Shpipëri Hesapi

De-fshatarizimi i gazetarisë, nevojë e përjetshme

Postuar në 17 Qershor, 2023 13:05

Deputetja e Vetëvendosjes, Mimoza Kusari Lila, citohet sot të jetë shprehur se dy ndërmjetësit europianë, Borrell dhe Lajçak, janë të njëanshëm në qëndrimet e tyre proserbe në kuadër të dialogut me Serbinë. Dhe në fakt ka shumë të tjerë, edhe aktorë të huaj, përfshirë raporteren Viola von Cramon që e kanë vënë në dukje një gjë të tillë. Vërejtje të tilla priten me mllef në Tiranë, ku idealizohet BE-ja dhe njerëzit e saj, ndërkohë që politika vepron mbi analizë provash.

Kontribut me vlera: U plak edhe vetë. 30 vjet duke "lehur" kundër Berishës

Postuar në 15 Qershor, 2023 14:04

Sot në Parlamentin e Shqipërisë është diskutuar për Kosovën dhe situatën në veri. Siç mund të pritej, kërkesa e opozitës formale që të flitet për situatën është hedhur poshtë nga shumica parlamentare e cila është e detyruar t’I nënshtrohet qëndrimit të kryeministrit Edi Rama, që e mohoi ditën me diell vëllazërinë që aq shpesh e shpall, pse sipas tij Shqipëria ka rreshtim euroatlantik.

Kam një të metë: Jam naiv e besoj lehtë

Postuar në 05 Qershor, 2023 20:51

Në një takim me të rinj, ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka deklaruar ndër të tjera për Marrëveshjen e 17 majit 2017:

Njësoj gënjejnë. Gjynah që nuk janë në një parti

Postuar në 29 Maj, 2023 18:09

Saliu sot ka ka kërkuar nga krerët e grupeve të partisë së tij që të gjejnë prova për manipulimin zgjedhor. Tha edhe se me zgjedhjet e fundit koalicioni i tij shpëtoi Shqipërinë nga monizmi bashkiak.

Më tej në daljen publike akuzoi mediat që kërkojnë prova për manipulimin si skllave të mafies.

Nëse vota shitblihet për çfarë të drejte do luftojë opozita?

Postuar në 17 Maj, 2023 16:06

Sali Berisha ka deklaruar sërish se qeveria ka blerë votat. Dje ai përmendi shifrën 300 euro për votë, ndërkohë edhe vetë rënia e euros këto dy muaj shpjegohet prej disave me qarkullimin e madh të parasë informale për blerje vote.

"Më kërkuan para për pasaportën shqiptare"

Postuar në 16 Maj, 2023 19:55

Shtetësia shqiptare u është dhënë vitet e fundit shumë shqiptarëve të Kosovës. Për këta të fundit, pasaporta shqiptare ka qenë mënyra e vetme për të udhëtuar pa viza drejt vendeve të BE si dhe në vendet që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.

Shumë prej pasaportave të fjalë u janë dhënë mbajtësve në cilësinë e personave me interes të veçantë. Në këtë kategori janë futur artistë, sportistë, aktivistë të OJQ-ve dhe personalitete me kontribut në Shqipëri.

Diçiturë elektorale: Nga detyra në rol

Postuar në 16 Maj, 2023 19:08

Fatos Nano e bëri Petro Koçin sekretar Organizativ të PS-së dhdhe ministër të Brendshëm. Edi Rama i gjeti rolin që i shkon, atë të entuziastit pak karabush. Gjetje dinjitoze për dikë që e kupton sipas mënyrës së vet dinjitetin publik. 

 

Jepini një fond për "rindërtimin" Presidencës!

Postuar në 16 Maj, 2023 12:06

Kanë kaluar muaj qëkurse politika aksidentoi Shqipërinë me emrin e Bajram Begajt si president të Republikës. Nëse sheh përciptazi aktivitetet zyrtare të atij që na thuhet se është kryetar i Shtetit, mund të kuptosh se aty nuk ka asgjë politike, thjesht një njeri që po i gëzohet fatit të vet. i jashtëzakonshëm si vetë Shqipëria kuturu.

E megjithatë, ky person që ka emrin në dekrete dhe ka kusurin të përfaqësojë unitetin tonë ka prezantuar veten në detyrë si armik i çdo akti transparent. Asjë emër këshilltari, asnjë drejtues kabineti.

Falemnderit Fred Beleri!

Postuar në 12 Maj, 2023 09:21

Ka lajme me Fred Belerin dhe Greqinë. Sebep që të flasë Shpëtim Idrizi që duhet të shtojë:

Falemnderit se tani dal edhe unë pak në media. Se këta nuk kanë lënë gjë për të thënë. 

Kur “faqja e bardhë” lutej ta takonte “faqen e zezë”

Postuar në 11 Maj, 2023 23:59

Gjatë një interviste në studion e “Opinion”, kryeministri Edi Rama ka deklaruar ndër të tjera se nuk pranon të bëjë debat me Sali Berishën si një person non grata dhe mashtrues. Përtesj kësaj, z. Rama ka shprehur mesazhin e partnerëve perëndimorë që Sali Berisha duhet të dalë nga skena. 

Po kështu kryeministri ka deklaruar se nuk ka dashur asnjëherë të bëjë debat me Sali Berishën pasi e ka ditur se ka qenë “faqja e zezë”. 

Pages

Subscribe to RSS - Shpipëri Hesapi