Dhjetor, 2022 13:30

Partia Demokratike ka reaguar sot me një deklaratë kundër asaj që i quan pretendime për ta shpallur Himarën minoritet.

Duke e quajtur një abasurditet historik një pretendim të tillë, PD-ja kalon në deklarimin se:

As mikstura, as gjuha nuk e bëjnë Himarën gjë tjetër veçse bastion i shqiptarizmës

Iku kjo.

Turp? Nuk ka turp më në Shqipëri!

Postuar në 21 Dhjetor, 2022 19:23

Është turp për këdo që ju shikon. Merret masa e përjashtimit për Flamur Nokën nga seanca plenare pasi po zaptoni Foltoren

Kështu është shprehur apo citohe të jetë shprehur kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla, pas një sherri në Parlament mes disa deputetëve të dy PD-ve që janë aty.

Në sherr kanë qenë Flamur Noka, Gazmend Bardhi, Luan Baçi dhe Enkelejd Alibeaj. Për ata që nuk e dinë, këta janë deputetë. Kanë edhe imunitet.

I kishte marrë me vete duartrokitësit që "ecin drejt si kali me veshoke, atje ku bie vetëm një këmbanë"

Postuar në 21 Dhjetor, 2022 13:37

Sot u mbajt një ceremoni e pazakontë. Karakteristike për rrumpallhanen që qeveris këtë vend. U ngritën e shkuan si qeveri dhe bashki në nisjen e punimeve për ndërtimin e Teatrit të Ri Kombëtar, mbi rrënojat e të vjetrit që u prish, pavarësisht se prishja ka muaj që ka ndodhur.

Pyetje pa parti: Kur do bëhemi njerëz?

Postuar në 19 Dhjetor, 2022 12:53

Para disa vitesh, duke kaluar në lagjen Çair në Shkup, një zyrtare mesa duket sllave, e Bashkisë apo e Ministrisë së Kulturës, po i kërkonte, duke bërë me shenjë me këmbë, një tregtari shqiptar që të hiqte një copë hekur që kishte ngulur në kalldrëm. Biseda zhvillohej në gjuhën sllave dhe nga aq sa kuptoje nga shenjat merrej me mend se huri i ngulur në kalldrëm ishte në fakt një lloj sinori i vënë në kokë dhe hesap të vet prej dikujt që publiken ia brendashkruan personales.

Merita e Yuri Kim: Bëri qesharakë gazetarët që u përpoqën ta mbrojnë nga vetja

Postuar në 09 Dhjetor, 2022 18:15

Në një editorial të sotshëm në gazetën “Tema” shkruhet se dosjet e Sali Berishës në SHBA datojnë që nga viti 1994 dhe ato janë përpiluar nga “një proces i gjatë disavjeçar i qeverisë amerikane për gjithë veprimtarinë e tij dhe familjes së tij, si një familje e korruptuar dhe si një politikan që ka minuar demokracinë në Shqipëri”. Të zë ankthi kur lexon këtë komplot të një familjeje ndaj demokracisë shqiptare dhe politikës së pakorruptuar "të shtetasve me emrin Taulant".

Foto/Videolajm/New Look, garë e denjë "lajmi" me atletet dhe tumanet e Edi Ramës

Postuar në 08 Dhjetor, 2022 13:26

Tani do merren me syzet e Saliut që ndoshta kalojnë atletet dhe tumanet e kryeministrit.

Një saktësim: Berishën e goditën, Ramën e rrahën

Postuar në 07 Dhjetor, 2022 17:00

Disa njerëz të njohur të medias, pasi u bënë të njohur si gazetarë, shkruajnë sot për incidentin e protestës së opozitës, po flasin për “rrahjen e Berishës”. Ndoshta janë titujt e gazetave prestigjoze si “Tema” që po i bëjnë transfuzion raportimit me termin "rrahje". Kur në fakt është vetëm një goditje.

Rrahja është goditje e përsëritur, në rrethanat e një ndeshjeje apo pusie prej dikujt apo disave me synim neutralizimin fizik apo lëndimin. P.sh agresorin e Berishës e rrahën duke e goditur disa herë. 

Zbulohet arsyeja pse u mbyll ERTV

Postuar në 05 Dhjetor, 2022 13:50

Këtu kemi arsyet e vërteta, analizën objektive mbi samitin e BE-së, por edhe një përgjithësim mbi krenarinë tonë të licencuar nga ish-ministrja Gjoni në moderimin e tipit: Pra konfirmohet një lidership i Shqipërisë në rajon?!

https://www.youtube.com/watch?v=Yla4GYSS_nA

Nesër ka samit në Tiranë. Mundësisht mos merrni frymë!

Postuar në 05 Dhjetor, 2022 13:43

Në Tiranë mbahet Samiti i BE-së dhe sipas zakonit edhe jeta duhet të ndalë. Në një njotim zyrtar, Policia e Shtetit bën me dije se për qëllime të sigurisë do të bllokohet kalimi apo parkimi i makinave në këto akse:

Cili ligj sugjeron që ndalon çdo gjë për një takim apo aktivitet politik? Në cilin kryeqytet të Europës ndodh kjo gjë? Cili dinjitet e zhbën një qytet pse dikush bujt për arsye të caktuara?

Festa kombëtare?!

Postuar në 29 Nëntor, 2022 14:19

Një video e shpërndarë në Facebook nga kryetari i Bashkisë së Fierit, Armando Subashi, na tregon “traditën” e këtij qyteti për të përkujtuar 29 nëntorin. Ca djem me kuaj të veshur me flamuj, në krye të kolonës një fuoristradë e mbuluar edhe ajo me flamur dhe një shëtitje nëpër boulevard me muzikën e Vaçe Zelës në sfond. Sikur kuajt të ishin stërvitur të kryqëzonin veshët si gishtat kur bëhen flamur, kjo do ishe se ç’do ishte!

Pages

Subscribe to RSS - Shpipëri Hesapi