Tani që është me PS-në/Vetëm Beneti e bën Shkodrën “Zonjë të rëndë”

Postuar në 25 Prill, 2023 01:06

Një risi e këtyre zgjedhjeve lokale ekziston. Dhe ajo është se ylli i tyre mediatik, por edhe politik nuk është kryebashkiaku i Tiranës, as gara në të, por Shkodra. Benet Beci, po hyn në dritaret e medias me pompë të madhe, qarkuar nga një dashamirësi dhe sajdisur si profet i zhvillimit. 

Kulmon kjo epifani me një shkrim të Bedri Islamit të gazeta “Dita”, ku flitet për origjinën e Becit, padiskutim nga ato që i ka ëndërr çdo fisnikëri, vazhdohet me cilësitë e tij, nuk mungon vizioni dhe më tej mesazhi për Ringritjen e Shkodrës. 

Z. Islami shmang termin “Rilindje” për kushedi cilën arsye. 

Idea e tij themelore është të ecë në atë rrugë të cilën e di mirë: përmes një fondi zhvillimor posaçërisht për Shkodrën.

Qyteti nuk mund të ringrihet vetëm nga vetja. Qyteti kërkon tri gjëra themelore: veten e ringritur, ku të lulëzojë sipërmarrja e lirë, pa asnjë përdallim dhe ku shteti të jetë nxitësi dhe përçuesi i frymës së re; përmes lidhjeve me pushtetin qendror, pasi askush nuk mund të lulëzojë nëse është i ndarë nga bashkësia shtetërore, dhe Benet Beci e di fare mirë se qeveria, e së majtës apo kushdo tjetër qoftë, do të dojë të lerë emrin në ringritjen e qytetit, dhe, e treta, që krijon edhe ritmin e lartë dhe pavarësinë e Bashkisë, përmes fondacioneve të huaja, të cilat duan dhe do të investojnë në Shkodër

Këto të trija duket sikur vijnë pas Benetit, i cili serviret këtu në formatin e pazakontë të dikujt që frymon për zhvillimin. 

Merr zjarr vetëm kur fjala është për projektet e reja të qytetit, lëviz duart, lëvizje e tij e zakonshme dhe hap planin e tij me hyrjen e qytetit të Shkodrës, përmes katër korsive, urën e re dhe, më tej, shfaq se si do të jetë pjesa e parë e qytetit, një shesh i madh, rreth 18 hektarë, i planifikuar si parku i madh i qytetit buzë lumit Buna, me shëtitore brenda tij, rrugëza dhe korsi biçikletash, kënde argëtimi e çlodhje, që hap qytetin në mënyrë të mrekullueshme, mbështetur në portin e vogël turistik në fillesën e liqenit. Benet Beci e zotëron bisedën, pasi e ka të qartë vizionin.

Ndoshta ngaqë në më shumë se 20 vite i ka takuar të ndërtojë pa fund dhe të mbështetet në disa drejtime. Fondi për zhvillimin e Shkodrës, krejt i veçantë, është ëndrra e tij, por edhe mundësinë për realizimin e kësaj ëndrre e ka vetëm ai. Njohjet e dikurshme mund të bëhen të tashme dhe ai i ka nisur fillesat e kësaj ngrehine, e cila do të mund të jetë gjeneratori i zhvillimit të Shkodrës.

Ringritja në Shkodër, më shumë se të ketë emrin e PS-së, duhet të ketë , dhe do të ketë emrin e Benet Becin. Vetëm ai mund ta bëjë Shkodrën zonjë të rëndë! 

Këto paragrafë janë shembulli i gabuar i shpenzimit të atij që nënkuptohet se është kredenciali publik personal për një kandidat që ka nga pas një histori menaxhimi me bekimin e të gjitha qeverive. Por z. Islami nuk do ta shohë as ta kujtojë faktin se Beneti i Fondit të Zhvillimit ka qenë aty dhe madje në krah të shiritave të inaugurimit të Sali Berishës, se ky Benet ka dorën e vet në të ashtuquajturën Rilindje Urbane të Shqipërisë, një projekt që i veshi vendit uniformën e një peizazhi standard. Duke kënë mënjanë deliret e gazetarëve të ndryshëm që mendojnë se ndriçojnë miletin për çështje të caktuara, është e udhës të nënvizohet se konteksti Benet Beci -Shkodër e Ringritur është rrenë, për shkak se aty është vetëm një njeri që mezi po pret të bëjë në Shkodër zhgarravinën e vet urbanistike. 

Sigurisht që z. Beci ka mjaft nga cilësitë që kandidatë të tjerë nuk i kanë: ai vjen nga një përvojë menaxheriale e nivelit të lartë, me kontakte shumë të mira. Por ai nuk u shkëput nga Olimpi për të rikrijuar Shkodrën në gjashtë ditë. Ai vjen nga një kontekst dhe koniunkturë politike që vepron me parimin e direktivës personale.

Të mos na bëjnë leshko pasi e dimë se Shqipëria nuk ka kryebashkiakë aktualisht, në kuptimin e mirëfilltë të fjalës. Ka një njeri që edhe kullave në Tiranë ua cakton projektin vetë. Ajo që të vjen vërtet çudi është sesi vitet ikin dhe solidariteti për partinë nuk sos. Vallë nëse Beci, që si menaxher që është udhëhiqet nga prakticiteti, do të kandidonte për PD-në, ne do ta lexonim këtë serenatë për Shkodrën e së nesërmes? Patjetër që jo, sepse “kush ka zemrën majtas nuk bën gabime”. 

Comments

Submitted by @ (not verified) on

Eshte tipike e sjelljes se Rames qe te perdore nje "kale Troje" per te percare ose per te shtrire kontrollin e tij. Me kujtohet kur perdori Visar Zhitin ne menyren me cinike duke e perplasur me Nishanin. Kjo servirje mediatike e fryre e Benet Becit si te jete Mesia qe do te shpetoje Shkodren merr permasat e perralles. Ka 10 vjet qeverisje Rama e akoma nuk po i shohim keto mrekullite e tij ne 3D qe servir mediatikisht. Perkundrazi kudo po gelon krimi, korrupsioni, hajduteria me nje kosto te larte qe paguajme te gjithe per arrogancen kryeministrore si rasti Becchetti apo ai i Portit te Durresit. Tek Dita i kane harruar te zezat e Rames e jane te gjithe ne nje ekstaze servilizmi per mrekullite e Lali Erit e te Rames. Te vjen per te vjelle kur lexon Tarifen, Thanon, Islamin apo ndonje tjeter tek perpeliten te gjejne superlativa per punen e qeverise e te kandidateve per bashki duke u fshehur pas nje gjoja aureole profesionalizmi qe qelbet era militantizem te peshtire.

Submitted by Ndrec palaj (not verified) on

Asnje gjase nuk ka qe jo ky Beneti po Shen Mhilli me ardh s"ka cka i ban armiqsise patologjike qe ka Rama e kllasa e tij karrshi shkodraneve e veriut ne pergjithesi. Kjo per aresyen e thjeshte qi edhe mas 50 vjet burgimesh e 30 tjera mos investimesh (perjashto 2005 - 2010) akoma asnji qeveri nuk ia ka arrit me nenshtru Shkodren.
Shkodra ka investimin me te vogel per fryme tash 30 vjet
Ne shkoder banesat jane me lire se kudo
Ne shkoder asnje burim te ardhurSh nuk u krijua tash 30 vjet
Ne shkoder ska rruge. 100 km per 3 ore nga Tirana. 150 per 1 ore e pak me shku ne vlore nga Tirana.
Jane 150.000 pushues ditor ne velipoje, askush nuk i permend a promovon
Rruga per tirane eshte si e kohes adil Carcanit, ky i gjati do te beje uren per ne titograd.

Beneti asht rrezikzi se si rruga e Komanit qe premtoi para do vitesh ashtu do shkojne edhe keta vizatimet e parkut mbi uje qe kane nxerre tash n fund

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.