Politikë
Ngjela flet për reformën në drejtësi: Ka një marrëveshje të fshehtë politikë-gjyqësor, duhet zhbërë
Në një konferencë të organizuar nga Akademia e Shkencave për reformën në drejtësi ka folur edhe avokat Spartak Ngjela, i cili ka qenë i ashpër në deklaratat e tij. Ai u shpreh se në Shqipëri nuk ka sistem drejtësie. “Pa ligj nuk do shtegtonim dot, ligj kanë dhe kafshët. Ajo që na ndan është principi etik. Kriza jonë është krizë sistemi, ndërsa problem kryesor është dhënia e drejtësisë. Konstatoj me bindje se ne nuk kemi sistem”, tha Ngjela. Avokati foli për një marrëveshje të fshehtë mes politikës e gjyqësorit, të cilën sipas tij, shqiptarët duhet të kenë forcë ta zhbëjnë.
Nishani i kundërpërgjigjet sfidës së Bushatit, urdhëron ambasadorin në OSBE të vazhdojë punën
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ka urdhëruar ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në OSBE, Spiro Koçi, të qëndrojë në detyrë dhe të mos i bindet urdhrave të ministrit. Në këtë mënyrë kreu i shtetit i është përgjigjur sfidës së ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati.“Panorama” publikon shkresën që Nishani i ka dërguar ambasadorit tonë në Vjenë, të cilit i ka saktësuar se ndaj tij nuk ka nisur asnjë procedurë lirimi dhe se vetë Presidenti nuk ka firmosur asnjë dekret për ta liruar nga detyra.
Saimir Tahiri rrëfen për Audin: Makinën e kushërinjve e kam përdorur për të shkuar me pushime, po jo për drogë
Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri në emisionin “Top Story” e nisi fjalën e tij duke u ndalur tek operacionet kundër mbjelljes së hashashit. Sipas Tahirit, presioni i policisë ka detyruar zhvendosjen e mbjelljes së bimës narkotike në zonat më të thella të vendit. Ai tha se lufta ndaj fenomenit mbetet ende një sfidë për Policinë e Shtetit. Gjatë emisionit “Top Story” është folur më në gjerësi në lidhje me akuzat e tjera të rënda të ngritura ndaj ministrit të Brendshëm, ndër të tjera edhe përfshirja e drejtpërdrejtë e tij në aktivitete kriminale si trafiku i drogës.
PD, dy nisma ligjore për të devijuar çështjen CEZ
Në mbrëmje Partia Demokratike iu kundërpërgjigj deklarateve të Ilir Metës për një hetim ndërkombëtar të akuzave ndaj aferave në CEZ, duke tentuar ta devijojë çështjen në atë që në fakt nuk është thelbi i problemit.
Partia Demokratike ka të akuzuar publikisht ish-ministrin e saj, Ridvan Bode për ndikimim të paligjshëm në uljen e çmimit të energjisë që KESH do t’i shiste CEZ Shpërndarje, në këmbim të aprovimit nga çekët të një kompanie të sugjeruar nga ish-drejtuesit e ERE-s (Entit Rregullator të Energjisë).
Quhet prokurori dhe vuan nga hemoragjia e dëshmive. Kësaj radhe dëshmia e Elvis Matajt, dëshmitarit të përfolur në skandalin e CEZ
Prokuroria shqiptare provon edhe njëherë se është një institucion aneks i politikës. Njësoj si në çështjen “Doshi” edhe kësaj radhe, kur po përflitet skandali i CEZ, nga ky organ rrjedh dëshmia e Elvis Matajt, ish – dejtues i kompanisë DIA të Kastriot Ismailaj. Dëshmia, dhënë prokurorisë, publikohet nga “Tema” dhe aty nuk duket emri i Ilir Metës. Ka hamendësime etj., por kaq. Del emri i Petrit Ahmetajt, duke hedhur poshtë kështu insinuatat e një dite më parë se Meta ka ndërhyrë te Adriatik Llala për të zhvlerësuar dëshminë e Matajt.
Dikush kujtohet për çështjen “Rapiscan”: “Kallëzim penal për Ridvan Boden”
Ridvan Bode, ish-ministri i përfolur për ndikim të paligjshëm në çështjen e shitblerjes së energjisë mes KESH-it dhe CEZ në kohën kur kompania çeke ishte në tratativa për kontraktimin e kompanive që do të mblidhnin borxhet, po lakohet së fundmi edhe për përgjegjësi penale në marrëveshjen për skanimin e doganave me kompaninë “Rapiscan” në vitin 2013, të cilën qeveria aktuale u angazhua fillimisht ta çonte në arbitrazh ndërkombëtar.
Dy versionet e skandalit të CEZ
Ridvan Bode, ka dalë sot në një konferencë për shtyp, ku ka sqaruar versionin e tij, për vendimet e viteve 2010-2011-2012 për çmimin e shitjes së energjisë nga KESH drejt CEZ. Bode ka deklaruar se nuk ka asnjë vendim të tij, si ish-ministër Financash, për uljen e çmimit, pasi kjo ishte kompetencë e Entit Rregullator të Energjisë. Letra e demonstruar nga Ylli Manjani, në emisionin “Opinion” sipas Bodes, është një kthim përgjigje ndaj një letre të ERE-s.
Kur një kryeministër nuk u shmanget dot pyetjeve. Vetëm fjalë të mira për Metën...
Në pjesën e dytë të intervistës që kryeministri Edi Rama dha për televizonin Deutsche Welle, gazetari Tim Sebastian është përqëndruar tek raportet e tij me partenrin krysor në qeveri, Ilir Metën, duke i kujtuar atij se në vitin 2011 e ka cilësuar atë si shembullin e gjithçkaje të kalbur që ndodh në Shqipëri. Por Rama ka pohuar se ka patur parasysh sistemin dhe jo njeriun.
Ministria e Arsimit mbyll gjashtë institucione arsimore parauniversitare
Ministria e Arsimit ka urdhëruar së fundmi mbylljen e aktivitete të 6 institucioneve arsimore parauniversitare private. Me një urdhër të datës 1 shtator, ministrja Lindita Nikolla, ka mbyllur aktivitetin e 3 institucioneve në Fier, 1 në Tiraë dhe 2 në Durrës. Institucioneve në fjalë u ngarkohet edhe detyrimi që të “kthejnë pagesat e kryera nga nxënësit për pjesën e papërfunduar të shkollimit, si dhe çdo detyrim tjetër të papërmbushur që mund të kenë ndaj nxënësit”.
Myftiu i Shkodrës nuk pret deputetët e PS-së në Ditën e Bajramit
Myftiu i Shkodrës, Muhamed Sytari ka refuzuar të presë dy deputetë të Partisë Socialiste me rastin e Bajramit. Deputetët socialistë të Shkodrëës, Namik Kopliku dhe Luan Heta kanë hyrë në xhami dhe Sytari në atë moment është larguar. Dy deputetët janë pritur nga zëvendësmyftiu(News24)