Shpipëri Hesapi

Lajm pa burime që mund të ndodhë: Neritan Nallbati zëvendëson Gedis Nano

Postuar në 30 Gusht, 2022 18:37

Gledis Nano ka dhënë dorëheqjen e parevokueshme. Atë ia ka refuzuar ministri i Brendshëm Blendi Çuçi.

Gledis Nano nuk e ka dhënë dorëheqjen. Atë ia ka kërkuar ministri Çuçi në prani të një oficeri me mbiemrin Rrumbullaku, por që Nano e ka refuzuar. Çuçi citohet të jetë shprehur madje se dorëheqjen ia ka kërkuar për shkak të ngjarjeve të fundit për të mos i krijuar kosto qeverisë “Rama”.

Sot raportohet se Gledis Nano do të hiqet. Po, ai do të hiqet për shkak të atyre që kanë ndodhur.

Dalin sërish në mexhlis: emri, mbiemri, karta e identitetit dhe numri i telefonit

Postuar në 29 Gusht, 2022 18:24

Faqja Homeland Justice ka publikuar sot të dhënat e qytetarëve shqiptarë – siç i prezanton ajo – ku përfshihen emra, mbiemrat, numër telefoni dhe numëri i kartës së identitetit.

Një tjetër shembull i faktit se të dhënat tona janë rrjepur nga sistemi dhe se ato tashmë janë mall pazari pë rata që i kanë. Është koha që të regjistrojmë pseudonimet në Gjendjen Civile se kapistrën që na vunë e mori vesh mbarë dynjaja bashkë me të dhëna të tjera. Me këtë rast edhe patronazhistët nuk i akuzon dot më. 

Spiunazhi i Gramshit, kryeministri përgënjeshtron Niko Peleshin dhe Muhamed Veliun

Postuar në 26 Gusht, 2022 13:23

Fabula e spiunëve rusë në Gramsh nuk eci ndaj edhe kryeministri Edi Rama ka vendosur të pozicionohet me ata që e tallin idenë e spiunazhit. Gjatë një konference për shtyp me kryeministrin e Luksemburgut, z. Rama ndër të tjera tha:

I njëjti karadyzen përherë

Postuar në 23 Gusht, 2022 12:13

Është pritur në mënyrë ceremoniale Luiza Gega që u shpall kampione e Europës. Më saktë është pritur në Pazar ma tam tame në një dekor të improvizuar, vezullues  aty-aty, i gjithi në bulevardin më indiferent të Europës, edhe pse jo neutral, shoqëruar nga një bandë frymore veshur me teshat e çuditshme që janë i vetmi tregues serioz i më të vërtetës histori tonës.

U vodhën të dhënat, çështja u mbyll. Ndalohen tre fotografë, cenohet siguria!!! Vrasjet në mes të ditës? Normale

Postuar në 21 Gusht, 2022 13:30

Lexoni çfarë thotë ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu, siç e citojnë atë media të ndryshme:

Është nevojë urgjente ndërtimi i një Agjensie të Sigurisë Kombëtare e cila t’i shqyrtojë dhe ndjekë të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me Sigurinë Kombëtare.

Jemi i vetmi vend në botë që ka një Këshill të Sigurisë Kombëtare aspak funksional dhe fatkeqësisht çështjet e sigurisë i trajtojmë në mënyrë diletante

Tiranë/Rrugën do ta rregullojmë kur të mbarojë ai pallati që po ndërtohet!!!

Postuar në 20 Gusht, 2022 14:25

Një kronikë e djeshme në MCN Tv jep të kuptojë se cila është metoda e punëve nga Bashkia e Tiranës. Pak ditë më parë në rrugën “Tefta Tashko” që lidh Pazarin e Ri me rrugën “Bardhyl”, pra në qendër të kryeqytetit nisën punimet për kanalizimet e ujërave të zeza.

Pas punimeve, u hodhën ca lopata zhavorr dhe rruga mbeti mysybet me pluhur dhe gropa. Pse nuk përfundohen punimet është pyetja? E prishe rrugën, rregulloje!

Kazani çon në pezullim policen e Elbasanit

Postuar në 19 Gusht, 2022 14:05

Anisa Kostani është pezulluar nga puna dhe është nën hetim disiplinor. Zonja apo zonjusha është nënkomisare dhe sipas njoftimit të drejtuesve të Policisë së Shtetit arsyet janë fisnike: Kostani fyeu gazetarët.

Me keqardhje ndoqëm reagimin aspak etik dhe profesional të një oficereje të Policisë së Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, e cila nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka fyer gazetarët, me pretendimin se gazetarët po përbaltin punën e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan.

Dosjet e korrupsionit nuk hapen sepse ‘Meta minus Rama’ = Vetëm(ndoshta) një dosje Sigurimi

Postuar në 18 Gusht, 2022 19:30

Top-Channel ka zbardhur sot një të ashtuquajtur draft që parashikon të përjashtojë me ligj nga kandidimi apo mbajtja e funksioneve publike të personave që kanë qenë bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit. 

Dhe me dy vrasjet në Vlorë ju uroj një ditë të qetë e të bukur!!!

Postuar në 18 Gusht, 2022 13:47

Është në rendin e gjërave që një njeri që drejton të prezantojë përherë më të mirën, të flasë me optimizëm për kohën dhe të ardhmen. Por duhet të ketë një kufi. P.sh kryeministri e nis e vazhdon ditën dixhitale me togfjalësha të tipit : Dhe me spitalin e ri…shkollën e re, apo zyrat e reja të DPSHTRR. Padyshim që puna duhet propaganduar, por ka një masë përgjegjësie edhe për të keqen. Që nuk është e vogël në këtë vend. Vrasjet nuk po i lënë frymë qetësisë publike, jo pse vrasje nuk ka gjetiu, por për lehtësinë me të cilën merret jeta këtu.

Ishte një nga fëmijët e udhëheqsave...Plazhet tona i kemi për vete!

Postuar në 17 Gusht, 2022 17:09

Shqipëria është një vend bregdetar. Por i kujt është bregu? Ja pyetja që ka rëndësi. I zaptuesve që mbështeten nga pushteti. Riviera jonë e dëshmon më së miri këtë zaptim nga ata që kanë imunitetin e politikanit.

Pavarësisht se kryeministri është bërë si puna e atij gjermanit që numëronte gratë në filmin “Dimri i fundit” teksa numëron gjermanët, francezët apo polakët, e vërteta është se prona mbi bregun është në një dorë. Të enturazhit të z. Rama, ministrave, shokëve, miqve, ku hyjnë edhe gazetarë.

Pages

Subscribe to RSS - Shpipëri Hesapi