Politikë
Tensioni politik. Meta takime me Idrizin. Berisha akuzon vetëm Ramën për CEZ
“Problem janë mostakime dhe jo takimet”. Kështu është shprehur pas takimit me Shpëtim Idrizin, kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta. Një mesazh i qartë për kryeministrin Edi Rama, me të cilin Meta ka kohë që nuk ka marrëdhënie të qeta. Një ditë më parë, Idrizi ka paralajmëruar zgjedhje të parakohshme, sikurse do theksuar se para marrëveshjes së prillit 2013, Meta u përpoq për krijimin e një poli me PDIU-në.
Lesi gjen detajet e paktit Rama-Basha kundër Metës; sebepi bëhet Samir Mane…
I rikthyer gazetarisë pas një udhëtimi të gjatë në politikë, Nikollë Lesi shkruan sot në “Koha Jonë” skenarin e një aleance të fshehtë Rama-Basha, që sipas tij është zhvilluar kështu:
Igli Totozani: Ka më shumë varfëri se dy vjet më parë
Avokati i Popullit Igli Totozani ka folur në një intervistë për gazetarin Roland Qafoku, ku ka përgënjeshtruar në mëse një rast qëndrimet dhe deklaratat e kryeministrit Rama. Sipas Totozanit, Shqipëria këto dy vjet nuk ka pësuar ndonjë përmirësim të dukshëm, por ka vështirësi të mëdha të cilat nuk janë krijuar sot, por janë të shtrira në kohë. “Ka qytete që kanë vetëm një orë ujë në ditë dhe ky nuk është problem i qeverisë së majtë apo i qeverisë së djathtë. Mendoj se shqiptarët nuk jetojnë më mirë se dy vjet më parë”.
Rama-Cipras në Nju Jork. “Kujdes të drejtat fetare”
Edi Rama është takuar me homologun e tij grek, Aleksis Cipras në Nju Jork në kuadër të axhendave të shkurtra dhe të ngjeshura që kryejnë kryetarët e qeverive në kuadër të samitit vjetor të asamblesë së përgjithshme të OKB-së. Cipras pritej të vizitonte Tiranën, çka u anullua për shkak të zgjedhjeve të parakohshme në Greqi. Mediat greke kanë zbardhur bisedën. Sipas “To vima” kryeministri i Greqisë ka theksuar rëndësinë e zgjidhjes së çështjeve ende të pazgjidhura mes Shqipërisë dhe Greqisë mbi bazën e të drejtës ndërkombëtare dhe në frymën e respektit të ndërsjelltë.
PD dorëzon draftin për hetimin ‘CEZ’: Kush refuzon të pyetet, të shoqërohet me forcë
Partia Demokratike ka dorëzuar në Kuvend projektligjin që nëse do të miratohet, do t’i hapë rrugë hetimit nga ana e ndërkombëtarëve të gjithë zyrtarëve të përfshirë në skandalin me CEZ, raporton sot “Gazeta Shqiptare” Projektligji i PD parashikon edhe hetim të zyrtarëve të lartë, përfshirë këtu ministra, kryeministrin e kreun e Kuvendit.
Zheji: Rama po bën sondazhe në bazë për ndarjen me Metën
Në emisionin “Opinion”, drejtori i gazetës "Mapo", Artur Zheji, i njohur edhe si një analist afër LSI-së, deklaroi se Edi Rama ka nisur sondazhet në bazë për të testuar qasjen e anëtarësisë socialiste ndaj skandaleve të përfolura së fundmi në media dhe ndarjes eventuale me Ilir Metën dhe LSI-në. Zheji shtoi se ishte në dijeni të fakteve se Rama ka dërguar emisarë në terren për mbikqyrur sondazhet që po kryhen në bazën socialiste.
Pse nuk u publikua letra e Spartak Brahos? “Dita” shkruan se bëhet fjalë për një atentat, bazuar në “raportime të shërbimeve perëndimore”
U njoftua me të madhe se letra “Braho” për krerët e shtetit do të publikohej e se në të bëhej fjalë për paralajmërimin e një skenari destabilizues. Orët kaluan e letra mbeti ashtu siç edhe u lajmërua: sekrete dhe ndoshta “me zarar”. Arsyet nuk u dhanë nga ata që e lajmëruan publikimin, por gazeta “Dita” jep disa detaje që japin një version. Më poshtë raportimi i “Dita”:
E shoqja e Ismailajt për letrën e Brahos: Shteti po na kërcënon të tërhiqemi nga arbitrazhi
Bashkëshortja e Kastriot Ismailajt, Vojsava Ismailaj, ka folur sot në Top Channel duke deklaruar se nuk e ka kërcënuar Tom Doshi. Ajo ka folur pas një letre sekrete të deputetit Spartak Braho që pretendonte se ajo po kërcënohej nga Tom Doshi dhe Dritan Prifti. "E kam takuar në hotel Sheraton dhe nuk kemi folur për aferën e CEZ, kemi biseduar për gjëra të tjera”, tha gruaja. Sipas saj, e vetmja gjë që ka folur për Kastriotin ka qenë kur Toma e pyeti se si ishte puna e tij. Por pasi ka mohuar implikimin e Tomës, Vojsava tha: "ky është një kërcënim nga shteti shqiptar".
Presidenti apelon për kujdes në raportet me Serbinë: “Bashkëpunim, por nuk duhet të shërbejmë si make up”
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, shprehet kritik për sjelljen diplomatik të Shqipërisë në raport me Serbinë. Në një intervistë për gazetën “Express” në Kosovë, Nishani përcjell rezervat e vet për aspekte të politikës së jashtme, për të cilën në fakt nuk kanë munguar përplasjet me qeverinë.
Opinioni çek për marrëveshjen me CEZ: Ishte shumë e mirë. Shqipëria vuri kusht statusin e vendit kandidat
Ndërkohë që opozita shqiptare, kryesisht ish-kryeministri Sali Berisha, akuzon se marrëveshja e Mirëkuptimit me CEZ, fsheh lëvizje korruptive, një nga drejtuesit çekë të Energjisë, Drejtori i Sekretariatit për këto çështje, Janez Kopac, shpreh të kundërtën. “Procedura e arbitrazhit zgjat 10 vjet, kështu që them se i gjithë vendi do kishte mbetur peng 10 vjet. Kështu që falë Zotit ju e zgjidhët këtë çështje. Ne si sekretariat ishim shumë të përfshirë në këtë çështje.