Shpipëri Hesapi

Goodfellas/McGonigal, Rama, Ardian Çela, Gjiknuri, Balla

Postuar në 31 Janar, 2023 12:26

Edi Rama po interesohej me një zyrtar të lartë të FBI-së për akuzat që po bëheshin se Partia Demokratike financohej me para ruse

Të kesh Dy tha...Nuk gjejnë dot CV e gjyqtarit L.D, por kontrollojnë asetet e Alabarit!

Postuar në 30 Janar, 2023 23:39

Njofton kryeministri Edi Rama në Facebook: 

Njofton Strasburgu. Gjykata d.m.th: 

http://www.respublica.al/2023/01/29/cani-kund-r-shqip-ris-ose-kur-nj-qev...

Tau-Land Justice për 21 janarin

Postuar në 24 Janar, 2023 12:05

Ka nisur këto 48 orë një zhurmë e madhe për drejtësinë mbi 21 janarin. Disa audiopërgjime fantazmagorike kanë dalë në skenë dhe në Partinë e Tau-Land Justice janë cilësuar menjëherë si provë për të pasuruar një padi të re kundër Sali Berishës. Sigurisht që Berisha ka mundësinë të bëjë padinë që nuk bëri ndaj Edi Ramës dhe Tom Doshit për thirrje publike për përmbysje të rendit kushtetues, organizim të protestës së dhunshme duke na dhënë një rast të gjithëve ta kuptojmë sesa seriozisht e kishte edhe tezën e puçit që po organizohej.

Do ishim europianë po të mos na bënte proçkën një gjerman

Postuar në 22 Janar, 2023 01:47

 Gjatë një diskutimi para disa ditësh rreth librit mbi Skënderbeun të Aurel Plasarit, aktivitet ku merrte pjesë edhe kryeministri Edi Rama, autori i veprës ndër të tjera sqaroi edhe sesi gadishullit tonë i mbeti emri aktual. Pra Ballkan. 

Z. Plasari e lidh këtë emërtim me një gjeograf gjerman, i cili u nis nga kriteri gjeografik – vargmalet – për ta quajtur Ballkan, sipas emrit turqisht për Mal. Për Plasarin kjo proçkë e inskenuar mbi një studim në vitin 1811 i paska bërë një dëm të madh kulturor dhe politik rajonit tonë. 

Bollino: Dyshoj se stafi i Doktorit po piloton gazetarë megallomanë për t'ia ngecur 21 janarin Bashës

Postuar në 21 Janar, 2023 19:14

Një fakt i ri që bërtet për Drejtësi

Me këtë status shpërndante sot në Facebook kryeministri Edi Rama, një deklaratë të Elisa Spiropalit që recitoi akuzën për 21 janarin nisur nga raportimi se ka një audio ku presupozohet se jepet urdhër për të qëlluar.  Qeverisë i duhej diçka, dhe ajo I doli, sidomos tani që plehrat e saj kanë dalë sheshit se na kanë kushtuar më shumë se të gjitha të marra bashkë.

Ministrja e Jashtme njofton se nuk është mirë

Postuar në 15 Janar, 2023 01:07

E shokuar përtej asaj që mund të thuhet

Do votoj Hajdutin që dua

Postuar në 11 Janar, 2023 22:12

I mbani mend audiot e dala nga një mbledhje e drejtuar nga kryeministri Rama për “drejtorët që na nxjerrin bojën”? Me siguri që po. Ishte një paketim propagandistik për të thënë se kryetari kërkonte vigjilencë. 

Mirëpo kjo është si t’i shkelësh syrin vetes, sepse ata që të nxjerrin bojën janë aty me sa duket sepse siç tha z. Rama në një nga kongreset e PS-së: 

Juve me mua nuk ju doli keq

Na mbeti flamuri të paktën me orat me Skënderbe dhe çantat Vuitton

Postuar në 09 Janar, 2023 20:02

Grupi HomeLand Justice ka publikuar këto momente të dhënat bankare të hollësishme të qindra qytetarëve dhe subjekteve shqiptare. Mes të dhënave figurojnë edhe llogaritë korente, gjendja e tyre me degët përkatëse. Një skandal ky i jashtëzakonshëm që tregon se depërtimi në të dhënat tashmë është kapilar dhe thuajse përfundimtar.

Komuniteti hebre?! Edi apo kryeministri është aty?!

Postuar në 26 Dhjetor, 2022 23:11

Këto ditë në rrjetet sociale janë parë qeveritarë të kombësisë shqiptare të festojnë të lumtur – në dukje – një festë hebreje: Hanukah. 

Rëndësi shtetërore i ka kushtuar Kosova, por edhe mund të kuptohet kjo për shkak të njohjes që Izraeli i dha shtetit në kuadër të marrëveshjes së Uashingtonit. 

Një përkujtesë për konfliktin katundar -"qytetar" në Tiranë: Ky fitoi se ishte Ndryshe!

Postuar në 24 Dhjetor, 2022 14:46

Tv Klan ka postuar në Youtube pjesë të arkivës së vet të dixhitalizuar, përmes së cilës të jepet mundësia të shohësh me sy tjetër Shqipërinë e afërt të para disa viteve, por që duket kaq e largët dhe të kuptosh sesi gënjehet e mbarë kjo shoqëri përherë. Duke e përqafuar gënjeshtrën si inovacion dhe gjetje origjinale të modernitetit tonë të iluzionuar.

Pages

Subscribe to RSS - Shpipëri Hesapi